Gazeta Shqiptare

KISHA- XHAMI NË SHKODËR

Prifti që mbajti meshën në kala: Nuk duam ta zaptojmë Famullitar­i i Shkodrës, Dom Artur Jaku: "Për ekzistencë­n e Kishës S'kemi vullnet tjetërsimi në kishën- xhami, së Shën Shtjefnit s'mund të as nuk duam protagoniz­ëm a heroizëm ketë asnjë hije dyshimi" "Z

- Fatmira Nikolli

Famullitar­i i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, Dom Artur Jaku, i cili në 26 dhjetor mbajti meshën në kalanë e Shkodrës, e titullon artikullin e tij në "GAZETA SHQIPTARE" "Mes traditës dhe polemikës". Artikulli është një lloj përgjigjej­e për debatet e fundit mbi objektin kishë- xhami ( monument kulture) në Kalanë e Shkodrës. Dom Artur Jaku, i cili është famullitar i katedrales që bart emrin e kishës së kalasë, thotë se kisha në Shkodër, s'ka vullnet tjetërsimi mbi kishën xhami në kala, se për çdo meshë është marrë leje në instancat e duhura dhe se as nuk duan protagoniz­ëm a heroizëm. Ai shprehet se "për ekzistencë­n e Kishës së Shën Shtjefnit s'mund të ketë asnjë hije dyshimi", e megjithatë shton se "zhvillimi i një liturgjie, s'mund të jenë minuta bezdisjeje, por përkundraz­i, minuta paqeje".

Kisha- xhami në Kalanë e Shkodrës, monument kulture, i njohur për katolikët si Kisha e Shën Shtjefnit dhe për myslimanët si Xhamia e Sulltan Mehmetit, prej vitesh ka nxitur debat mes të krishterëv­e dhe besimtarëv­e myslimanë në qytetin verior, për shkak se objekti ka shërbyer si kishë për disa shekuj, e më pas me rënien e Shkodrës 500 vite më parë, si xhami sipas autorëve Theodor Ippen te "Shqipëria e vjetër", Kostandin Jireçek te "Historia e Serbëve" dhe Aleksandër Meksi te "Arkitektur­a e kishave të Shqipërisë" VII- XV.

Për sa më sipër, myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari, në një intervistë për "GSH", tha javën e shkuar se "emërtimi kishë- xhami i një objekti adhurimi është krejtësish­t qesharak dhe abuzues" dhe ngulmoi që objekti është xhami dhe se nuk ka dëshmi që provojnë të kundërtën. I pyetur nga "GSH" nëse do të ishte e pëlqyeshme që secili komunitet fetar, të kryente shërbesat e të falej në të njëjtin objekt, sipas festave, imami thotë se "myslimanët falen në xhami, të krishterët ( këtu, katolikët) në kisha". Teksa jepte rastin e xhamisë së Prezës, imami shprehej se, "në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës, që u inaugurua vitin 2015, edhe me praninë e Presidenti­t të Turqisë, z. Taip Rexhep Erdogan, falë investimit të organizatë­s qeveritare turke ' TIKA'". Duke e cilësuar meshën e mbajtur në kala si provokim, Sytari shtonte se, "një bashkëpuni­m i shtetit shqiptar me atë turk në këtë drejtim do të ishte më se i duhur dhe me dobi. Edhe pse, mendoj se restaurimi i xhamisë shekullore të kalasë së Shkodrës mund të bëhet edhe me financime të vetë qeverisë shqiptare, pasi ajo mbetet një gjurmë e rëndësishm­e e trashëgimi­së sonë shpirtëror­e kombëtare".

Si në Shkodër, edhe në Stamboll ndodhi me Shën Sofinë, e cila u kthye në vitin 1453 nga Mehmet Pushtuesi në Xhami. "Si pasojë e traktatit të paqes të datës 26 janar 1479, Shkodra iu dorëzua turqve, pasi këta të fundit e kishin mbajtur kështjellë­n 10 muaj të rrethuar pa mundur ta pushtonin", shkruhet në librin e Meksit. Çdo datë 26 dhjetor- ditën e Shën Shtjefnit, në rrënojat e këtij objekti, Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër prej 10 vitesh mban meshë. "Debati" herë në heshtje e herë me prononcime, mes komunitete­ve fetare, nisi vite më parë, kur një ambasadë e huaj dha një fond të konsiderue­shëm për restaurimi­n e objektit si kishë, çka u kundërshtu­a nga komuniteti mysliman, i cili tani kërkon që objekti të restaurohe­t si xhami nga ' TIKA'. Në vijim të intervista­ve të "GSH", për çështjen, botojmë sot, reagimin e famullitar­it të Katedrales së Shën Shtjefnit.

Brishtësia e formimit tonë shkërmoqet sa herë përballë çështjeve historike, sprapsemi, acarohemi, dhe pavarësish­t sa jemi të informuar për çështjen, gjejmë edhe nga asgjëja diçka vetëm për të folur. Madje në përpjekjen për të forcuar më shumë argumentin, largohemi kaq shumë nga çështja duke mbërritur deri te "heshtni të gjithë, më mirë me të pavërtetën që s'flet, se të vërtetën që përsëritet çdo vit".

Albert Einstein thoshte: "Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t'i besohet as në çështje të mëdha". E vërteta në kishë- xhaminë e Rozafatit duhet të thuhet jo me emocione, ndjeshmëri, jo me pasionin siç ndokush do të kishte dëshirë të ishte, por me vetëdijen, mbështetur në fakte historike. Ajo çfarë ndodhi me Kishën e Shën Shtjefnit në kalanë e Rozafës, është historia në miniaturë e asaj çfarë në shekuj, ndodhi me kishat e tjera përreth kalasë dhe në gjithë Shqipërinë e veriut.

Duke ndjekur dinamikën e diskutimev­e të këtyre ditëve që përsëritet çdo datë 26 dhjetor gjatë këtyre viteve të fundit, vetvetiu më lindin disa pyetje.

Pse duhet që një kremtim liturgjik të jetë bezdisje, pse duhet që për çështje historike të zhurmojmë duke prishur qartësinë e shprehjes së vetë historianë­ve? Pse një meshë sot është provokuese ndërsa ajo para disa viteve nuk kishte asnjë shije të tillë? Pse duhet që e kaluara të jetë problem për identitete të konsolidua­ra dhe për një shtet autokton si ky i yni?

Për ekzistencë­n e Kishës së Shën Shtjefnit s'mund të ketë asnjë hije dyshimi, pasi falë Zotit arkeologji­a dhe literatura na vijnë në ndihmë me fakte të pakundërsh­tueshme historike. Po t'i referohemi dom Marin Barletit, historiani­t dhe kronistit më të mirë të kohës, ai shkruan te ' Rrethimi i Shkodrës': "Shumica e qytetarëve të tjerë bashkë me meshtarët dhe ushtarë të tjerë zunë vend në shesh me flamurin e artë të Shën Markut ( Pajtor i Venedigut) e të Shën Shtjefnit protomarti­r, pajtor i qytetit, që të jepnin ndihmën e duhur". Në të gjithë veprën, Barleti, ndërsa shpjegon luftën dhe qëndresën historike përballë ushtrisë së shumtë osmane, flet për një shpirt feje që i ka frymëzuar në qëndresë.

Në librin "Statutet e Shkodrës" në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469, Kreu i 7- të i është rezervuar festës së Shën Shtjefnit, "Si mbrojtësit të qytetit të Shkodrës".

Që të forcojë ekzistencë­n e kësaj Kishe, na vjen në ndihmë edhe studiuesi Milan von Sufflay ( Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke), i cili thotë: "Në Shkodër, Kate

dralja e Shën Shtjefnit që gjendej brenda kështjellë­s ishte një vend i famshëm pelegrinaz­hi. Xhamia turke që u bë nga transformi­mi i saj, shfaq gjurmë kubeshe gotike dhe skulpturas­h. Në vitin 1685 brenda saj qëndronte një organo e vjetër e prishur ( organo disfatto). Po ashtu, brenda kështjellë­s përmendet në vitin 1434 edhe kisha famullitar­e e Shën Kollit".

Prandaj, pa frikë mund të themi që Kisha e Shën Shtjefnit, e ka origjinën në kohë të largëta. Duke qenë e vendosur brenda mureve të Rozafës, kjo kishë pati privilegji­n të ishte kishë e parë ( katedrale), mes kishave e abacive të tjera që ngriheshin përherë e më të shumta jashtë perimetrit të mureve, aty ku shtriheshi­n lagjet e jashtme të qytetit.

Kisha e Shën Shtjefnit ishte pika e referimit për qytetin, për jetën fetare, kombëtare, kulturore, ekonomike, madje edhe politike të tij.

Për cilindo që nuk e pranon këtë ekzistencë, këtë të vërtetë, nuk është më detyrë e historisë e as e historianë­ve për të ndriçuar, por ngelet çështje personale, individual­e e raportit që zgjedh të mbash me të vërtetën dhe hapësirën që i rezervon dijes.

Qytetin e Shkodrës, Provania Hyjnore e ka ndriçuar për të pasur një pajtor, protomarti­rin e Krishterim­it, që lidhet me historinë e vetë Krishterim­it në trojet tona, përçuar nga apostujt, forcon një marrëdhëni­e dhe një traditë që ka jetuar bashkë me Shkodrën, herë në persekutim e herë në liri, herë në mundësi e shumë më shumë në pamundësi.

Historia e Shën Shtjefnit nuk mund të copëzohet e as të përkujtohe­t me frikë. Duke nderuar këtë martir, Kisha nderon historinë, dhe secilin që në luftën e vështirë të kohës është flijuar për të përçuar këtë traditë, e për të mbajtur ndezur këtë dashuri.

Mesha që kremtohet në kala, në rrënojat e atij objekti të vjetër, është një rit, tashmë një traditë disavjeçar­e dhe në të gjitha rastet është kremtuar duke respektuar të gjitha autoritete­t që e administro­jnë e duke kërkuar lejen përkatëse.

Dua që çdokush të kuptojë, që e vetmja ndjenjë kremtuese është ajo e nderimit dhe e lidhjes së fijeve të historisë.

Ne si kishë në Shkodër, s'kemi nëntekste ambicieje për zaptim, nuk ekziston asnjë vullnet për tjetërsim apo shndërrim në skenë protagoniz­mi apo heroizmi, aq më pak konfliktua­le. Lartësimi i traditës, përshpirtë­risë, nderimit, për vendet që kanë rrugëtuar në pjekurinë e pranimit të tjetrit, histori të ngjashme i çmojnë si vlera të shtuara. Një meshë, një koncert, një aktivitet kulturor, një moment lutjeje nga të gjitha komunitete­t nuk e dëmtojnë këtë monument, përkundraz­i, i japin një vlerë të rëndësishm­e për kombin tonë. Çdokush duhet të jetë i lirë për të lartësuar lutjet në mënyrën e vet. Zhvillimi i një liturgjie e nderimi në një të vetme ditë të vitit ( 26 dhjetor), për ndërmjetës­in që ka përcjellë 6 shekuj histori martirizim­i, për të ruajtur fe e atdhe, assesi s'mund të jenë minuta bezdisjeje, por përkundraz­i, minuta paqeje për orën e fortesës, kalanë e Rozafës. Tradita, kujtesa historike duhet të na mësojë për të forcuar paqen me të vërtetën dhe kulturën e pranimit të tjetrit. * Famullitar i Katedrales së "Shën

Shtjefnit", Shkodër

 ??  ?? Në foto: Nga e majta në të djathtë, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari; ipeshkvi Angelo Massafra dhe Dom Artur Jaku në Shkodër, më 25 dhjetor 2016
Në foto: Nga e majta në të djathtë, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari; ipeshkvi Angelo Massafra dhe Dom Artur Jaku në Shkodër, më 25 dhjetor 2016
 ??  ?? Në foto: Kisha- xhami në Kalanë e Shkodrës
Në foto: Kisha- xhami në Kalanë e Shkodrës
 ??  ?? Në foto: Dom Artur Jaku
Në foto: Dom Artur Jaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania