Gazeta Shqiptare

Kumari, tarifat që do të paguajnë bizneset

Subjektet e lojërave të fatit duhet të dorëzojnë deklaratat tatimore çdo muaj

- Ornela Manjani

Subjektet e lojërave të fatit duhet të dorë zojnë deklaratën tatimore çdo muaj. Shoqëritë e regjistrua­ra në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me objekt të ushtrimit të aktiviteti­t organizimi­n e lojërave të fatit dhe të licencuara për ushtrimin e veprimtari­së, sipas kategorisë përkatëse, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 155/ 2015, “Për lojërat e fatit”, deklarojnë dhe paguajnë tarifën e licencës, sipas përcaktime­ve dhe afateve të vendosura me udhëzim të veçantë të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Në udhëzim thuhet se tarifat e licencimit për secilën kategori lojëra fati, llogariten në këste të barabarta vjetore, përgjatë të gjithë afatit të licencimit. Ndërkohë që, deklarimi i tarifës së licencimit kryhet nga subjektet e lojërave të fatit, në përputhje me procedurat dhe modelin e deklaratës së miratuar në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Ky deklarim kryhet vetëm në rrugë elektronik­e, nëpërmjet faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve.

DEKLARATA

Subjektet e lojërave të fatit duhet të dorëzojnë de- klaratat e tyre tatimore çdo muaj, pavarësish­t se detyrimi i tarifës për periudhën tatimore ( mujore) është zero dhe subjekti nuk ka për të paguar detyrime mujore për tarifën e licencës. Kësti vjetor i tarifës së licencimit paguhet brenda datës 15 janar të vitit korrent për të cilin paguhet tarifa vjetore. Deklarimi për këstin vjetor të tarifës së licencimit bëhet me deklaratën e periudhës tatimore dhjetor brenda datës 15 janar të çdo viti. Në vitin e parë të aktiviteti­t të lojërave të fatit, subjektet e licencuara, deklarojnë pagesën e tarifës së licencimit të barabartë me këstin vjetor, në periudhën tatimore në të cilën janë licencuar, e cila deklarohet dhe paguhet e plotë brenda datës 15 të muajit pasardhës.

TARIFAT PËR KAZINOTË

Në ligj është përcaktuar se “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, ka një tarifë prej 40 000 000 lekësh dhe për “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 lekë.

REFORMA

Ligji i ri parashikon që, zhvendosja e kazinove nga qytetet në zonat turistike të shndërrohe­t në një atraksion plus për turistët. Kushtet dhe kriteret janë më të forta për subjektet që do të aplikojnë për marrjen e licencës për çdo kategori lojërash fati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania