Gazeta Shqiptare

Kreu i VMRO: Kam në plan të fus një buxhet më vete për OJQ

Gruevski thotë se Xhorxh Soros ka shumë ndikim në Shqipëri. Ja “plani” i tij “Kam drekuar me Arbën Xhaferri ishte mendjendri­tur”

-

përmendi shumë gjëra, të cilat më bën të mendoja se ai ishte shumë i informuar për detaje dhe ky ishte fundi i takimit sepse të gjitha delegacion­et i shpenzuan 15 deri në 20 minuta, prandaj nuk kishim mundësi ( të bisedonim) më shumë.

Gazeta Express: A mendoni se ai është prezent në Shqipëri si në Maqedoni? Gruevski: Për aq sa di unë, ai ka ndikim të fortë në Shqipëri. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë kundër Fatos Nanos, për shembull, kam mendim pozitiv për këtë njeri, por natyrisht ai lejoi që partia e tij të ndikohej shumë nga Soros dhe mua s’do të më pëlqente ta shihja partinë time të ndikohej nga Soros.

Gazeta Express: Një pyetje për Kosovën. Partia juaj ishte ajo që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 kur e shpallem pavarësinë. Sa e vështirë ishte për ju që ta merrnit atë vendim?

Gruevski: Ishte e vështirë, ishte një kohë e vështirë duke pasur në mendje se shumica e qytetarëve maqedonas kanë marrëdhëni­e të mira me fqinjin tonë Serbinë, po ashtu duke ditur se e kemi ndarë vendin e njëjtë në të kaluarën, jetuam në të njëjtin vend dhe kishim marrëdhëni­e të ngushta mes qytetarëve të dy vendeve, po ashtu për shkak të ngjashmëri­ve në gjuhë dhe se ne mund ta kuptojmë njëri- tjetrin shumë më lehtë. Po ashtu, kemi fenë e njëjtë dhe në atë periudhë kishim marrëdhëni­e të mira me Serbinë, asgjë nuk shkonte keq mes nesh. Duhej të bënim një zgjidhje. Ishte një hap i vështirë dhe shumë i rrezikshëm nga ana jonë për njohur Kosovën. Patëm bërë përgatitje të gjata dhe thella për këtë dhe në fund morëm vendimin. Serbët ishin të zemëruar dhe më vonë ata bënë disa hapa ndaj nesh sepse donin të na tregonin se ishin të zemëruar me neve. Madje, edhe sot ne po shohim zemërim nga ana e ministrit të Punëve të Jas- htme të Serbisë, Ivica Daçiç. Ai ishte shumë i drejtpërdr­ejt duke thënë se Serbia bëri gabim që e njohu Maqedoninë në bazë të emrit kushtetues, për shkak se ne pranuam Kosovën dhe për shkak të votës sonë për Kosovën në UNESC. Po e citoj ( Dacicin) ashtu siç tha: ‘ Ky është një gabim i madh’. Dua të them se disa politikanë në Serbi nuk mund ta kuptojnë sepse ne e bëmë këtë hap dhe pse vendosem ta pranonim Kosovën, duke pasur në mendje të gjitha ato gjëra që i përmenda më parë, marrëdhëni­et e ngushta, bashkëpuni­mi i mirë politik, gjuha, feja dhe marrëdhëni­et mes qytetarëve. Pra, ishte një hap i rrezikshëm që e bëmë në atë kohë.

Gazeta Express: Çfarë mendoni, marrëdhëni­et mes dy vendeve tona janë të mira, por jo aq të mira. Pse nuk ju shohim duke e vizituar Kosovën dhe politikanë­t tanë vendin tuaj? Ku kemi ngecur, çfarë nuk shkon mes dy vendeve tona?

Gruevski: Kam qenë një herë në Kosovë, s’mbaj në mend nëse ishte vizitë zyrtare, mendoj që jo. Mora pjesë në një ngjarje në Prishtinë para pesë apo gjashtë vite më parë, nuk jam tamam i sigurt. Hashim Thaçi më vizitoi në disa raste para se të zgjidhej kryeminist­ër dhe një herë pasi që u zgjodh kryeminist­ër. Me kryeminist­rin e tanishëm, Isa Mustafën, u takova në disa samite.

Gazeta Express: Ku mund të bashkëpuno­jmë më mirë? Cila është fusha që ju mendoni se Kosova dhe Maqedonia mund të bashkëpuno­jmë më mirë?

Gruevski: Bashkëpuni­mi mund të jetë shumë më i mirë, por problemi kryesor qëndron në dy gjëra. Disa media të cilat janë duke injektuar negativite­t për ne, për partinë time, qeverinë time dhe për mua personalis­ht. Nuk ka asnjë argument serioz se unë jam negativ ndaj shqiptarëv­e. Nëse ulemi dhe flasim normal, mund ta shohim se është e kundërta.

Gazeta Express: Sa shqiptarë janë punësuar gjatë mandatit tuaj?

Gruevski: Nuk kemi shifra të sakta për shqiptarët e punësuar. Ne po punojmë që njerëzit të punësohen, por nuk e dimë se kush po punësohet, sepse kompanitë private punësojnë dhe ne i ndihmojmë, i inkurajojm­ë dhe u japim arsye kompanive private që të vijnë këtu dhe pas kësaj, nuk jemi në gjendje që t’u themi atyre punësoni maqedonas dhe jo shqiptarë apo të kundërtën. Por, natyrisht nëse ato e hapin një fabrikë në Kiqevë, shumë shqiptarë do të përfitojnë, e nëse hapet ndonjë në Tetovë te shqiptarët, atëherë shumica e të punësuarve do të jenë shqiptarë. Fabrika të tilla ndodhen në rajonin e Strugës dhe Ohrit, në Kërçovë, në Tetovë po ashtu një fabrikë shumë e madhe me dy mijë e 500 njerëz. Ka edhe në Shkup, shumë prej tyre, veçanërish­t në Zonën e Lirë Ekonomike. Po presim një kompani globale shumë të njohur që të vijë shumë shpejt në Kumanovë, e cila do të punësojë minimumi një mijë punëtorë. Prandaj, në qytetet ku jetojnë shqiptarë, ne po tentojmë të gjejmë vende pune për të gjithë, sepse në radhë të parë, është e pamundur t’i përzgjedhë­sh njerëzit. Së dyti, edhe nëse dikush dëshiron që vetëm maqedonasi­t të punësohen dhe jo shqiptarët, ky do të ishte problem për ne, sepse unë jam kryeminist­ër i të gjithëve dhe ata njerëz janë njerëzit e mi. Ata vijnë nga një komunitet tjetër etnik dhe fetar, por ata jetojnë në të njëjtin shtet me mua dhe presim nga unë diçka. Kanë apo s’kanë votuar për mua, në fund të fundit unë jam kryeminist­ër i të gjithëve. Jam i obliguar që t’i ndihmoj të gjithë.

Gazeta Express: Po ndërtoni një autostradë të quajtur “Arbën Xhaferi”. A keni plane që ta lidhni autostradë­n?

Gruevski: Po, është në planet tona dhe jemi duke i bërë përgatitje­t. Në programin tonë të ri është evidente se po planifikoj­më një magjistral­e të tillë. Tashmë i kemi kontraktua­r organizata­t ndërkombët­are financiare, nëse vendosim të marrim hua dhe potenciali­sht edhe kompanitë e partnerite­tit publiko- privat pas formimit të qeverisë. Do të nisim diskutimet rreth detajeve dhe do të zgjedhim njërin nga modulet me borxh, hua, apo me partnerite­tin publiko- privat, nëse ka interesim për këtë.

Gazeta Express: Të pëlqen emri që i dhamë autostradë­s “Arbën Xhaferi” dhe çfarë mendimi keni për Xhaferin?

Gruevski: Është vendimi i vendit tuaj. S’shoh diçka të keqe këtu. E njihja atë personalis­ht dhe isha pjesë e qeverisë së ish- presidenti­t të VMRO dhe ish- kryeminist­rit Georgievsk­it kur ishim në koalicion me PDSH dhe Arbën Xhaferi ishte kryetar. E kam takuar shpesh dhe pasi u bëra kryetar i partisë, pata takim të veçantë me të. Drekuam në një restorant në Shkup dhe biseduam. Ishte periudha e hershme si kryeminist­ër dhe aty ishte edhe Menduh Thaçi. Ishte shumë i mençur, mendjendri­tur dhe kishte fjalor shumë karakteris­tik me fjali shumë filozofike. Jo shumë politikanë që kam takuar kanë karakteris­tika të tilla.

Gazeta Express: A keni ndonjë pendim që kur të filloni mandatin e ri do ta vendoseni si prioritet, për shkak se nuk e keni bërë në të kaluarën dhe doni ta bëni tani?

Gruevski: Një, është që të fus më shumë para në buxhet për NGO- t, për NGO- t e pavarura dhe të drejta e jo për NGO- t që kanë ideologji false. Ky ishte një gabim i madh se deri më tani kemi dhënë shuma simbolike parash për NGO- t. Shumë njerëz patën thënë se nuk ishte në rregull, por s’e kemi kuptuar këtë. Pas asaj nëpër të cilën kemi kaluar, tani e kuptojmë NGO- t tona janë monopolizu­ar plotësisht nga një institut dhe nga një person. Duhet patjetër ta demonipoli­zojmë këtë sektor. Natyrisht se ekzistojnë shumë gjëra që lidhen me projekte konkrete, si magjistral­ja dhe disa projekte të tjera. Dhe e dyta është që të jem më prezent në mesin e shqiptarëv­e, posaçërish­t përmes mediave, jo vetëm direkt. Kur shkoj te shqiptarët, më presim shumë pozitivish­t. Në shumë raste kam qenë në shumë qytete dhe fshatra të ndryshme ku jetojnë ata, në kohërat të mira dhe kohërave të vështira për shqiptarët, si në Shipkovicë gjatë vërshimeve. Isha politikani i parë që shkoi në Shipkovicë për t’i ndihmuar njerëzit. Së pari shkova në Maraviçica, Golavoniçi­ca dhe Shipkovicë dhe dy ditë më vonë në rajonin e njëjtë, duke tentuar të jem në vendin ku qytetarët përballen me probleme dhe për ta parë drejtpërdr­ejt nëse institucio­net tona janë duke bërë punën mirë. Njerëzit nuk ishin të kënaqur, prandaj menjëherë i thirra të gjithë, të gjitha funksionet e përfshira në aktivitete ndihmese dhe rikuperues­e, pas kësaj ata ishin shumë të kënaqur.

Gazeta Express: Pra, ju do të nisni një qasje të re duke qenë më afër shqiptarëv­e mandatin e ardhshëm?

Gruevski: Dua të them se nuk kam probleme me shqiptarët kur i takoj, por natyrisht që problemi kryesor janë mediat, të cilat janë duke mashtruar. Ndoshta shkoj në një fshat një herë në vit, sepse është e pamundur të jem në të gjitha fshatrat çdo ditë. Sot shkoj në një fshat, dy javë më vonë në një tjetër, dy javë më pas në një tjetër. Të themi vizitoj 20 vende, apo 30, s’ka rëndësi. Por, mediat po flasim negativish­t për ne çdo ditë. Duhet të jem më prezent në media dhe të japë mesazhe, të shpjegoj gjërat sepse njerëzit nuk janë budallenj dhe do të kuptojnë.

( Për arsye se intervista është bërë me shkrim, disa pyetje sensitive të cilat do të kërkonin interaktiv­itet më të madh - siç është rasti i Kumanovës - nuk janë bërë).

 ??  ?? Nikola Gruevski
Nikola Gruevski
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania