Gazeta Shqiptare

Meta në SHBA: Bashkë kundër terrorizmi­t

Kryetari i Kuvendit takon ndihmës- sekretarin amerikan për Sigurinë si dhe kreun e Ligjeve në Kongres “Trump do të bashkëpuno­jë ngushtë për të forcuar raportet me Shqipërinë”

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori dje garanci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se politika amerikane nuk do të ndryshojë ndaj Shqipërisë. Në vijim të vizitës së tij në SHBA, Meta u takua me ndihmës- sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin. Gjatë takimit kokë më kokë, Meta e Bersin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e sigurisë. Konkretish­t, dy zyrtarët janë fokusuar tek kontrolli i kufijve përmes projekteve të reja, forcimi i bashkëpuni­mit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Zoti Bersin ka falënderua­r Metën për forcimin e partnerite­tit, duke thënë se, “Shqipëria është një partnere e rëndësishm­e për SHBA”. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit dje në takim edhe nga kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Kongresmen­i Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Ai nënvizoi mënyrën e miratimit të saj konsensual­e dhe vlerësoi vendosmëri­në e z. Meta për konsensus të plotë, duke konfirmuar se edhe administra­ta e re amerikane do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në implementi­min përfundimt­ar të saj. “Kjo reformë - nënvizoi z. Sessions - i shërben jo vetëm ndërtimit të institucio­neve të besueshme të drejtësisë, por edhe forcimit të sigurisë dhe stabilitet­it afatgjatë të Shqipërisë. SHBA- të do të vazhdojnë të ndjekin nga afër dhe do të mbështesin angazhimin e Sh- “Ne në Shtetet e Bashkuara jemi të bindur se duke bashkëpunu­ar me shqiptarët, jo vetëm do të forcojmë Shqipërinë dhe rajonin, por do ta bënim botën edhe më të mirë. Unë besoj se Donald Trump do të bashkëpuno­jë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëni­et mes SHBA- ve dhe Shqipërisë”, tha kongresmen­i Sessions.

qipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it dhe do të jetë në krah të saj, si anëtare të NATO- s, në sfidat e tjera bashkëkoho­re”, konfirmoi kongresmen­i Sessions. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë, theksoi gjatë takimit Pete Sessions. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta uroi kongresmen­in Sessions për rizgjedhje­n e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e, për fitoren e mazhorancë­s së Partisë Republikan­e në Kongres e në Senat si dhe për fitoren e presidenti­t Trump. Ai e falënderoi kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e për mbështetje­n deritanish­me të SHBA- ve dhe siguroi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë në një kohë të shpejtë implementi­min e plotë të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të vetingut dhe krijimit të institucio­neve të reja. Kreu i Kuvendit, Meta e siguroi z. Sessions për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në përballjen e sfidave të përbashkët­a dhe përmbushje­n e detyrimeve të saj në partnerite­tin strategjik që ajo ka me SHBA- të. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit, Meta e ftoi z. Sessions për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi të veçantë. Në prononcimi­n pas takimit, kongresmen­i Pete Sessions tha: “SHBA- të dëshirojnë që shqiptarët të kenë një të ardhme të lumtur, të jenë të suksesshëm dhe të kenë një jetë më të mirë. Ne në Shtetet e Bashkuara jemi të bindur se duke bashkëpunu­ar me shqiptarët, jo vetëm do të forcojmë Shqipërinë dhe rajonin, por do ta bënim botën edhe më të mirë. Unë besoj se Donald Trump do të bashkëpuno­jë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëni­et mes SHBAve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se viti 2017 do të jetë i suksesshëm”, tha Sessions. Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh: “Ne mbështetem­i te SHBA- të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëni­et mes dy vendeve tona, marrëdhëni­et e shkëlqyera mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Njëkohësis­ht, jam i sigurt se vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të jetë shumë domethënës­e dhe do të shërbejë për përmirësua­r marrëdhëni­et, duke ecur paralelish­t me përpjekjet e administra­tës së re për të përforcuar partnerite­tin strategjik midis SHBA- ve dhe Shqipërisë”.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta me ndihmës- sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta me ndihmës- sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania