Gazeta Shqiptare

NË TIRANË KRYEVEPRAT ITALIANE QË KUSHTOJNË 12 MILIONË EURO, RAMA DËRGON FTESA PERSONALE

-

FATMIRA NIKOLLI

Kanë

mbërritur të martën në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë kryeveprat italiane të 1900- ës. Ato janë pjesë e ekspozitës së parë që çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve këtë vit, realizuar si bashkëpuni­m mes GKA- së, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe Kryeminist­risë. Ekspozita e kuruar nga Maria Catalano, Federica Pirani dhe Stefano Roffi, me mbi njëqind "kryevepra" që vijnë nga Galeria e Artit Modern të Romës, ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike të Romës në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, gjuhët që janë ndjekur, artistët dhe lëvizjet e referencës, duke kaluar nga Simbolizmi, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktiz­mi. Mësohet se veprat kushtojnë më së paku 12 milionë euro, ndërsa kryeminist­ri Edi Rama ka dërguar ftesa të personaliz­uara dhe një letër të "pazakonshm­e" për këtë ekspozitë.

"I ( e) dashur…- Kryeveprat është e para ekspozitë e një koleksioni pikturash origjinale që vjen në Shqipëri, nga muzeumet e Europës. Ky koleksion i jashtëzako­nshëm i pikturës italiane të Novecentos, do të qëndrojë në muret e Galerisë Kombëtare, për kënaqësinë e rrallë të artdashësv­e shqiptarë, duke filluar nga 15 janari. Duke ju dërguar këtë shënim të pazakonshë­m, bashkë me ftesën, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së dyerve, të këtij koleksioni të rrallë, dëshiroj të ndaj me ju kënaqësinë e posaçme, për këtë ngjarje artistike krejt të veçantë. Edi Rama( firma)"- ky është teksti i letrës.

BILETAT 700 LEKË

Figurat e mrekullues­hme femërore, portretet e personazhe­ve të famshëm, pamjet e qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonis­të të ekspozitës, ndër të cilët dalin në pah emrat: Giacomo Balla, Carlo Carrà, Giorgio de Chirico, Fortunato Depero, Renato Guttuso, Giacomo Manzù, Tato, Giulio Turcato, vetëm për të përmendur disa nga më shumë se 60 artistët e paraqitur. Ekspozita është promovuar nga Zyra e Kryeminist­rit të Shqipërisë, Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, në bashkëpuni­m me Sovrintend­enza Capitolina ( Drejtoria e mbikëqyrje­s Capitolina), Bashkia e Romës, Departamen­ti i Rritjes Kulturore, Galeria e Artit Modern të Romës, dhe është realizuar e organizuar nga Arthemisia Group. Këtë herë, bileta për të parë ekspozitën kushton: E plotë 700 lekë, me zbritje 500 lekë, grupe të rriturish 500 lekë, ndërsa shkollat 100 lekë.

Kryeminist­ri Edi Rama, shkruante në llogarinë e tij në "Facebook" se "pas Koncertit të Vjenës në Tiranë, janari do të sjellë edhe të parën ekspozitë në Shqipëri të një koleksioni kryevepras­h origjinale në pikturë". Sipas tij, për herë të parë, jo vetëm artistët e rinj apo edukatorët e artit, po edhe nxënësit, studentët e mbarë publiku artdashës, do të mund të marrin shijen unikale të telajove origjinale të mjeshtërve të pikturës europiane. "Kjo rrugë e re eksperienc­ash të rralla artistike për publikun shqiptar, të cilën njësoj si Koncertin e Vjenës në Tiranë, duam ta kthejmë në traditë, vit pas viti, nis me kryeveprat e pikturës italiane të Novecentos, dhe kam shumë shpresë se do të vazhdojë në vitin 2018, me një koleksion veprash origjinale të Muzeut Picasso në Paris", e mbyllte postimin e tij kryeminist­ri. Kjo ekspozitë do të çelet më 16 janar e do qëndrojë për artdashësi­t deri më 2 prill 2017.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Ftesa personale e kryeminisr­it
Në foto: Ftesa personale e kryeminisr­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania