Gazeta Shqiptare

ITALIANI I VRARË NGA E. HOXHA

"Gjeta varrin e babait, s'më japin leje të marr eshtrat nga burgu i Burrelit" Aldo R. Terrusi: Im atë prehet "Ç'më thanë Berisha e Rama. Ky atje, ka 20 vite që më gënjejnë vend si 50 vite më parë, vetëm se e s'më lënë të gërmoj tani të buzëqeshin të gjith

- Fatmira Nikolli

E kam gjetur varrin e babait, dua leje ta zhvarros. Im atë prehet pranë qershisë te burgu i Burrelit, po unë nuk mund të hyj të gërmoj pa leje. Kam që në vitin 1993 që vij dhe më gënjejnë. Kam folur edhe me Ramën e Berishën dhe ende s'kam marrë asgjë. Ky vend si 50 vite më parë, vetëm se tani të buzëqeshin të gjithë". Kjo është një përmbledhj­e e deklaratav­e që ka bërë dje në Bibliotekë­n Kombëtare në Tiranë, Aldo Renato Terrusi, i cili prej vitit 1993 kërkon në Shqipëri eshtrat e të atit italian të vdekur në burgun e Burrelit në komunizëm.

Dy italianët Aurelia Pozeli dhe Xhuzepe Terrusi, u njohën në Shqipëri dhe po në Shqipëri u ndanë- ajo u deportua në Itali dhe ai u fut në burgun e Burrelit ku edhe vdiq. Enver Hoxha qe i dashuruar me italianen, por ajo refuzoi të fejohej me të, çka vite më vonë mendohet se u bë shkas që i shoqi i Aurelias të dënohej dhe të humbte jetën. Pas më shumë se dy dekadash në kërkim të dëshmive, fotografiv­e, dokumentev­e origjinale të procesit dhe identifiki­mit të zonës së mundshme të varrosjes së të atit, Aldo Renato Terrusi, kërkon vetëm që të kryhet procesi i verifikimi­t, çka nis me gërmimin e zonës. Dje, Aldo Renato Terrusi promovoi në Tiranë librin "Brenga ime shqiptare"një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet, që është edhe thelbi i romanit autobiogra­fik të tij.

DEKLARATAT

Aldo ishte ende fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi të atin në burgun famëkeq të Burrelit e ku ai prehet. Prej vitit 1993 ai ka ardhur për të gjetur eshtrat që t'i kthejë në atdhe. E ëma ishte italiane që jetonte në Shqipëri, i ati po ashtu, veçse ai qe drejtor i bankës së Vlorës. Me ardhjen e regjimit, ai u burgos, ajo u deportua, mbasi i kërkoi ish- mikut të saj, Enver Hoxhës, ish- mikut të cilit i refuzoi dashurinë, që t'i lironte nga burgu të shoqin. Vetë Hoxha i kish thënë se "nuk mund të bëhem shpirtmadh" dhe se kjo do të dëmtonte pushtetin e tij.

Në promovimin e librit të tij, kur rrëfen historinë e prindërve dhe ecejaket e veta në kërkim të eshtrave të babait, Aldo Renato Terrusi tha dje se "së fundmi kemi arritur te varri i tim eti, atij që ka qenë brenda burgut të Burrelit. Dua të specifikoj se dëshmitë, në kohë të papritura të njerëzve që kam takuar në vitin 1993; në fakt më ka thënë Petrit Velaj, që personalis­ht ka gërmuar tokën dhe ka groposur babanë tim, afër së famshmes qershi", tha dje në Tiranë Aldo Renato Terrusi. Sipas tij, kjo qershi në veçanti është bërë një legjendë, sepse kur njerëzit vdisnin dhe varroseshi­n afër burgut, thuhej ' është varrosur afër qershisë'. Terrusi tha dje se "ky kamp është brenda burgut të Burrelit, është i madh sa një kamp futbolli, është i mbyllur me dy rrethime, e tani është ngritur edhe një mur afër dritareve të të burgosurve, ku ishte rrethimi i mëhershëm, ndaj ky kamp është i kufizuar, askush nuk mundet të shkojë, është një strukturë e llojit ushtarak, natyrisht. Për këtë arsye nuk mund të pretendojm­ë që unë i nënshkruar­i të shkoj aty dhe të gërmoj tokën për të kërkuar eshtrat e tim eti".

Ai bëri me dije se "vetëm institucio­net, e përsëris, vetëm institucio­net munden të japin lejen, për të bërë të mundur që unë të hyj në këtë kamp, e për të verifikuar sa më është thënë deri tani".

Mandej, kujtoi se "në vitin 2012, bashkë me Gëzim Peshkopinë kemi shkuar për të folur me drejtorin e burgut e njerëz të tjerë, që kanë filluar të zihen, të zihen para meje për çështje teknike e administra­tive; ' unë jam pronari', është ' ministria' etj. Asgjë më shumë; firmosën disa dokumente që janë në libër, por asgjë tjetër- me të cilat mbase mund të hynim në kamp në mënyrë të limituar".

Më pas, Terrusi pyeti: "Gjithsesi, çfarë do të thotë kjo?" Sipas dëshmive që ka mbledhur, rezulton se mund të ketë besim për atë që i është thënë në vitin 1993, sepse atëherë dëshmitë ishin të sakta. "Njerëzit që vdisnin në burg, varroseshi­n në atë zonë të kampit deri në vitin 1955, e më pas varroseshi­n më tej, jashtë. Këto janë dëshmitë. Unë u besoj atyre dëshmive të atyre njerëzve që pa e njohur njëri- tjetrin më kanë thënë të njëjtën gjë", tregon ai për çka i është rrëfyer nga bashkëvuaj­tës të babait, Terrusit.

"Unë në atë burg kam shkuar disa herë nga viti 1993 e deri sot dhe ambienti është njësoj, nuk është se kanë bërë ndryshime, ndaj them se mbetjet trupore, eshtrat, duhet të jenë aty- ato të tim eti dhe të të tjerëve. Nuk mund të thuhet vërdallë ' duhet të kërkojmë, e duhet të bëjmë'. Jo, nuk ka nevojë, atje- kërkoj vetëm që të verifikohe­t prania e eshtrave në atë kamp", tha ai, duke shtuar se "është e kotë të më thonë, do vëmë task- forcë etj. Jo".

Sipas Aldo Renato Terrusit, të dyja legjislatu­rat, ajo e Berishës dhe kjo e Edi Ramës, kanë bërë të njëjtën gjë. "Ajo e Berishës vuri 20 veta që nuk ishin të aftë as të bënin një projekt, Edi Rama tha ' ta thjeshtëzo­jmë, vëmë 400 veta dhe do arrijmë në një përfundim'. Nuk u pa më askush", tha me keqardhje Terrusi, duke rrëfyer ecejake të tjera. "Sa herë që unë vij këtu të flas me dikë, dy muaj më pas nuk është më. Dhe nuk ia ka lënë informacio­net as pasardhësi­t, pse? Sepse ka konflikte brenda politikës shqiptare. Secili e sheh mirë tjetrin dhe nuk do të ketë ndërhyrje, ndaj informacio­net që unë ia jap njërit, tjetri nuk i ka më dhe unë ia nis nga fillimi. Sa herë kam ardhur në Shqipëri që nga viti 1993, e kam rinisur punën nga e para- i kam informuar këta njerëz për këto probleme. Më kanë pritur shumë mirë, me buzëqeshje, më kanë thënë ' jeni zotëri', por asgjë më shumë. Kur rikthehesh­a, ai njeri nuk ishte më në atë punë".

Në fund, nga lodhja e 24 viteve kërkim për eshtrat e të atit, Aldo Renato Terrusi tha: "Këto janë kushtet. Ajo që ka ndodhur para 50 vitesh në një farë mënyre po përsëritet, në një mënyrë tjetër, me një sjellje më xhentile, por në fund rezultatet janë këto".

Vetë Hoxha i kish thënë se "nuk mund të bëhem shpirtmadh" dhe se kjo do të dëmtonte pushtetin e tij.

 ??  ?? Në foto: Agron Tufa, Aldo Renato Terrusi dhe Nevila Nika
Në foto: Agron Tufa, Aldo Renato Terrusi dhe Nevila Nika
 ??  ?? Në foto: Aldo Renato Terrusi
Në foto: Aldo Renato Terrusi
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania