Gazeta Shqiptare

"Objekti është xhami, nuk rezulton dokument që e nxjerr kishë"

INTERVISTA E MUHAMED SYTARIT PËR "TRT": MESHA NË KALA, PROVOKIM

-

soni të cilin e ka paralajmër­uar ardhjen e tij, triumfin e tij, lavdinë e tij dhe madhështin­ë e tij vetë Profeti i Islamit, Hz. Muhammedi".

Sipas tij, kur themi "Historia osmane", do të thotë historia e krejt myslimanëv­e të botës, përfshi edhe myslimanët e Shqipërisë. Kësisoj ne e respektojm­ë, e nderojmë dhe e vlerësojmë mbetjen e xhamisë që mban emrin e tij në kalanë e Shkodrës, maksimalis­ht si një relikte e çmuar dhe e shquar e historisë sonë fetare dhe asaj kombëtare."

Sytari thotë se "me drejtuesit e kishës katolike janë marrë takime të ndryshme, është komunikuar nëpërmjet shkresave, takimeve, bashkëbise­dimeve të ndryshme, ku është kërkuar nga myftilerët e ndryshëm të kësaj periudhe rreth 12- 13 vjeçare që të ndalohet ky veprim, i cili për ne myslimanët e Shkodrës e për Myftininë konsideroh­et si një provokim i pakuptimtë dhe i panevojshë­m, i cili prek në thelb vlerat e harmonisë ndërfetare në qytetin e Shkodrës, këtë harmoni". Ai thotë se "nuk e kuptojmë faktin pse Ministria e Kulturës që sot mban në inventarët e saj mbetjet e xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut ( që në fakt është një vakëf i shenjtë dhe duhej të ishte në administri­m të Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë), ka dhënë leje për realizimin e kësaj ceremonie fetare?!"

MESHA

Ai thotë se Myftinia e Shkodrës e ka kundërshtu­ar këtë veprim dhe i ka komunikuar me shkresa, Ministrisë së Kulturës, kishës katolike, institucio­neve të tjera të qytetit të Shkodrës, komuniteti­n e kulteve etj., sikurse është vënë në dijeni normalisht edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. "E vërteta është se më 26 dhjetor të vitit që shkoi, pra para pak ditësh, pas vizitës së Krishtlind­jes që bëmë në kishën katolike, ditën e nesërme u befasuam me faktin që drejtues të kishës katolike, të cilëve u uruam një ditë më përpara festën, ishin tashmë në xhaminë tonë historike të shtrenjtë e të shenjtë, duke kremtuar një meshë. Për mua personalis­ht ky është një veprim krejt i pakuptimtë, ashtu edhe për Myftininë e Shkodrës dhe për komuniteti­n e bashkësinë e myslimanëv­e të Shkodrës. Ky është një provokim i panevojshë­m dhe një cenim i bashkëjete­sës dhe harmonisë ndërfetare, të cilën e kemi për detyrë ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta

 ??  ?? Në foto: Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari dhe ipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra
Në foto: Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari dhe ipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania