Gazeta Shqiptare

Analiza e Policisë Tiranë, në 2016- ën 18 vrasje, vetëm njëra e pazbardhur

Hodaj: 4 vrasje për hakmarrje, 7 vrasje në familje

-

Edhe

pse për policinë viti që lamë pas u cilësua si një vit suksesi, për sa u përket rendit dhe sigurisë në Tiranë, gjatë 2016ës ka pasur 6 vrasje më shumë se në vitin 2015. Në prezantimi­n e analizës vjetore, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se në 2016- ën kanë ndodhur 18 vrasje, nga të cilat 17 janë të zbuluara dhe të dokumentua­ra; 14 vrasje kanë ndodhur në Tiranë dhe 4 të tjerat në Kavajë. Sipas tij, pjesa dërrmuese e vrasjeve janë për motive xhelozie, familjare apo motive banale të çastit. "Nga 18 vrasjet, 4 vrasje janë, ajo e Elton Çiços, Skënder Alukut, Vasil Biba dhe Ajet Zeqaj. Tri të parat të zbuluara, janë me motive hakmarrjej­e. 5 vrasje janë për motive banale të çastit, 2 për motive pronësie dhe 7 vrasje në marrëdhëni­e familjare, për shkak të xhelozisë ose konfliktev­e familjare", - tha Hodaj. "Në territorin e Tiranës janë evidentuar dhe referuar 12.061 ngjarje, nga të cilat janë zbuluar dhe doku- mentuar 11.086 me fuqi zbuluese 92%", - theksoi ai. Gjithashtu, Hodaj tha se në raport me vitin 2015 evidentohe­n 907 ngjarje më pak, dhe rritje e fuqisë zbuluese të policisë me 3%. Drejtori i Tiranës foli edhe për punën e Policisë Rrugore, ku kërkoi angazhimin maksimal të tyre për uljen e numrin të aksidentev­e si dhe ndërgjegjë­simin e qytetarëve pasi gjatë vitit 2016, ku 58 persona të aksidentua­r

ANALIZA VJETORE

135 866 masa administra­tive, 10 134 për mospërdori­m të rripit të sigurimit. 698 aksidente me pasoja: 58 persona kanë humbur jetën, 128 persona të plagosur rëndë dhe 657 persona të plagosur lehtë. 12061 ngjarje të evidentuar­a, 11086 të zbuluara. 18 vrasje, 17 janë të zbuluara. 171 parcela dhe 66929 bimë narkotike të asgjësuara.

kanë humbur jetën dhe 128 persona janë plagosur rëndë. "Nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 135.866 masa, me vlerë 130 505 376 lekë dhe janë arkëtuar 108.165 masa, me vlerë 141 536 850 lekë. Gjithashtu janë vendosur 10.134 masa administra­tive për mospërdori­m të rripit të sigurimit. Për vitin 2016, kanë ndodhur 698 aksidente me pasojë 58 persona të cilët kanë humbur jetën, 128 persona të pla-

gosur rëndë dhe 657 persona të plagosur lehtë, krahasuar me vitin 2015 ku kanë ndodhur 557 aksidente me pasojë 42 persona që kanë humbur jetën", - tha Hodaj. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, viti që lamë pas ishte i suksesshëm edhe për punën e kryer nga Seksioni i Narkotikëv­e, ku policia u fokusua në reduktimin e përdorimit të drogës sidomos në ambiente publike, lokale dhe shkolla.

 ??  ?? Ervin Hodaj
Ervin Hodaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania