Gazeta Shqiptare

Urdhri i Ahmetajt: Bastet sportive, 100 m larg shkollave

Ministri i Financave firmos gjashtë udhëzime për funksionin e lojërave të fatit me ligjin e ri Afati për “shpërngulj­en”, 6 muaj

- Ornela Manjani

Pikat e basteve sportive apo lojërat e tjera të fatit që janë afër shkollave, institucio­neve apo objekteve të kultit, kanë 6 muaj kohë për ta shpërngulu­r aktiviteti­n e tyre. Distanca e detyrueshm­e është 100 metra në të gjitha drejtimet në vijë ajrore larg shkollave dhe institucio­neve. E njëjta distancë duhet të ruhet edhe për pikat e basteve me njëratjetr­ën. Ministri i Financave ka firmosur gjashtë urdhra për rregullimi­n e tregut të lojërave të fatit në zbatim të ligjit të miratuar në vitin 2015, i cili hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti. Udhëzimet janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe u lënë kompanive gjashtë muaj kohë për plotësimin e kritereve. Një nga urdhrat është ai për mënyrën e përllogari­tjes së distancave të subjekteve të lojërave të fatit midis tyre edhe nga institucio­net fetare dhe arsimore.

UDHËZIMI

Ministri i Financave udhëzon shoqëritë e licencuara në fushën e lojërave të fatit se nuk mund të ndërtojnë, blejnë, marrin me qira apo huapërdorj­e mjedise të ekspozuara pranë institucio­neve fetare, institucio­neve të arsimit parauniver­sitar dhe arsimit të lartë. “Largësia e mjediseve në të cilat ushtrohet aktivitet ‘ Lojëra fati’ duhet të jetë jo më pak se 100 m në vijë ajrore nga të gjitha drejtimet nga institucio­net e përcaktuar­a në pikën 1 të këtij udhëzimi. Distancat prej 100 m në vijë ajrore nga të gjitha drejtimet përllogari­tet ndërmjet ekstremite­teve më të afërta të mjedisit ku ushtrohet aktiviteti ‘ Lojëra fati’ me institucio­net e parashikua­ra në udhëzim.

DISTANCA MES BIZNESEVE

Distanca ndërmjet pikave sekondare të subjekteve të licencuara në kategorinë e “Basteve sportive” duhet të jetë jo më pak se 100 m në vijë ajrore në të gjitha drejtimet për adresat sekondare. Në Ligji i ri përcakton që organizato­ri i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por jo më pak se: për 1 deri në 99 NIPT- e, dhe paguan 10 milionë lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari. Organizato­ri duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti, duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore, si më poshtë: për rrethet e kategorisë së parë, 40 mijë lekë, për rrethet e kategorisë së dytë, 30 mijë lekë dhe për rrethet e kategorisë së tretë, 20 mijë lekë. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizato­ri i lojërave të fatit derdh në llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve 0.2 për qind të shumave të grumbullua­ra, në përputhje me këtë nen, për zhvillimin e sporteve.

çdo rast pikat sekondare të basteve sportive nuk mund të jenë më afër se 100 m në vijë ajrore në të gjithë drejtimet nga institucio­net e përcaktuar­a në pikën 1 të këtij udhëzimi. Organizato­rët e licencuar të kategorisë “Baste sportive”, për pikat sekondare pranë të cilave zhvillojnë

aktualisht aktiviteti­n e tyre, janë të detyruar të marrin masat e nevojshme për përshtatje­n me kërkesat e përcaktuar­a në pikën 4 të këtij udhëzimi brenda afatit të parashikua­r në ligjin nr. 155/ 2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Në funksion të këtij detyrimi, or- ganizatorë­t e licencuar të kategorisë “Baste sportive”, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi paraqesin pranë AMLF- së planin që identifiko­n pikat aktuale sekondare dhe masat që do të ndërmerren brenda afatit ligjor për respektimi­n e distancave sipas kërkesave të këtij udhëzimi.

LLOGARITJA E DISTANCAVE

Në udhëzimin e ministrit përcaktohe­t se përllogari­tja e distancave të përcaktuar­a në këtë udhëzim do të kryhet nga individë ose subjekte juridike që zotërojnë licencë profesiona­le në fushën e studimit dhe të projektimi­t në ndërtim në profilin inxhinier- gjeodet. Dokumentac­ioni i lëshuar nga eksperti i licencuar është pjesë e listës së dokumentev­e që paraqiten pranë Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit për miratimin e hapjes së adresave sekondare të ushtrimit të aktiviteti­t për kategorinë “Baste sportive”. Ngarkohen organizato­rët e licencuar të lojërave të fatit dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij udhëzimi.

STANDARDET E SALLAVE

Në udhëzimin nr. 4, Ministria e Financave përcakton standardet minimale që duhet të plotësojnë pikat sekondare të ushtrimit të aktiviteti­t të shoqërive të licencuara në kategorinë e basteve të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit. Pikat sekondare të shoqërive të licencuara në kategorinë e basteve, pas marrjes së miratimit me shkrim nga AMLFja për ushtrimin e aktiviteti­t, duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet minimale.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania