Gazeta Shqiptare

Ligji antiduhan, inspektora­ti gjobit 26 lokale në kryeqytet

ISHSH: Masat administra­tive, në 2 ditë

-

3nspektora­ti

Shtetëror Shëndetëso­r ka gjobitur 26 lokale, që janë gjetur në shkelje të ligjit "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit". Masat administra­tive janë vendosur në subjekte që zhvillojnë aktiviteti­n në kryeqytet, ndërkohë që monitorime­t janë zhvilluar në datat 18 dhe 19 janar. Edhe para pak ditësh, ISHSH- ja ndërmori të njëjtat masa penalizues­e për subjekte që u gjendën në shkelje të ligjit antiduhan. Për herë të parë, me ndryshimet që pësoi ky ligj në vitin 2014, u parashikua­n gjoba edhe për duhanpirës­it. Masa e gjobës është 5.000 lekë të reja, ndërkohë që objekt i gjobitjes janë edhe administra­torët e lokaleve. Sipas ndryshimev­e, për shkeljen e nenit të ri ku përcaktohe­shin mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikoh­et gjobitja e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për perso- nin përgjegjës në institucio­net publike si dhe 50 000 lekë për administra­torin në banesat me bashkëpron­ësi të detyrueshm­e. Po ashtu, ligji i ri përcaktont­e se pronari ose administra­tori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektues­e për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise. Shkelja e këtij neni dënohet me 300 000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50 000 lekë gjobë për administra­torin apo personin e caktuar përgjegjës.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania