Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri në Singapor: Investoni në Shqipëri, kemi model të ri ekonomik

Defekt në avionin që do udhëtonte Rama, delegacion­i vjen sot

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ftoi sipërmarrë­sit në Singapor të investojnë në Shqipëri. Kryeminist­ri mbylli dje vizitën në Singapor, por një defekt në avionin e linjës “Lufthansa” e ka shtyrë fluturimin drejt Shqipërisë me disa orë. Ndaj, delegacion­i shqiptar nuk është nisur drejt Shqipërisë sapo ka përfunduar takimet e planifikua­ra. Gjatë vizitës në Singapor, kryeminist­ri Edi Rama iu adresua Forumit Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri; ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi; guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrë­sish shqiptarë. “Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografik­e nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58- a në botë në indeksin e ‘ Doing Busi- ness’, duke pasur kështu një përmirësim­in rekord prej 32 vendesh në një vit”, tha Rama. “Shqipëria është në një proces tranzicion­i ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti. Në tri vitet e fundit, qeveria jonë ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshm­e, duke nisur po ashtu procesin e reduktimit të borxhit publik. Në modelin e ri ekonomik që po ndjekim, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshë­m të Shqipërisë, pasi ne synojmë t’i japim fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar te rritja e borxhit, siç bënë qeveritë kaluara”, u shpreh kryeminist­ri. Z. Rama e konsideroi Singaporin një model frymëzues në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe e mbylli fjalën me një thirrje, se të investosh në Shqipëri është një biznes shumë interesant dhe frytdhënës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania