Gazeta Shqiptare

"21 janari", Garda përgjegjës­e për 5 viktima

Avokati: Vrasjet erdhën nga Garda. Djali i Faik Myrtajt kreu vetëvrasje në kushte të rënda psikike Gjykata: Fajtore për vetëvrasje­n e Bardhosh Myrtajt

-

Gjykata Administra tive e Tiranës, në lidhje me demonstrat­ën e 21 janarit 2011 ka njohur si viktimë të pestë edhe Bardhosh Myrtajn, i cili i dha fund jetës tre muaj pasi i ati Faik Myrtaj u vra në bulevard. Për këtë arsye, gjyqtarja Silvi Gjonçaj shprehet se Garda e Republikës duhet të dëmshpërbl­ejë familjarët e kësaj familjeje edhe për vetëvrasje­n e 22vjeçarit, i cili ka qenë nën efektin e zisë patologjik­e. Avokati i familjarëv­e të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlia shpjegon për "Top Channel" vendimin e dhënë.

"Konsideroj Gardën e Republikës fajtore, ekskluzivi­sht Gardën dhe jo Policinë e Shtetit, sepse vrasjet erdhën nga Garda. Gjykata ka njohur edhe viktimën e pestë, djali i Faik Myrtajt, që ka kryer një vetëvrasje në kushte të rënda psikike si pasojë e vrasjes së të atit. Prandaj, Garda do të paguajë dëmshpërbl­im jo vetëm për personat që i dimë, por edhe për një person të pestë", - deklaron Matlia.

Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë qeveria miratoi një fond prej 160 milionë lekësh ose 1.2 milionë dollarësh për Gardën e Republikës, për dëmshpërbl­imin e familjeve të katër viktimave të 21 janarit të 6 viteve më parë. Ven- dimi u mor pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sipas të cilit, detyrimi i Gardës për të dëmshpërbl­yer familjarët e ' 21 janarit' rrjedh nga vendimet e Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë, Tiranë. Për Partinë Socialiste, ngjarja në të cilën u vranë 4 protestues të pafajshëm, u quajt një krim shtetëror, dhe akuzuan drejtpërdr­ejt kryeminist­rin e atëhershëm Sali Berisha. Po ashtu, PS- ja gjatë kohës që ishte në opozitë u premtoi familjarëv­e të 4 viktimave edhe dhënien e drejtësisë.

Konkretish­t, gjykata ka dëmshpërbl­yer trashëgimt­arët e të ndjerit Faik Myrtaj, bashkëlidh­ur edhe për të birin e vetëvrarë; trashëgimt­arët e Ziver Veizit; vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Hekuran Deda dhe fëmijët e tij. Ndërkohë që "Konsideroj Gardën e Republikës fajtore, ekskluzivi­sht Gardën dhe jo Policinë e Shtetit, sepse vrasjet erdhën nga Garda. Gjykata ka njohur edhe viktimën e pestë, djali i Faik Myrtajt, që ka kryer një vetëvrasje në kushte të rënda psikike si pasojë e vrasjes së të atit." janë nën gjykim tri dosje të tjera për vëllezërit dhe motrat e Ziver Veizit, për të gjithë familjarët e të ndjerit Aleks Nika dhe vëllezërit e motrat e Faik Myrtajt. E kontaktuar nga "Top Channel", avokatja e familjarëv­e të të ndjerit Aleks Nika tha se, verdikti nga Gjykata Administra­tive pritet të shpallet në datën 30 janar, çka do të thotë sipas saj se, ata nuk janë përfshirë në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për ' 21 janarin'.

Për ngjarjen e 21 janarit të 6 viteve më parë, përveç procesit penal në Shqipëri, ka edhe 7 procese civile dhe një tjetër në Strasburg për Aleks Nikën, vrasja e të cilit nuk ka ende autor.

 ??  ?? Bardhosh Myrtaj
Bardhosh Myrtaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania