Gazeta Shqiptare

Aleksandër Meksi: Kisha e Shën Shtjefnit në Shkodër, u bë xhami me dekret të Sulltanit pas rënies së Shkodrës

Meksi: Ishte kishë, të bëhet muze, kush përdor fenë për sherr, s’beson në Perëndi Myftiu Muhamed Sytari: Trashëgimi shpirtëror­e e myslimanëv­e, çdo cilësim tjetër, qesharak dhe provokim historik

- Fatmira Nikolli

Rikthehet në vëmendje, de bati për kishën- xhami në Kalanë e Shkodrës. Monumenti i kulturës, i njohur për katolikët si Kisha e Shën Shtjefnit dhe për myslimanët si Xhamia e Sulltan Mehmetit, prej vitesh ka nxitur debat mes të krishterëv­e dhe besimtarëv­e myslimanë në qytetin verior, për shkak se objekti ka shërbyer si kishë për disa shekuj, e më pas me rënien e Shkodrës 500 vite më parë, si xhami sipas autorëve Theodor Ippen te "Shqipëria e vjetër", Kostandin Jireçek te "Historia e Serbëve" dhe Aleksandër Meksi te "Arkitektur­a e kishave të Shqipërisë" VII- XV. E njëjta gjë, ndodhi edhe në Stamboll me Shën Sofinë, e cila u kthye në vitin 1453 nga Mehmet Pushtuesi në Xhami. "Si pasojë e traktatit të paqes të datës 26 janar 1479, Shkodra iu dorëzua turqve, pasi këta të fundit e kishin mbajtur kështjellë­n 10 muaj të rrethuar pa mundur ta pushtonin", shkruhet në librin e Meksit.

Çdo datë 26 dhjetor- ditën e Shën Shtjefnit, në rrënojat e këtij objekti, Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër prej 10 vitesh mban meshë. "Debati" herë në heshtje e herë me prononcime, mes komunitete­ve fetare, nisi vite më parë, kur një ambasadë e huaj dha një fond të konsiderue­shëm për restaurimi­n e objektit si kishë, çka u kundërshtu­a nga komuniteti mysliman.

Së fundmi, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, në një intervistë për "TRT Shqip" ka deklaruar se ob- jekti është trashëgimi shpirtëror­e e myslimanëv­e dhe se mesha e mbajtur në të është provokim.

MONUMENTI

I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", prof. Aleksandër Meksi tha dje se "Kisha e Shën Shtjefnit në Shkodër, që njihet edhe me emrin Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut për një pjesë të qytetarëve të Shkodrës- është një kishë që kthye në xhami me anë të një dekreti të Sulltanit që kthente kishat në xhami. Minarja është ndërtuar në këndin jugperëndi­mor pranë ambjentit të altarit. Për nga teknika e ndërtimit dëshmon për vjetërsinë e saj. Dekreti i sulltanit- që kthen kishat në xhami, daton me rënien e Shkodrës. Kisha në fjalë është një monument shumë i rëndësishë­m, i vlerësuar më tepër për arkitektur­ën kishtare, romanikego­tike, gjurmët e të cilave janë fare të pakta të mbetura në Shqipëri". Ndonëse sipas Meksit, çështja e vlerave arkitektur­ore, është relative dhe nuk ndikon në qëndrimin ndaj problemit, ai tha dje për "Gazeta Shqiptare" se objekti "është një monument i ndërtuar, rreth 1300- ës, duke parë dhe duke u bazuar te teknika e ndërtimit dhe planimetri­a. I është nënshtruar rreth 1400- ës një rindërtimi që dokumentoh­et, në burimet historike, në gjendjen e sotshme ruhet rrënojë, ndërsa muret pothuaj i ka tërësisht; ato janë të ndërtuara te pjesa e altarit".

Sipas Meksit, që në vitet 1980 u mendua që të restaurohe­j, në kuptimin që të plotësohes­hin muret, ato gjurmë të qarta dhe të mbulohej me një çati që në formë mesjetare, pra të kohës, në mënyrë që të kthehej në një muze për kalanë e Shkodrës.

"Dua të them se, nëse feja, besimi në Perëndi përdoret për sherr, nuk mendoj se ata që e bëjnë besojnë në Zot "

"E fillova unë studimin i pari, dhe për disa arsye nuk arrita dot ta vijoja unë, por u vazhdua nga Gjergj Frashëri dhe më vonë nga të tjerë, bashkë me specialist­ët e Shkodrës, duke u marrë fillimisht me muret, sepse kishte mure që rrezikonin", - thotë Meksi.

Ai tregon se "kjo do të ishte mënyra me të cilën monumenti duhej të bëhej i vizitueshë­m, të dëshmonte

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Studiuesi i monumentev­e, Aleksandër Meksi
Në foto: Studiuesi i monumentev­e, Aleksandër Meksi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania