Gazeta Shqiptare

Serbia merr 6 aeroplanë MIG 29, 30 tanke e mjete ushtarake nga Rusia

Fuqia ushtarake e Serbisë, Vuçiç nënshkroi marrëveshj­e me Putin

-

Kryeminist­ri

serb, Ale ksandër Vuçiç nënshkroi muajin e kaluar një marrëveshj­e me Rusinë për të marrë prej saj gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG 29, 30 tanke T 72 dhe mjete ushtarake BRDM- 2, të cilat po ashtu do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak serb. Pas Ukrainës dhe Sirisë, Rusia ka furnizuar edhe Serbinë me armatime. Këta janë avionë të vjetër, siç raportoi media ruse, në fund të vitit të kaluar dhe kanë nevojë për riparime, të cilat do t’i kryejnë autoritete­t serbe. Marrëveshj­a u nënshkrua më 21 dhjetor, gjatë vizitës së kryeminist­rit serb Vuçiç, në Rusi. NATO dhe vendet e tjera të rajonit janë shprehur të shqetësuar për këto lëvizje të Moskës, e cila duket se po dëshiron të forcojë edhe më pozitën e saj në Ballkan, nëpërmjet Ser- bisë. Sipas një dokumenti sekret të NATO- s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të parandalua­r konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitet­in. Edhe më parë, kryeminist­ri serb ka pasur në vëmendje ngritjen e kapacitete­ve ushtarake të vendit. “Deri në shtator të vitit 2016, ne do t’i kemi në gjendjen më të mirë të mundshme edhe njësitë ajrore – do të na vijnë pesë MIG 29 dhe tre MIG 21. Këta janë tetë gjuajtës serioz. Po punojmë edhe në GALEB 4 dhe shpresoj se do të arrijmë edhe marrëveshj­e dhe kontrata tjera të mira”, ka theksuar Vuçiç, para marrëveshj­es me Rusinë. Vuçiç e ka vlerësuar ushtrinë serbe si një fuqi dominante luftarake, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

 ??  ?? Modeli i avionit që mori Serbia nga Rusia
Modeli i avionit që mori Serbia nga Rusia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania