Gazeta Shqiptare

Incidentet Serbi- Kosovë, Merkel fton palët në Bruksel

Shefi i ushtrisë serbe, Dikoviç takon komandanti­n e KFOR- it, Fungo Vuçiç: Do të ndalojmë çdo tension

- Enida Himaj

Pas tensionimi­t të mar rëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të trenit me mbishkrime nacionalis­te, BE- ja ka vendosur të ndërhyjë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pasur një bisedë telefonike me kryeminist­rin serb, duke rënë dakord për një takim mes palës serbe dhe asaj kosovare javën e ardhshme në Bruksel. Ka qenë vetë Aleksandar Vuçiç ai që e ka dhënë këtë lajm. “Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, - u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Davos. Kryeminist­ri serb, ka biseduar për gjendjen në Kosovë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreun e NATO- s, Jens Stoltenber­g. Vuçiç ka pasur një bisedë telefonike me Merkel, që ka përfunduar rreth orës 14: 30, ndërsa në këtë kohë u takua me Stoltenber­g, njofton “B92”. Temat e diskutimit me të dyja palët ishin marrëdhëni­et në rajon dhe ato mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mënyrat për të zgjidhur, siç vuri në dukje Vuçiç, “problemet e akumuluara”. Kryeminist­ri i Serbisë njoftoi një takim me palën shqiptare, me ndërmjetës­imin e Brukselit, në javën e ardhshme. “Ne jemi të gatshëm për dialog. Ne duhet që me përgjegjës­i dhe mençuri të kapërcejmë këtë situatë. Duhet të respektohe­t marrëveshj­a në Bruksel, që njësitë e ROSU nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës”, - tha Vuçiç. Më tej ai tha se ndihet si budalla që duhet që serbëve t’u dëshmojë se duan paqe. “Unë nuk e kuptoj dëshirën e shqiptarëv­e për të vringëllua­r armët”, - tha Vuçiç. Kryeminist­ri serb tha se Stoltenber­g, për shkak të babait dhe fëmijërisë, e kupton shkëlqyesh­ëm situatën në Serbi dhe se ai “nuk është armik i Serbisë”. “Ne biseduam për të njëjtat gjëra si me Angela Merkel. I shpjegova marrëveshj­et nga Brukseli. E kemi shqyrtuar situatën në mënyrë racionale”, - ka thënë Vuçiç. Kreu i qeverisë serbe të njëjtin qëndrim mbajti edhe dy ditë më parë, teksa në një intervistë për “TV Pink” në Davos të Zvicrës theksoi se në Forumin Ekonomik Botëror zhvilloi bisedime të rëndësishm­e për Serbinë dhe shtoi se “besoj se do të kemi fuqinë që gjërat e caktuara të qetësohen, madje edhe ato që nuk ishin në ndikimin tonë”. Vuçiç po ashtu ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i harrojnë armët dhe të bisedojnë për çdo gjë, duke thënë se ai shpresonte se askush nuk do të mendojë edhe për vrasjen e serbëve në Kosovë. Kryemi- Në

kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të fshatit Dobrosin, ditën e djeshme u raportua se ka pasur një situatë tepër të tensionuar. Mësohet se ka pasur të shtëna armësh ndërmjet xhandarmër­isë serbe dhe policisë së Kosovës. Sipas burimeve të gazetës “Blic”, është xhandarmër­ia serbe ajo e cila ka provokuar e para. “Në një moment ka degjenerua­r situata. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, kanë theksuar burimet, duke mos dhënë më shumë detaje. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët, dikur pas orës 5 të mëngjesit. Ndërkaq, nga policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata që ka pasur tensionim të situatës në këtë pikë kufitare. I kontaktu- nistri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se paqja dhe stabilitet­i janë më të rëndësishm­et dhe se në këtë drejtim është i përgatitur për krijimin e një “linje të nxehtë” Beograd– Prishtinë. Nga ana tjetër, shefi i ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviç u takua dje me komandanti­n e Përgjithsh­ëm të KFOR- it, Gio- vanni Fungo, me të cilin thuhet se biseduan për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Zonën Tokësore të Sigurisë në jug të Serbisë. Gjenerali i KFOR- it, Fungo ka thënë se do të merren masa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë popullin në Kosovë, veçanërish­t ata që janë më të rrezikuar. Shefi i ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviç, në lidhje me ngjarjet e trenit serb që u nis nga Beogradi në tentativë për të hyrë në Veriun e Kosovës, ka thënë se detyra e përbashkët e ushtrisë është ruajtja e sigurisë në të dyja vijat administra­tive, mirëpo KFOR- i, si një aktor ndërkombët­ar, ka një përgjegjës­i të madhe për sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, veçanërish­t të popullatës joshqiptar­e.

 ??  ?? Treni me mbishkrime
Treni me mbishkrime

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania