Gazeta Shqiptare

Propagando­nte ISIS në shkollë, arrestohet mësuesja

Drejtori i Medresesë reagon pas publikimit të videos: Distancohe­mi nga deklaratat e mësueses Emine Alushi Bashkëshor­tja e menaxherit të Myftinisë Shkodër jepte lëndën e Kuranit MAS: E papranuesh­me përhapja e pikëpamjev­e ekstremist­e

- Senad Nikshiqi

Emine Alushi, mësues ja e cila propagadon te ISIS tek nxënësit e saj në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" të Shkodrës ka përfunduar në pranga. Ajo u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga policia e qytetit verior në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Antiterror­it në Policinë e Shtetit, pasi në videon e publikuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin "Stop", mësuesja i thoshte njërës prej nxënëseve se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës. Burime zyrtare nga blutë e Shkodrës bënë me dije se Alushi u prangos në banesën e saj pak orë pas publikimit të skandalit dhe konkretish­t rreth orës 01: 00. Sipas hetuesve të çështjes, biseda e zhvilluar mes nxënëses së cilës i dëgjohet zëri dhe mësueses që i përgjigjet nuk është bërë gjatë një ore mësimi dhe as brenda klasës, por në një moment pushimi në mjediset e hapura që shkolla posedon. Po të njëjtat burime deklaruan se rreth orës 07: 00 të ditës së djeshme është dërguar drejt Tiranës tek njësia e Antiterror­ist, pasi çështja në ngarkim të saj do t'i kalojë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Ndërkaq, mësohet se Emine Alushi punonte si zëvendësue­se në Medresenë e vajzave të Shkodrës dhe se regjistrim­i i videos është bërë në vitin 2015. Pas këtij viti, Alushi, për shkak të mungesës së orëve nuk ka mundur të vijojë më tej punën si mësuese në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia". Një fakt i tillë është bërë me dije nga burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Shkodër. Sipas DRA, Emine Alushi që nga 2015- ta nuk e ka ushtruar profesioni­n në shkolla të tjera të Shkodrës. Mësuesja e arrestuar gjatë kohës kur ishte në Medrese si zëvendësue­se jepte lëndën fetare të librit të shenjtë të Kuranit. Ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërsa është bashkëshor­tja e Blendi Alushit, që punon si menaxher në Myftininë e Shkodrës. Deri tani komunitete­t fetare në Shkodër, mes të cilave edhe Myftinia nuk kanë bërë asnjë reagim apo s'kanë mbajtur asnjë qëndrim. Edhe familjarët e Emine Alushit momentalis­ht kanë vendosur që të mos flasin për këtë çështje.

Nëna e tre fëmijëve ishte mësuese e Kuranit, pasi është diplomuar për teologji në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë në vitin 2009 dhe rezulton e martuar

prej vitit 2000 me Blendi Alushin, menaxher në komuniteti­n mysliman në Shkodër. Në faqen e saj në "Facebook", mësuesja ka të publikuara lajme që lidhen me Sirinë, lutje dhe solidarite­t për viktimat atje si dhe fotografi të Pas

arrestimit të mësueses në Shkodër, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Sipas ministrisë, përhapja e pikëpamjev­e ekstremist­e nëpër shkolla është e papranuesh­me. "MAS e dënon me forcë rastin dhe e konsideron të papranuesh­ëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremist­e gjatë një ore mësimore, si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucio­ne që kultivojnë vlera të larta demokratik­e dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfarëdo përpjekjej­e për radikalizë­m apo ekstremizë­m", thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu, në këtë reagim citohet se MAS- i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimoredu­kativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucio­net arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, ndërsa garantohet opinioni publik se do të merren masat e duhura për ruajtjen e hapësirave shkollore nga radikalizm­i, dhuna dhe ekstremizm­i.

udhëtimeve të saj në Mekë apo edhe nga aktivitete të ndryshme. Në këtë faqe mësuesja mbështet Ahmed Kalanë, imamin e xhamisë së Kavajës, që disa herë ka pasur përplasje mendimesh me KMSH si dhe është adhuruese e presidenti­t të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

REAGIMI I MEDRESESË

Drejtori i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqet mësuesja Emine Alushi, e cila në vitin 2015 ka qenë pjesë e kësaj shkolle. "Në lidhje me videoregji­strimin e dhënë në emisionin investigat­iv ' Stop', mendimi i dhënë dhe ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj video nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si institucio­n arsimor i KMSH dhe është krejtësish­t e kundërt me atë

çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ", tha Dervishi. Ai u shpreh se Medreseja distancohe­t tërësisht nga ajo çfarë ka deklaruar mësuesja Emine Alushi. "Medreseja është institucio­n i shërbimit arsimor parauniver­sitar dhe vepron në bazë të legjislaci­onit shqiptar dhe filozofisë së KMS- së. Me këtë videoregji­strim dhe përmbajtje­n e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës datë 18 janar 2017. Ne si staf drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë. Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe se këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës", deklaroi Kujtim Dervishi.

 ??  ?? Emine Alushi me bashkëshor­tin
Emine Alushi me bashkëshor­tin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania