Gazeta Shqiptare

Universite­ti i Mjekësisë, kriteret e pranimit për vitin 2017- 2018

Lëndët formuese kanë 30% të pikëve, 70% i kanë mesatarja e gjimnazit dhe matura Kusht për aplikimin e maturantëv­e, mesatarja mbi 8

-

Universite­ti i Mjekë sisë Tiranë ( UMT) ka miratuar kriteret e pranimit për vitin akademik 2017- 2018. Sipas njoftimit të UMT- së në vendimin e datës 18 janar, përcaktohe­t se kriteret e pranimit janë të njëjta si vitin e shkuar, ku 35% të pikëve kandidatët i marrin nga nota mesatare aritmetike e tri viteve të gjimnazit, 35% nga nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore dhe 30% nga lëndët formuese. Ndërkohë që, kusht edhe për maturantët e këtij viti është që, për të aplikuar në këtë universite­t duhet që maturantët ta kenë notën mesatare aritmetike të shkollës së mesme për të gjitha vitet 8.5 për programet mjekësi, farmaci stomatolog­ji, dhe 8 për programet e studimit në infermieri. Një tjetër vlerësim maturantët do të kenë edhe për llojin e shkollës së mesme ku kanë përfunduar gjimnazin, pasi me koeficient të lartë 1.4 është gjimnazi dhe seksionet dygjuhëshe, ndërsa llojet e tjera të shkollave, siç janë ato profesiona­let, vlerësohen me koeficient 1. Në tabelat bashkëngji­tur shkrimit janë detajet e vlerësimit të shkollave si dhe kriteret e aplikimit në Universite­tin e Mjekësisë.

MJEKËSIA & KRITERET

Senati Akademik në Universite­tin e Mjekësisë Tiranë, në datën 18 janar ka miratuar kriteret e pranimit të studentëve për vitin akademik 2017- 2018. Sipas vendimit të UMT- së, kriteret e pranimit të studentëve në ciklin e parë ( Bachelor) dhe në ciklin e dytë të integruar në Universite­tin e Mjekësisë Tiranë janë: Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35%; nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme ( për të gjitha vitet) 35%; dhe nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme, 30%.

Lëndët formuese që preferon Universite­ti i Mjekësisë janë 3: Kimi 10%, Biologji 10% dhe Fizikë 10%. Lëndët formuese të cilave

UMT- ja u ka dhënë 30% të peshës nuk duhet të ngatërrohe­n me provimet me zgjedhje që do japin maturantët në provimin e maturës. Si provime me zgjedhje maturantët duhet të zgjedhin lëndët që janë të sigurt se i marrin notë të mirë, pasi matura është provim dalës nga gjimnazi dhe nuk ka rëndësi lënda që

zgjedh një kandidat, por nota që ai merr. Veç kritereve të sipërpërme­ndura, maturantët që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit të parë dhe ciklit të dytë të integruar në Universite­tin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë patjetër kriterin e mesatares, e cila varion në bazë të fakultetev­e. Fakulteti i Mjekësisë, ku përfshihen programet e studimit Mjekësi, Farmaci, Shëndet Publik, dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, ku përfshihet dega Stomatolog­ji, kanë si kriter për aplikim notën mestarë 8.5, ndërsa Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ku përfshihen profesione­t e infermieri­së, mamisë, teknik laboratori, logopedi dhe imazheri, e kanë pak më të ulët mesataren e aplikimit, pasi është 8. Koeficient­ët sipas llojeve të shkollave të mesme që do të aplikohen për vlerësimin e kandidatëv­e që aplikojnë për të gjitha programet që ofron Universite­ti i Mjekësisë Tiranë i keni në tabelën e mëposhtme, ku vlerësim me koeficient­ë 1.4 kanë: gjimnazi; seksionet dygjuhëshe shqip- frëngjisht, shqip- italisht dhe shqip- gjermanish­t.

 ??  ?? Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Mjekësisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania