Gazeta Shqiptare

Punësimi i mësuesve, DAR Tiranë: Kandidatët të vijnë të marrin ID

Emrat e 696 aplikantëv­e, të ndarë sipas ambienteve ku do zhvillohet provimi “Testi më 21 janar, të paraqiten 90 minuta para”

-

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka për caktuar ambientet në të cilat më suesit do zhvillojnë provimin ditën e shtunë, 21 janar. Sipas DAR Tiranë, 696 mësuesit që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit me dosje dhe janë regjistrua­r në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në datën 21 janar, ora 10: 00- 12: 30 do të zhvillojnë provimin në ambientet e dy gjimnazeve të Tiranës, përkatësis­ht në gjimnazet “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”. Ditën e provimit pjesëmarrë­sit duhet të kenë patjetër me vete një mjet identifiki­mi ( kartën e identiteti­t ose pasaportën).

Bashkëngji­tur shkrimit kandidatët mund të gjejnë të dhënat e tyre personale dhe gjimnazin ku do zhvillojnë provimin.

Po ashtu, DAR Tiranë njofton mësuesit e rinj që kanë aplikuar për të zënë një vend pune në arsimi, se duke filluar nga dita e hënë, 16 janar, të paraqiten pranë zyrave të tyre për të marrë ID e tyre personale. Në rang vendi, ditën e shtunë pritet të hyjnë në testim rreth 4300 mësues të cilët janë në kërkimin e një vendi pune në arsimin parashkoll­or.

TESTIMI

“Të gjithë kandidatet që kanë aplikuar online në portalin “Mësues për Shqipërinë” për të zhvilluar testimin në DAR Tiranë qytet, duke filluar nga dita e hënë, datë 16.01.2017, duhet të paraqiten pranë zyrave tona, te specialist­ët e burimeve njerëzore për të marrë ID e kandidatit që do t’i shoqërojë në të gjitha njoftimet e bëra për portalin “Mësues për Shqipërinë 2016” si dhe mjedisin e zhvillimit të testimit.”- njofton Drejtoria Arsimore e Tiranës. Sipas njoftimit të Drejtorisë Arsimore, për Tiranën do të jenë dy mjedise, Shkollat e mesme “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”. Ndër të tjera, ata u bëjnë apel kandidatëv­e të paraqiten në ambientet ku do zhvillojnë provimin 90 minuta para. “Testimi do të zhvillohet ditën e shtunë datë 21.01.2017, fillon në orën 10: 00 - 12: 30, të gjithë kandidatet duhet të paraqiten në orën 08: 30 në mjedisin e provimit përkatës.”- njofton DAR Tiranë. Po ashtu, edhe Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë njofton të gjithë kandidatët, për ushtrimin e profesioni­t të mësuesit në sistemin arsimor parauniver­sitar, se testimi do të zhvillohet ne mjediset: shkolla 9- vjeçare Katundi i Ri dhe e mesme “Sadik Stavileci”, Katundi i Ri. Kandidatët të paraqiten në qendrat respektive në orë 08: 00. Të jenë të pajisur me dokument identifiki­mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania