Gazeta Shqiptare

Përzgjedhj­a, 14 kandidatë për Avokatin e Popullit

Mbyllen aplikimet, Lefterie Luzi dhe Genc Gjocaj duan postin e Avokatit të Popullit Kuvendi shpalli kriteret për të gjithë të interesuar­it

-

Kandidatët për postin e Avokatit të Popullit kishin dje afatin e fundit për aplikimet, ndërkohë që kanë 14 emra hyjnë në garë si pasardhës të Igli Totozanit. Mes 14 aplikantëv­e bien në sy edhe emrat e zyrtarëve të lartë si ai i Genc Gjonçaj, i cili aktualisht është sekretar i përgjithsh­ëm i Ministrisë së Brendshme, si dhe përfaqësue­s i PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, mes kandidatëv­e është edhe ish- kryetarja e KQZ- së, Lefterie Luzi, e cila vetëm prej pak ditësh u emërua drejtoresh­ë në Kuvend. Ndërkohë, Igli Totozani kandidon sërish për postin që mban aktualisht në krye të institucio­nit të Avokatit të Popullit. Juristë të njohur kanë dorëzuar aplikimet pranë sekretares së përgjithsh­me të Kuvendit, për t’u bërë pjesë e garës, ndërsa pritet që emrat të kalojnë në seancë dëgjimore dhe të bëhet verifikimi i përmbushje­s së kritereve në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve. Në fazën e parë kishin aplikuar vetëm tre kandidatë për këtë post e kjo sipas socialistë­ve në Komisionin e Ligjeve kishte ndodhur për shkak se njoftimi i bërë nga shërbimi i Kuvendit nuk ishte i mjaftueshë­m dhe sipas Ulsi Manjës, shumë persona nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procesit. Në fund të dhjetorit 2016, më datë 28, Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20- ditore. Fillimisht Kuvendi i Shqipërisë shpalli të hapur garën për Avokatin e ri të Popullit të Shqipërisë në shtator të vitit të kaluar. Në faqen zyrtare të Kuvendit u ftuan të merrnin pjesë në garë për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikua­ra në nenin 3, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Ndër kriteret kryesore për t’u

bërë pjesë e garës është që kandidati të jetë shtetas shqiptar. Bashkëlidh­ur kërkesave për dokumentac­ion, kandidatët duhet të firmosin para emërimit në detyrë dy deklarata mbi faktin nëse janë pjesë e partive politike dhe lidhur me konfliktin e interesave. Dokumentet dhe afati i paraqitjes së kandidatëv­e bëhet bren- Juristë të njohur kanë dorëzuar aplikimet pranë sekretares së përgjithsh­me të Kuvendit për t’u bërë pjesë e garës, ndërsa pritet që emrat të kalojnë në seancë dëgjimore dhe të bëhet verifikimi i përmbushje­s së kritereve në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve.

da 30 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi. Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit janë: Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte: a): të jetë shtetas shqiptar. b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit; c): të shquhet për aftësi profesiona­le dhe figure të pastër etiko- morale; ç): të mos jetë dënuar penalisht. d): të mos jetë deputet në legjislatu­rën e Kuvendit, që bën propozimin a zgjedhjen e tij. Kandidatëv­e u kërkohej vërtetim i gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht, plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklar­imi, sipas përcaktime­ve të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike, deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania