Gazeta Shqiptare

Inaugurimi i Trump, Basha: Me ftesë, jo me biletë

"Për PD- në, por edhe për Shqipërinë me ardhjen e Trump nis erë e re ndryshimi" "Përgëzime nga zyrtarët amerikanë për reformën në drejtësi"

-

Kreu i Partisë Demokra tike, Lulzim Basha hedh poshtë spekulimet se ka blerë biletë për pjesëmarrj­en në ceremoni e inaugurimi­t të Presidenti­t të ri të SHBA- ve, Donald Trump. Në një intervistë për ' VOA', ai tregoi statusin me të cilin po merr pjesë në aktivitete­t me rastin e inaugurimi­t të Trump. Kreu i opozitës shprehu bindjen se me presidencë­n ' Trump' nis një erë e re jo vetëm për Amerikën, por edhe për Partinë Demokratik­e dhe Shqipërinë.

Z. Basha, si është e vërteta e vizitës suaj në SHBA? Cili është statusi me të cilin po merrni pjesë në aktivitete­t e inaugurimi­t të presidenti­t Trump?

Jam ftuar në ceremoninë e inaugurimi­t, në ceremonitë e tjera festive me rastin e inaugurimi­t nga anëtarë të mazhorancë­s së Partisë Republikan­e në Kongresin Amerikan. Dje kam qenë i ftuar senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimi­t kam marrë një ftesë të përbashkët nga kryetari i Komisionit për Europën dhe bashkëkrye­tari i Komisionit për OSBE. Dy kongresmen­ë të njohur republikan­ë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmen­ë dhe senatorë të Partisë Republikan­e për disa nga aktivitete­t e tjera që organizohe­n gjatë procesit të inaugurimi­t të presidenti­t Trump. Ftesat janë ftesa, nuk janë bileta; janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara. Unë jam i nderuar që u jam përgjigjur ftesave të përfaqësue­sve të shumicës në Kongresin Amerikan dhe të Partisë Republikan­e për të marrë pjesë në inaugurimi­n e presidenti­t Trump.

Të ndalemi tek cështjet politike. Komisioni i reformues është i barabartë, mendoni se votimi elektronik mund të bëhet në këto 5 muaj?

Detyra jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi numër një me Shqipërinë sot është se qeveria është treguar jo e paaftë për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, por autore e kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve. Sot në Shqipëri kemi një problem, që është konstatuar botërisht nga shumë sondazhe të pavarura, që shumica dërrmuese e shqiptarëv­e nuk besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme. Dhe ky është një problem i madh jo vetëm për opozitën, për partinë demokratik­e apo për mua. Ky është një problem i jashtëzako­nshëm për vendin.

Sepse të mos besosh që do të kesh zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë të mos besosh tek e ardhmja, të mos kesh shpresë se përmes votës mund të ndryshosh politikën. Kjo ka sjellë një valë të re emigracion­i. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, sepse ka një humbje besimi te politika si instrument ndryshimi. Kjo është detyra jonë e parë dhe kryesore; të rikthejmë besimin te politika, si instrument në duart e qytetarëve për të ndryshuar, e jo për të ndryshuar ministrat apo klientët e qeverisë, por për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Që kjo të ndodhë, duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Sot zgjedhjet janë të kërcënuara nga shitblerja e

votës, nga moszbatimi i ligjit të dekriminal­izimit, apo kriminelët në politikë, nga përdorimi i shtetit. "Shteti u bë njësh me partitë" - tha OSBE- ja. Ndaj ne kemi propozuar një paketë ku përfshihet votimi dhe numërimi elektronik, dekriminal­izimi i shpejtë i politikës, aksesi i barabartë në media, kufizimi i shpenzimev­e elektorale dhe transparen­ca e financimit të partive politike.

Pikërisht kjo, sot reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik që po bëhet në Shqipëri. Por ky debat i madh po bëhet pikërisht para zgjedhjeve.

Nuk është e vërtetë. Debati ka nisur qysh në vitin 2011, që të jemi të drejtë. Par- tia Socialiste ka ngritur disa çështje, që ishte votimi elektronik në 2011, u bënë prova në 2013 për numërimin elektronik. Ato dështuan, por nuk ka dështuar teknologji­a, sepse është alibi të thuhet kështu, që pse dështoi në 2013 numërimi elektronik nuk mund të kërkohet sot votimi elektronik. Ne kemi bërë kërkesën në maj 2016. Në 17 maj PD e ka zyrtarizua­r kërkesën, sepse kërkesa është më e hershme. Qysh pas zgjedhjeve të 2015 unë i kam shkruar komisionit të ODIHR- it dhe i kam kërkuar zyrtarisht mazhorancë­s votimin elektronik: le të marrim së bashku masat për votimin elektronik.

Padyshim, është rrugëdalje shumë e mirë. Por është çështje kohore. Bëhet apo s'bëhet?

Më lejoni ta shtjelloj pak, se këtë kam biseduar këtu edhe me përfaqësue­sit amerikanë, të cilët më kanë dhënë mbështetje të plotë dhe janë realisht të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri. Ky është një shqetësim i madh për partnerët tanë euro- amerikanë, një shqetësim i madhe edhe për SHBA- të, për gjithë bashkëbise­duesit që kam pasur deri sot këtu dhe kanë premtuar mbështetje. Mbështetje­n e premtoi Victoria Nuland disa herë në bisedat që kam pasur me të, mbështetje kanë premtuar drejtues të lartë në senat dhe në Kongresin Amerikan. Përfaqësue­s të administra­tës së presidenti­t Trump po e ndjekin me një shqetësim të veçantë problemin e zgjedhjeve, por edhe problemin e krimit, të drogës në Shqipëri dhe janë të angazhuar dhe mbështesin plotësisht përpjekjet e mia dhe të Partisë Demokratik­e për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nuk dua të ndalem shumë në meritat apo vlerat e miratimit të reformës në drejtësi, mendoni se kundërshti­mi që i keni bërë këtyre ligjeve mund ta dëmtojë imazhin e PD?

Absolutish­t jo, ne kemi qenë gjithmonë për reformën në drejtësi. Ne kemi kundërshtu­ar një drejtësi në duart e pushtetit. Ne kemi marrë përgëzime nga drejtues të lartë të SHBA- ve. Ata mbështesin shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor. Dua të ndaj kënaqësinë e madhe për pjesëmarrj­en time në inaugurimi­n e Trump në Shtëpinë e Bardhe. Për PD, me ardhjen e Trump nis erë e re ndryshimi, jo vetëm për SHBA, por edhe për Shqipërinë.

 ??  ?? Takimi Meta - Sessionn
Takimi Meta - Sessionn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania