Gazeta Shqiptare

Demi: Dua titullin! Federata s’është armikja e Partizanit

Njëshi i të kuqve kërkon edhe normalizim­in e gjendjes me rivalen e përjetshme, Tiranën Presidenti do një klub rentabël brenda 2- 3 viteve

-

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka dhënë një intervistë të gjatë në lidhje me skuadrën e tij për televizion­in "ABC News". Numri një i klubit të kuq foli në lidhje me ecurinë e skuadrës së tij, por edhe për titullin kampion. "Partizani është ndërtuar për të fituar titullin kampion. Skuadra i ka të gjitha kushtet për të arritur këtë objektiv, ndonëse në fund të gjysmës së parë të kampionati­t nuk jam 100% i kënaqur, sepse duhet të ishte në vend të parë në klasifikim për vetë mundësitë që i janë dhënë skuadrës. Titulli? Unë në bindjen time jam i sigurt që këtë vit do ta fitojmë titullin, megjithatë tashmë i mbetët stafit dhe fushës, pa harruar edhe pak fatin. Unë nuk besoj që Federata e Futbollit vendos se cila skuadër duhet të shpallet kampion, pasi nuk ka edhe ajo interes". Por, a është Partizani një klub që Federata Shqiptare e Futbollit e sheh me syrin e njerkës? Ja si e mendon presidenti Demi: "Federata është organizato­re e kampionati­t dhe kërkon të bëjë më të mirën për futbollin shqiptar. Ndoshta në gjaknxehtë­si e sipër edhe pjesëtarë të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet, por në përgjithës­i unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm , sepse investimet që bëjmë janë të mëdha". Një nga problemet më të mëdha të sezonit kanë qenë akuzat për gjykimin, ndërsa presidenti Demi mendon se edhe vetë homologët e tij mund të kontribuoj­në në një garë më të ndershme. "A korruptohe­n arbitrat? Edhe ata njerëz janë, përderisa korruptohe­n politikanë­t, përse nuk u korruptoka­n edhe arbitrat?! Por sigurisht, fajin prapë e kemi ne pasi tek e fundit, kush i korrupton? Nëse unë si president nuk ofroj para, por edhe presidentë­t e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë".

Gjithashtu, presidenti Demi foli edhe për akademinë që po ndërton, por edhe për marrëdhëni­et me Ti- ranën. "Për opinionin tim, brenda 2- 3 viteve pasi të përfundoj edhe akademia që po ndërtoj, e cila besoj këtë vit do të jetë gati, mendoj që në harkun e 2- 3 viteve do ta nxjerr Partizanin me një bilanc pozitiv. Ndërtimi i kompleksit sportiv të Partizanit ka filluar të marrë jetë përpara 5 muajve, punimet po ecin me ritme të larta dhe së bashku me stafin që po punohet, mendojmë që ky investim gjigant në muajin shtator do të jetë gati. Edhe nëse nuk do të jetë 100% i përfunduar, mendoj se në këtë periudhë Partizani do të stërvitet në fushat e këtij kompleksi dhe sigurisht do të luajë në stadiumin që po ndërtojmë. Përsa i përket çështjes së stadiumit ' Sel- man Stërmasi', theksoj se edhe ne si drejtues u treguam paksa neglizhent­ë nga historitë e fundit të ndodhura mes tifozërive. Tashmë ne si klub i kemi bërë një kërkesë zyrtare si klubit të Tiranës, ashtu edhe bashkisë dhe mendoj se do të ketë një zgjidhe pozitive, për arsye se edhe Korabi është larguar, por edhe vetë klubi i Tiranës do të ketë interes pasi nga kjo lëvizje Tirana do të arkëtojë në buxhetin e saj diçka më shumë. Për mua Partizani dhe Tirana duhet të jenë bashkëpunu­es me njëra- tjetrën, po ashtu edhe tifozeritë duhet të ulin gjakrat, pasi të gjithë e dimë që jemi në një qytet dhe të gjithë janë shokë e miq me njëri- tjetrin, me përjashtim të ditës kur luhet derbi. Çfarë është Partizani për mua? Kam dëgjuar shumë të flitet që Partizani më ka ngecur. Tashmë kanë kaluar disa vite dhe Partizani është bërë pjesë e jetës dhe gjakut tim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania