Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA lehtëson procedurat, ja se si mund të fitoni një vizë turistike

Njoftimi: Mos harxhoni kohë dhe para, ju duhen vetëm këto dokumente Pagesat përkatëse dhe mënyrat e aplikimit

-

Ambasada amerikane ka shpërndarë për të gjithë të interesuar­it që duan të përfitojnë vizat turistike një njoftim të rëndësishë­m. Në faqen zyrtare në "FB", ambasada e SHBA- ve pohon se fleta e konfirmimi­t të formularit të aplikimit online DS- 160 është e vlefshme si dokument për intervistë­n. "Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistë­n për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimi­t të DS- 160 dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbullua­r dokumente, të cilat nuk do t'ua kërkoj. Përkundraz­i, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!", thuhet në njoftimin e ambasadës. Më poshtë ju paraqesim hapat se si të aplikoni për vizë pune në SHBA. Për të aplikuar për vizë joemigrimi ( psh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtme. Diplomatët, zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë dhe zyrtarët ushtarakë si dhe punonjësit e organizata­ve ndërkombët­are dhe të NATO- s, që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë së tyre për t'u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë qeveri, duhet të klikojnë në lidhjet përkatëse për udhëzime specifike mbi procedurën e aplikimit. Të gjithë të tjerët duhet të ndjekin këta hapa:

Hapi i parë: Plotësoni aplikimin online

Secili aplikant, pavarësish­t moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë joemigrimi DS- 160 online. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore - në anglisht". Pasi të keni plotësuar formularin DS- 160, printoni fletën e konfirmimi­t që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur të paraqiteni në ambasadën amerikane në Tiranë për intervistë­n tuaj për vizë. Plotësoni të gjithë informacio­nin me saktësi në formularin DS- 160. Nëse keni përdorur emër, ose mbiemër tjetër për shkak të martesës, apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS- 160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacio­nin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në anglisht, për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në shqip në faqen online të ambasadës.

Hapi i dytë: Paguani tarifën e vizës

Secili aplikant, pavarësish­t moshës, duhet të krijojë një llogari duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

- Në internet: https:// ais. usvisa- info. com/ sq- al/ niv.

- Telefononi në numrin: + 355- 044- 500- 037, ose 703- 5202498 nga SHBA.

oMe shërbimin ' Skype' nën emrin usvisaalba­nia.

Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjidhni mënyrën e pagesës për tarifën e vizës joemigrues­e. Pasi të paguani tarifën, ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

Hapi i tretë: Rinovim i vizës me postë, ose caktimi i takimit për vizë

Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 48 muajve dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë dhe po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë mund të mos paraqiteni në ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https:// ais. usvisainfo. com/ sq- al/ niv dhe përgjigjun­i pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoh­eni. Një shembull të pyetësorit e gjeni në faqen online të ambasadës. Nëse ju nuk kualifikoh­eni për rinovimin e vizës me postë, atëherë duhet të caktoni një takim për t'u paraqitur në ambasadë. Ju mund të:

- Hyni tek llogaria juaj tek: https:// ais. usvisa- info. com/ sq- al/ niv.

- Telefononi në numrin: + 355- 044- 500- 037, ose 703- 520- 2498 nga SHBA.

- Me shërbimin ' Skype' nën emrin usvisaalba­nia.

Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë të detyruar të paraqiten për intervistë. Pasi të kenë plotësuar hapin e tretë, ata mund të dërgojnë aplikimin e tyre me postë. Kërkesat për takimet të përshpejtu­ara për intervistë konsideroh­en vetëm në rrethana të kufizuara dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. Hapi i katërt: Përgatitun­i për intervistë­n tuaj

Ju duhet të sillni dokumentac­ionin e mëposhtëm a) në intervistë­n tuaj nëse do të intervisto­heni personalis­ht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë: 1. Pasaportën tuaj. 2. Fletën e konfirmimi­t të formularit DS- 160, që përmban barkodin dhe fotografin­ë tuaj.

3. Një fotografi me përmasa 5×5 cm.

4. Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https:// ais. usvisa- info. com/ sqal/ niv.

5. Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë, që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po aplikoni.

Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin tuaj. Nuk është e nevojshme të mbërrini shumë herët. Orari i takimit tuaj është orari kur ju do të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të intervisto­heni. Pajisjet elektronik­e, ushqim, pije si dhe çanta të mëdha nuk lejohen brenda në ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë ( dhe një prind nëse fëmija që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë. Palë të treta ( duke përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në ambasadë.

PAS INTERVISTË­S SUAJ

Në shumicën e rasteve ju do të merrni një vendim nga konsulli mbi aplikimin tuaj për vizë në përfundim të intervistë­s suaj. Ndonjëherë mund t'ju kërkojmë informacio­n shtesë dhe disa raste kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administra­tiv përpara se ne të mund të marrim një vendim. Nëse aplikimi juaj është miratuar, ne do ju kthejmë pasaportën me vizë me anë të shërbimit postar DHL brenda rreth 10 ditëve punë. Ju nuk do të paguani për këtë shërbim. Nuk duhet të bëni plane përfundimt­are, derisa të keni marrë në dorëzim pasaportën tuaj me vizë. Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar, pasaporta juaj do ju kthehet mbrapsht në përfundim të intervistë­s suaj me një letër që shpjegon bazën ligjore të refuzimit tuaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania