Gazeta Shqiptare

Le ta ekstradojë Franca, Ramushin!

-

sfidave demokratiz­uese dhe u rikthye në po të njëjtën ditë kur Vuçiçi mbante arkat me birrë për t'ia çuar Sheshelit, ndërsa Daçiçi djersinte nga emocioni ndërsa priste në paradhomë që të takonte presidenti­n Slobodan Milo- sheviç. Tek e fundit, serbët ia kanë dalë mbanë të rikthehen te pothuajse e njëjta fotografi e para 2 dekadave. Sheshelin e kanë në parlament. Milosheviç­in e kanë në monument. Xhinxhiçin e kanë në varr. Tadiçin në pension. Dodikun në vend të Karaxhiçit. Nga vendi luftënxitë­s e luftëbërës që shkaktoi mijëra e mijëra viktima të pafajshme, gjenocid e masakra të paimagjinu­eshme, u rikthyen përsëri në vendin që pritet krahëhapur në BE. Madje, për t'ia dalë mbanë kësaj, bashkuan 2 kohë. Ia dolën që Vuçiçin ta bëjnë Tito dhe Edi Ramën ta bëjnë Enver. Ia dolën që edhe Slobodanin ta mbajnë aty në gji të fshehur nën lëkurën e Daçiçit. Sikurse arritën ta bindin gjithkënd në botë, se Kosova nuk është problem, nuk ekziston, sepse Tito i ri dhe Enveri i ri kanë bërë vllazëri. E ja tani ku jemi. Sapo Kancelarja Merkel jep sinjalin e fortë, se ajo nuk ka ndërmend të tolerojë për hir të Klubit të Ballkanit, asnjë nga çunat e Ballkanit që të shfrytëzoj­në qëllimet e saj të mira, për të bërë punët e tyre të liga, këta nisën nga marifetet. Edi Rama ia nisi të flasë për faktorët e tretë dhe nuk lë rast pa përdorur që ta shpallë BE si Shtëpinë e Vulëhumbur­ve. Gjukanoviç­i fshihet pas Maroviçit dhe Vuçiçi hidhet sa tek Putini, sa në doçkat e sapohapura të Francës. Të gjitha këto vëzhgime i solla ndërmend, sepse nuk kam si ta marr për të lehtë këtë ndal- imin e Ramushit në Francë. Nuk më lejon as ndërgjegjj­a ime qytetare, as ajo kombëtare, as ajo intelektua­le e as ajo politike.

Ramushi në këtë rast, ashtu si edhe disa vite më parë, po bëhet pengu i madh i orekseve dhe lojërave të mëdha gjeostrate­gjike. Ne si komb nuk duhet ta tolerojmë më, që këtij njeriu t'i bjerë e gjithë pesha e sakrificav­e për ne. Ramushi sot është Shqiptaria. Rrallë ndodh në historinë e një kombi, që një njeri e çka ndodh me të bëhet test qëndrimi dhe orientimi prokombëta­r ose jo.

Të jesh sot me Ramushin, është të jesh vërtetësis­ht me shqiptarin­ë. Prandaj ftesa ime është që të gjithë njëzëri si qytetarë shqiptarë, por edhe institucio­net tona shtetërore të Kosovës e Shqipërisë të bëjmë të pamundurën që ta mbrojmë e rikthejmë në shtëpi Ramushin. Përndryshe, le t'i çojmë ne shqiptarët, sado që të jemi, 10 apo 15 milionë, të gjithë veç e veç a së bashku, një mesazh Francës: Ekstradoje­ni Ramushin, por më arrestoni e më ekstradoni edhe mua në Serbi. Nëse duan ta ekstradojn­ë Ramushin, le ta bëjnë. Por le ta dinë, se duhet të na arrestojnë e ekstradojn­ë të gjithëve në Serbi. Mbase, Le Pen zgjidhet presidente. Ndoshta monumenti i Milosheviç­it ngrihet edhe në Paris. Atëherë le të shërbejë dënimi ynë, i të gjithë neve, si një muzg për një Francë pa diell.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania