Gazeta Shqiptare

Mediat serbe: Prova të reja për Ramush Haradinajn, zgjerohen akuzat

I vëllai: Serbia s'mund ta ndalë rrugëtimin e Kosovës

-

Prokuroria

për Krime Lufte e Serbisë ka dhënë urdhër për zgjerim të hetimeve kundër liderit të AAK- së, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua në Francë më 4 janar. Agjencia e lajmeve e Serbisë "Tanjug" raporton se prokuroria i ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn. Urdhri për zgjerim të hetimeve deri në fund të kësaj jave do të përkthehet dhe do t'i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për

PROTESTAT

Në disa qytete të Kosovës janë mbajtur protesta për lirimin e Ramush Haradinajt, të burgosur në Francë prej një jave tashmë, në bazën e një fletë- arresti të Serbisë. Me moton "Haradinaj është Kosova" si dhe "Kundër fyerjes dhe padrejtësi­së", njerëzit kanë dalë në rrugët e qyteteve, një ditë përpara se gjykata franceze të shqyrtojë çështjen e të marrë një vendim.

ekstradim të Haradinajt në Serbi, shkruan "Tanjug". Urdhri për zgjerim të hetimeve ka të bëjë me veprat penale të cilat nuk janë të përfshira në këtë hetim

kundër Haradinajt të udhëhequr që nga viti 2004, në bazë të të cilit është lëshuar edhe urdhër- arresti ndaj tij. Sipas "Tanjug", Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në akuzën e Tribunalit të Hagës, nga e cila Haradinaj është shpallur i pafajshëm. Ndërkohë, vëllai i kreut të AAK- së Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj deklaroi se Serbia duhet ta kuptojë që Kosovën nuk mund ta ndalë askush në rrugën e saj perëndimor­e. Me anë të një mesazhi në rrjetin social "Facebook", Haradinaj shtoi se disa media qeveritare në Serbi po i akuzojnë shqiptarët si terroristë. "A ka më terroristë se qeveria e tyre?! Ata i vranë të rinjtë serbë në lokalin ' Panda' në Pejë, me i akuzuar shqiptarët si terroristë. Ata i terrorizua­n bashkëvend­ësit e mi në emër të krimit që vetë e bënë. Po nuk kanë faj ata! Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë. Kosovën dhe rrugën e saj perëndimor­e s'munden me e ndal kurrë, dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t'i mbajë për vete", - ka shtuar Haradinaj.

 ??  ?? Arrestimi i Haradinajt në Francë
Arrestimi i Haradinajt në Francë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania