Gazeta Shqiptare

Gruevski: Nano lejoi ndikimin e Sorosit në Partinë Socialiste

Kryeminist­ri i Maqedonisë flet për gazetën “Express”: Fatos Nano, pozitiv “S’do më pëlqente ta shihja këtë në partinë time”

- Berat Buzhala Leonard Kerquki

Zgjedhjet në Maqedoni kanë përfunduar para një muaji, por edhe më tutje nuk ka asnjë marrëveshj­e për formimin e qeverisë. Partia më e madhe në vend, VMRO- DPMNE, i ka fituar këto zgjedhje. Kryetari i partisë, Nikola Gruevski, është mandatuar nga presidenti i vendit, më nëntë janar, që të fillojë negociatat me partitë tjera në vend për formimin e qeverisë. Ai e ka bërë një gjë të tillë. Për të gjetur një partner i ka në dispozicio­n edhe 12 ditë.

Për të mësuar më shumë rreth këtij ngërçi, natyrës së tij, “Gazeta Express” e ka realizuar një intervistë me shkrim me Nikola Gruevskin, politikani­n numër një në Maqedoni. Ai, në kampin maqedonas, është i pakonkurru­eshëm. Është dukshëm më i madh se sa rivali i tij, LSDM. Sigurisht që rreth Gruevskit ka shumë pluhur, gjë për të cilën ai e fajëson multimilia­rderin Xhorxh Soros.

Kjo është hera e parë që Gruevski ka folur për një medium shqiptar në 10 vjetët e fundit.

Gazeta Express: Si ndodhi që rivali i juaj, LSDM, arriti të marrë votat e shqiptarëv­e?

Gruevski: Me ndihmën e pakursyer të OJQ- ve, aktivistëv­e dhe mediave të Soros- it.

Gazeta Express: A besoni në parti multietnik­e?

Gruevski: Po, unë besoj në partitë multietnik­e, sepse partia ime është multietnik­e. Kemi anëtarë, votues dhe zyrtarë prej gati të gjitha komunitete­ve. Megjithatë, multietnic­iteti është i pamjaftues­hëm për momentin. Ky është niveli i zhvillimit. Do të përmirësoh­et gradualish­t, sidomos pas anëtarësim­it të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Gazeta Express: Te shqiptarët ekziston bindja që ju jeni kundër anëtarësim­it në NATO dhe në Bash- kim Evropian. A mund të marrim një përgjigje të qartë për këto dy çështje?

Gruevski: Ky është perceptim i gabuar. Unë dhe partia ime kemi thënë qartë se punojmë shumë në këtë drejtim. Në të vërtetë është partia ime që për dy vjet, nga 2006 deri më 2008, arriti të përmbushë të gjitha kërkesat e shtetit dhe të marrë ftesën për t’u anëtarësua­r në NATO më 2008, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë dhe një vit më vonë Komisioni Evropian vendosi se shteti është gati të fillojë negociatat për anëtarësim me BEnë, por në të dyja rastet, rezultati final nuk ishte arri- tur për shkak të bllokadës së Greqisë lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit tonë, emri i gjuhës, gjuhës maqedonase dhe emri i kombit, në komb maqedonas. Pyetje skajshmëri­sht e vështirë. A mund ta imagjinoni si do të reagonin qytetarët dhe politikanë­t e vendit tuaj sikur politikanë­t tuaj do të duhej të nënshkruan­in se ju nuk jeni shqiptarë dhe t’ua japin një emër nga një listë e ngushtë e miratuar nga fqinji juaj dhe gjuha që flisni nuk ësh- të më gjuha shqipe, por një tjetër, plus të ndryshoni emrin e shtetit. E në krejt këtë çështje, gjithçka ndodh në një atmosferë në të cilën fqinji juaj ju thotë se nuk jeni shqiptar dhe ju përfaqësoh­eni rrejshëm dhe të ju shantazhoj­ë publikisht se pa ndryshuar identiteti­n dhe emrin, nuk do të ju lejohet progresi për ambiciet tuaja për t’iu bashkuar NATO- s dhe BE- së. Për më shumë, nëse shumica e shtetit është kundër kësaj ideje dhe nëse kërkojnë kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, të ju fajësojnë se shumica e qytetarëve dhe politikanë­ve në pushtet janë na- cionalistë dhe shovinistë, e tërë kjo vetëm sa për të bërë presion te politikanë­t për të dëshmuar se ata nuk janë aq të fortë dhe të nënshkruaj­në çfarë u kërkohet të bëjnë nga jashtë. Është një situatë shumë e vështirë, nuk dua t’i ndodhë askujt. Situatë e çmendur. Në njërën anë, t’ju fyejnë dhe në anën tjetër t’ju shpallin përgjegjës për mospranim të shantazhit që dy të tretat e qytetarëve, të cilëve ti u referohesh, në këtë rast maqedonasv­e, janë kundër. Pastaj, këtu vjen Soros- i, ai aktivizon ndikimin politik dhe pushtetin në vendet më të fuqishme, hap 70 OJQ, u jep ryshfet numrit më të madh të mediave dhe ua bën me dije se nëse nuk pranoni atë që ua kërkon, ai do të bëjë, do të krijojë perceptimi­n për juve, se ti je shovinist, kriminel, i korruptuar dhe njeri i keq e i paaftë dhe çdo gjë më të keqe. Nëse ia del me këtë politikë në Maqedoni, ai do ta bëjë të njëjtën gjë në vendet dhe qytetarët tjerë, sidomos në shtete me ekonomi të varfra si ajo e jona, ku me një shumë të vogël parash nga ai, që është shumë e madhe për ne, ai mund të arrijë shumë. Ai indoktrino­n një pjesë të madhe të njerëzve të rinj nëpërmjet ligjëratav­e të financuara nga forma të ndryshme, krijon një armatë të protestues­ve me pagesë dhe provon të rrëzojë qeveri dhe të shkatërroj­ë shtete. Më lejoni të kthehem në pyetjen që bëtë, qëllimi ynë është që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO- s dhe BE- së. Ne do të bëjmë ç’është e mundur për t’i tejkaluar sfidat për të cilat fola më lart dhe për realizimin e prioritete­ve tona strategjik­e.

Gazeta Express: Pse është ( Xhorxh) Soros kaq i rëndësishë­m në Maqedoni, cili është rreziku që paraqet ai?

Gruevski: Soros është një njeri biznesmen, i cili po ashtu ka ideologjin­ë e vet të lidhur me institutin shoqëria e hapur. Siç e kam parë në media, ka spekulime se ai është duke shkaktuar ndryshimet në aksionet shtetërore dhe monedhën. Jashtë biznesit, sa u përket aktivitete­ve që lidhen me biznesin e të cilat janë shumë të njohura, ai ka aktivitete që lidhen me politikat. Ai është aktiv në një numër vendesh, veçanërish­t në Evropën Lindore, përfshirë dhe në Amerikë duke tentuar që ta fusë dhe zbatojë ideologjin­ë e vet në këto vende. Zakonisht këto ideologji janë të lidhura me partitë majtiste. E ne jemi parti e qendrës së djathtë, parti konservato­re, dhe ideologjia jonë nuk është aq e përafërt me atë të zotëri Soros. Dhjetë për qind të parave në Evropë ai është duke i shpenzuar në vendin tonë, Maqedoni, nëse e shikojmë për kokë banori, mbase ne jemi vendi numër një në Evropë ku ai po i shpenzon paratë e tij. Ai ka 25 vite këtu ( në Maqedoni), por këto vitet e fundit ai është më aktiv në financimin e institutit për shoqëri të hapur, i cili është ombrella e më shumë se 70 organizata joqeverita­re në Maqedonia, të cilat janë 90 apo 100 për qind të financuara nga Soros. Kur VMRO është në qeveri, ushtria e Soros, mediat, organizata­t joqeverita­re dhe shoqëria civile janë kundër nesh për gjithçka, prandaj nuk ka aktivitet apo hap të partisë sonë dhe kur VMRO është në opozitë, Soros është kundër nesh. Pra, pavarësish­t a është në qeveri apo opozitë, aktivistët e Soros, pavarësish­t se në çfarë mënyre, qoftë në organizata joqeverita­re, media apo institutit për shoqëri të hapur, gjithmonë janë kundër nesh në përkrahje të socialdemo­kratëve. Nganjëherë e pyes veten se a është e mundur në kaq shumë vite që VMRO nuk e ka bërë një hap të mirë dhe socialdemo­kratët nuk e kanë bërë asnjë hap gabim. Mbase nuk është e mundur, por e kemi një situatë ku ky biznesmen miliarder ka një ide të qartë se çfarë të bëjë në vendin tonë. Siç thashë, ai ka shpenzuar shumë para, por vitet e fundit i ka rritur aktivitet e veta këtu.

Gazeta Express: Sa para vlerësoni se ai shpenzon këtu?

Gruevski: Duke folur nga perspektiv­a perëndimor­e, ato para nuk janë shumë, por në vendin tonë me dy milionë njerëz dhe pesë mijë dollarë GDP për kokë banori, janë shumë para. Gjashtë apo shtatë milionë dollarë në vit.

Gazeta Express: Ke tentuar ta kontaktosh dhe ta bisedosh me për t’i qartësuar gjërat?

Gruevski: Në fakt, e kam takuar atë ( Soros) rreth gjashtë vite më parë në Pragë, në një ngjarje që kishte të bënte me njerëz të komuniteti­t rom, e Maqedonia ishte vend që po merrte presidencë­n, para kësaj ishte Republika Çeke, Finlanda dhe më pas udhëheqësi­a jonë. Aty u takuan të gjithë shefat e delegacion­eve dhe natyrisht ai është njëri nga donatorët për komuniteti­n rom, në këtë rast pata një takim 15 apo 20- minutesh me të, ku folëm për aktivitete­t tona dhe të tij për komuniteti­n rom dhe për atë se çfarë do të mund të bëhej për ta në Evropë në të ardhmen. Në fund të diskutimit ai pyeti për çështjen e emrit ( të Maqedonisë). Aty kuptova se ai kishte shumë informata për këtë, dinte shumë detaje. Ai tha se Papandreu ( ish- kryeminist­ri i Greqisë) nuk do të ishte kryeminist­ër edhe për gjatë dhe se ne do të duhej ta shfrytëzon­im këtë mundësi për të arritur një marrëveshj­e me të. Për fat të keq, qëndrimet e tij nuk ndryshonin shumë nga ato kryeminist­rave të tjerë, edhe pse ai dukej shumë më liberal. Mendimi i tij ishte se Papandreu ishte më i lehtë se të tjerët për të arritur marrëveshj­e. Ai

 ??  ?? Fatos Nano
Fatos Nano
 ??  ?? Xhorxh Soros
Xhorxh Soros

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania