Gazeta Shqiptare

Vetingu nis zbatimin, afatet për pasuritë e gjyqtarëve

Diskutimet për 27 ligjet e ‘ Drejtësisë’, Manjani kërkon përfshirje­n edhe të ligjit për SHISH Hysi: 80 tryeza për ligjet e fazës III të reformës

- Valentina Madani Njoftim NJOFTIM

Ligji i vetingut hyn zyr tarisht në fuqi pas pub likimit në Fletoren Zyrtare. Nisur nga dje, gjyqtarët dhe prokurorët kanë 12 ditë afat për të depozituar pranë ILDKPKI- së formularët e tyre të rivlerësim­it të pasurive. Me hyrjen në fuqi të vetingut pritet ngritja e dy institucio­neve ( Komisioni i Kualifikim­it dhe ai i Vlerësimit) që parashikon ky ligj, dhe nisja e kontrollit të pasurive të gjyqtarëve e prokurorëv­e. Kush nuk kalon testin e vetingut, do të përjashtoh­et nga radhët e gjyqësorit. Kuvendi do të organizojë rreth 80 tryeza konsultimi për 27 projektlig­jet e fazës së tretë të reformës në drejtësi, që do duhet të miratohen brenda këtij sesioni kuvendor. Edhe kjo fazë e reformës, që do të asistohet nga ekspertët e misioneve ndërkombët­are EURALIUS dhe OPDAT, është menduar të jetë një proces gjithëpërf­shirës, ku të merret mendimi i subjekteve të interesuar­a, por edhe i opinionit publik. Projektlig­jet, që janë kryesisht ndërhyrje në ligjet bazë që lidhen me organizimi­n e ri të institucio­neve të drejtësisë, pas reformës kushtetues­e të miratuar në korrik, janë përfshirë në programin e punës të Kuvendit për muajt në vazhdim. Komisioni par- lamentar i Ligjeve organizoi dje një tryezë konsultimi për 27 ligjet e reformës në drejtësi. Në fokus të kësaj tryeze ishte ligji për noterinë, si pjesë e paketës së dytë të reformës. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se me hyrjen në fuqi të vetingut, nis reforma reale në drejtësi. “Kam bindjen se reforma reale në drejtësi fillon sot ( dje). Deri më sot kemi bërë Kushtetutë­n, kemi bërë organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve, pra jemi kujdesur për veten, kemi bërë institucio­ne, kemi bërë rregulla se si t’i ndërtojmë ato, dhe e gjitha kjo në të mirë të publikut është, por tani me këto 27 ligje fillon reforma reale”, - tha Manjani. Sipas tij, “është reforma e shërbimeve ligjore. Janë shërbimet ato që prekin në mënyrë të drejtpërdr­ejtë njerëzit, shëndetin, pasurinë, e kështu me radhë. Nga kjo pikëpamje, si ministër i Drejtësisë jam 1000% i fokusuar në çdo rresht, pikë, presje dhe paragraf të këtyre ligjeve. Sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, qeveria shqiptare është e mandatuar, jo vetëm politikish­t, por edhe ligjërisht për të menaxhuar shërbimet publike të vendit, dhe nga kjo pikëpamje shërbimet ligjore nuk kanë ndonjë dallim dhe nuk Deputetja e PS- së, Vasilika Hysi vuri në dukje angazhimin për këtë fazë të re të reformës në drejtësi, pa harruar zbatimin e ligjit të vetingut. Ajo njoftoi për rreth 80 tryeza konsultimi në procesin e hartimit të këtyre projektlig­jeve.

kanë pse të jenë të veçanta në raport me pjesën tjetër të shërbimeve publike. Reformat e dixhitaliz­imit të shërbimeve publike ‘ One Stop Shop’, e kështu me radhë nisma të kësaj natyre, nuk janë dhe nuk mund të jenë vetëm për pjesën tjetër të shërbimeve duke përjashtua­r shërbimet ligjore”, - shtoi ai. Ministri Manjani përmendi se “drafti që gjendet sot zyrtarisht në kalendarin tuaj të punimeve ka nevojë për një ripunim të thellë ende, pasi ka edhe gjëra të rrezikshme në të dhe ne duhet të jemi në gjendje t’i korrektojm­ë, sepse, e përsëris, prek në mënyrë të drejtpërdr­ejtë standardin e zbatimit të të drejtave të njeriut në terrenin konkret”. Manjani u shpreh po ashtu se, “ligji për SHISH- in duhet të jetë pjesë e paketës së reformës në drejtësi, aq më tepër kur në përmbajtje­n e tij ky ligj, ka një dispozitë që e lejon atë që të përgjojë edhe me video në banesën e dikujt tjetër. Pra ja ku kemi një problem që, përveçse formal, është edhe substancia­l”, - tha z. Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania