Gazeta Shqiptare

Subvencion­imi i shtetit për hapësirat publike

-

Baza ligjore e administri­mit të ambienteve të përbash këta të banimit në vendin tonë është mjaft e pasur dhe përqaset me realitetin e duhur të zhvillimit europian e më gjerë. Por, kjo nuk do të thotë se trajtimi ligjor shkon përshtat me realitetin në hapësirë dhe kohësi të një vendi në proces zhvillimi, aq më tepër kur dihet se me çfarë lloj problemesh përballen qytetarët shqiptarë. Spektri i zhvillimit të hapësirave të përbashkët­a është mjaft i gjerë dhe kërkon përkujdesj­e. Kur një banor blen një shtëpi është e qartë se duhet të paguajë për administri­min e ambientit ku jeton. Por, sikurse ndodh në vendet e zhvilluara europiane, shteti ndërhyn përmes subvencion­imit, duke krijuar kushtet e nevojshme për hapësira banimi të përshtatsh­me. Sigurisht, përmes vjeljes së taksave, të cilat jo domosdoshm­ërish duhet të merren drejtpërdr­ejt dhe çdo muaj nga banorët, siç ndodh me administri­min e pallatit. Hapësirat e përbashkët­a të banimit janë hapësira publike dhe sado të përpiqen ban- orët t'i mirëmbajnë, pa ndihmën e dorës së shtetit është thuajse e pamundur të funksionoj­ë çdo gjë në nivelin e duhur. Që të jem më konkret, një pallat ka nevojë për ndriçim publik, për parkun rrotull tij, për gjelbërimi­n, për mirëmbajtj­en e kanaleve të ujërave të bardha e të zeza, për pastrimin e përgjithsh­ëm rreth e rrotull ambi- entit. Të gjitha këto kanë një kosto të konsiderue­shme dhe nëse bëhet një përllogari­tje e thjeshtë logjike, një administra­tor i caktuar nga asambleja e banorëve, do e ketë të pamundur të kërkojë e arkëtojë shifra të larta për të investuar në këto vepra publike. Po si mund të bëhet subvencion­imi nga shteti për hapësirat e përbashkët­a të banimit? Gjatë punës sime, jam përpjekur të kryej ministudim­e dhe anketime të herëpasher­shme me banorët e rregullt në pagesat e tarifës së administri­mit të pallatit. Pjesa dërrmuese e tyre mendojnë që kjo tarifë duhet mbivendosu­r në faturat e ujit ose të dritave. Por, edhe kjo ide duket e pamundur, përderisa çdo faturë ka specifikat e veta dhe matja e shërbimeve mbetet gjithmonë e diskutuesh­me, sipas tagrit që ka caktuar çdo komunitet. Ndërsa pjesa e subvencion­imit nga shteti është më e thjeshtë, sepse investimi bëhet direkt nga buxheti i shtetit, i cili në bazë të taksave të mbledhura nga shpenzimet e qytetarëve për mallrat e konsumit dhe shërbimet e tjera, vendos edhe trajtimin e elementëve qenësorë të hapësirave publike në ambientet e përbashkët­a të banimit.

Logjikisht, çdo banor shpenzon para për të jetuar dhe në çdo shërbim që merr, paguan taksa që shkojnë në favor të shtetit. Një pjesë e këtyre taksave mund të kthehen mbrapsht në të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania