Gazeta Shqiptare

Fenerbahçe shumë e fortë, Ekuban më i miri te të kuqtë

Ekipi i Advokat, shumë i fortë. Pas fillimit delikat, kryeqyteta­sit shfaqin lojë të mirë Partizani është mposhtur 3- 1 nga skuadra turke

-

Partizani është mundur 3- 1 nga turqit e Fener bahçes në miqësoren e zhvilluar në Antalia, por gjithsesi të kuqtë kanë dalë të kënaqur nga kjo ndeshje, teksa përballë një ekipi me buxhet prej 150 milionë eurosh, përjashto minutat e para të ndeshjes kur edhe u ndëshkuan me dy gola të shpejtë, arritën ta merrnin veten dhe të shfaqeshin rrezikshëm në kuadratin e vendësve. Lojtari më i mirë i të kuqve ishte padyshim Kaleb Ekuban, që shënoi një gol dhe goditi një traversë. Takimi do të nisë vrullshëm për Fenerbahçe­n, që në miqësoren e djeshme ishin ndjekur nga mbi 2000 tifozë. Dy gabime në mbrojtjen e kuqe do të sjellin dhe dy golat e parë, kur Ozan Tufan dhe Fernandao do të përfitojnë nga përgjumja e dyshes Krasniqi- Atanda, ndërsa gardiani Hoxha nuk mund të bënte asgjë për t'i evituar ata. Fenerbahçe vijon presionin, por të kuqtë tregohen më të kujdesshëm dhe kërcënojnë me kundërsulm, si në minutën e 39- të, kur gjuajtja e Ekuban do të gjejë traversën e portës së Demirelit. Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë e dy golave të skuadrës së drejtuar nga holandezi Dik Advokat, ndërsa në të dytën, 15 herë kampionët e Shqipërisë do të shohin më shumë drejt sulmit. Megjithatë, golin do ta gjejnë sërish turqit në minutën e 82- të Kojabashi, që merr një top në hyrje të zonës, duke shënuar një gol të bukur. Megjithatë, Partizani nuk dorëzohet dhe gjen një gol të shkëlqyer me Kaleb Ekubanin. Ganezi lëviz mjaft bukur për t'iu shmangur mbrojtësve dhe mposht portierin në shtyllën e parë. Pak minuta më pas, ganezi ka një tjetër rast ideal për shënim, por portieri bën detyrën duke pritur topin e Ekuban.

STAROVA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij pas miqësores së luajtur kundër Fenerbahçe­s. Trajneri e pranon se e dinte që për skuadrën e tij në këto momente të sezonit do të ishte e vështirë të përballej me gjigandët turq. "Përgatitja jonë në këto momente nuk është optimale për t'u përballur me Fenerbahçe­n, pasi objektivi ynë është kampionati. Ky nuk ishte momenti që të përballesh­im me Fenerbahçe­n po nuk mund t'i thuash "jo" mundësisë për një përballje të tillë. Mendoj se ia arritëm qëllimit, pasi luajtëm me dinjitet. Lojtarët morën sadisfaksi­onin që luajtën ndaj një ekipi shumë të fortë. E përgjithsh­mja është pozitive", tha ai për "SuperSport". Starova konfirmoi se baza e lojtarëve do të mbetej e pandryshua­r, duke i klasifikua­r përforcime­t e radhës si "ndihma" për grupin. Ndërkaq, ai konfirmoi gjithashtu se ekipi mund të zgjaste qëndrimin në Turqi nëse FSHF do të vendoste shtyrjen e rifillimit të kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania