Gazeta Shqiptare

Denoncimi, PD: Veliaj, me çarter 70 mijë euro drejt Parisit

Kryebashki­aku i përgjigjet Dumës: Gënjen, kam qenë në Tiranë

-

PD- ja, përmes Sekretares së Marrëdhëni­eve me Publikun, Grida Duma, akuzoi kryebashki­akun Veliaj se mashtron qytetarët duke bërë sikur punon në Tiranë ndërkohë që udhëton jashtë shtetit. Duma denoncoi atë që ajo e quan “mashtrimi i Veliajt” dhe kërkoi “transparen­cë për interesat që ka me bashkinë biznesmeni që pagoi udhëtimin e luksit”. Grida Duma tha se, ndërkohë që Veliaj gëzon luksin e Parisit, u dërgon mediave kronika të gatshme sikur ndodhet në krye të detyrës në Tiranë. “Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit. Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen. Avioni çarter është paguar nga biznesmeni. Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qyteta- rët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopsht në Tiranë. Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë. Të nesërmen e dasmës, ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë. Kryebashki­aku Erion Veliaj i ktheu përgjigje Sekretares për Marrëdhëni­et me Publikun në PD, Grida Dumës, duke mohuar të ketë udhëtuar me çarter drejt Parisit para dy ditësh, më 16 janar, siç deklaroi pak më herët Duma, e cila shtoi se çarterin ia pagoi biznesmeni Artan Sheqeri me një kosto 60- 70 mijë euro. “The që jam në Paris, u nxitove… ‘ Ka qenë dje’, the pastaj; ne dje ishim te Kopshti 17 në Tiranë. Dy herë gënjeve, dole të tretën dhe the ‘ e kam të vërtetë. Ka qenë pardje me një çarter’. Duke qenë se kanë kryetarin emigrant, po ju them se ne kemi vendosur të jetojmë këtu. Fiksimi i tyre është ta nxjerrin kryebashki­akun emigrant”, - tha Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania