Gazeta Shqiptare

SHBA i dhurojnë Shqipërisë 250 blinda ushtarake

Siguria, Italia në bazë të një marrëveshj­eje do të sjellë 5 mijë pushkë automatike të reja Mimi Kodheli: 25 mln euro armatime do të jepen dhuratë

- Darina Tanushi

Siguria në botë duket se është në ditë të vështira. Kjo vihet re jo vetëm nga deklaratat që lëshohen prej liderëve të shteteve të ndryshme, por lëvizjet e fundit për të blerë apo për të marrë si dhuratë armatime dhe mjete ushtarake e vërtetojnë këtë gjë. Ushtrisë shqiptare pritet t’i shtohen rreth 250 autoblinda për transport strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe armatim nga Italia, pas një marrëveshj­eje që Shqipëria ka me të dyja vendet. Marzhi i parë i blindave, rreth 70 të tilla, pritet të vijnë së shpejti. Ato nuk kanë mbërritur ende, por gjashtëmuj­ori i parë i këtij viti do të bëjë të mundur që edhe armatimi nga Italia të jetë në Shqipëri. “Qeveria italiane dhuron 5 mijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjitha forcave të armatosura, në vlerën e rreth 10 milionë eurove dhe në vlerën në vlerën e rreth 15 milionë eurove do të vijnë nga SHBA- të mjete transporti të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga paratë e taksapague­sve, por do të vijnë si donacion nga aleatët”, bëri me dije vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë kohës kur në Kuvend Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi në kohën kur diskutohej buxheti 2017 se: “Qeveria italiane dhuron 5 mijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjitha forcave të armatosura, në vlerën e rreth 10 milionë eurove dhe në vlerën e rreth 15 milionë eurove do të vijnë nga SHBA- të mjete transporti të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga paratë e taksapague­sve, por do të vijnë si donacion nga aleatët”.

diskutohej buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për 2017. Këto janë një grant që i vjen Shqipërisë, pas kontribute­ve të saj në kuadër të NATO- së me misione të ndryshme, në Afganistan apo në vende të tjera ku dërgohen misione. Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë. Ministria e

Mbrojtjes bëri me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjetev­e aktuale. Këto mjete të teknologji­së së fundit, të pajisura me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO- s do të mbërrijnë të ndara në dy kon-

tingjente. Pjesa e parë prej 70, brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote, deri në gusht 2017. Pjesë e rinovimit pritet të jenë edhe armët luftarake për të hequr përfundimi­sht përdorimin e automatiku­t AK 47, njohur ndryshe si kallashnik­ovi. Bie në sy kjo shtesë në armatimet shqiptare, për shkak të situatës së krijuar Gjermania është një tjetër shtet që planifikon të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në afro dy miliardë euro gjatë këtij viti, por mbetet gjithsesi larg objektivit të kërkuar nga aleanca e Atlantikut të Veriut. Shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen, që do të kapin shifrën e 37 miliardë eurove gjatë këtij viti, do të jenë vetëm sa 1.2% e PBBsë së këtij vendi. jo vetëm në rajon, kur pak ditë më parë Serbia u “tregoi dhëmbët” shqiptarëv­e, pas incidentit që ndodhi me trenin serb, mbi të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”. Por të njëjtën taktikë po ndjekin disa shtete. Pasi Serbia mori 6 aeroplanë dhuratë nga Rusia, edhe Kroacia shtoi armatimin e saj. Nga ana tjetër një shtet i madh, në Evropë, Gjermania ka vendosur të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 1.2% të GDPsë, edhe pse objektivi mbetet ende larg 2% të vendosur nga NATO. Përllogari­tjet e NATO- s për vitin 2016 tregojnë se vetëm 5 vende anëtare, SHBA, Britania, Greqia, Polonia dhe Estonia kanë shpenzuar të paktën 2% të prodhimit ko- Në Shqipëri ka kohë që ka nisur një aksion për grumbullim­in e armëve në të gjithë territorin, pas një propozimi të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që qytetarët që i disponojnë, t’i vetëdorëzo­jnë armët brenda 30 prillit. Vetë ministri Thairi ka dalë këto ditë në terren për të parë nga afër reagimin e qytetarëve, veçanërish­t në zonat larg qyteteve. mbëtar të vendeve të tyre në fushën e mbrojtjes, aq sa është edhe objektivi. Shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen, që do të kapin shifrën e 37 miliardë eurove gjatë këtij viti do të jenë vetëm sa 1.2% e PBBsë së këtij vendi. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump thotë se aleatët e NATO- s janë tejet të varur nga Shtetet e Bashkuara. Ai ka hedhur dyshime gjithashtu nëse SHBA- të duhet të ndihmojnë ndonjë partner të aleancës ushtarake, bazuar mbi nenin 5 të saj, nëse kaq shumë vende anëtare nga 28 të tilla nuk paguajnë detyrimet e tyre. Ai e ka kritikuar NATO- n si një organizëm “të vjetruar”.

 ??  ??
 ??  ?? Autoblinda­t që do vijnë dhuratë nga SHBA
Autoblinda­t që do vijnë dhuratë nga SHBA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania