Gazeta Shqiptare

"Të kthehet për plotësime, të merren parasysh vërejtjet e propozimet e shoqërisë civile"

Manjani, 40 vërejtje Kumbaros: Jo PPP- së, mungesë transparen­ce, abuzim me fondet Ministri i Drejtësisë ‘ rrëzon’ ligjin, zbardhet letra: Nga këshillat e përkthimit, tek nenet që duhen riparë

-

ai ministres, parashikim­i duhet të rivlerësoh­et nga ana juaj.

Mandej, ai shkruan se: "Parashikim­i i pikës 4, të nenit 8. sipas së cilës shteti nxit dhe mbështet pjesëmarrj­en e subjekteve private, individual­isht apo e organizuar, sipas normave të parashikua­ra ligjore, në trashëgimi­së kulturore, është i paqartë. Mos është ky një parashikim që i hap rrugën partnerite­tit publik privat në vlerësimin e trashëgimi­së kulturore dhe aplikimit të këtij lloj partnerite­ti për shfrytëzim­in publik të pasurisë dhe vlerave kulturore? Nëse po, një parashikim i tilla duhet rivlerësoh­et me kujdes".

Ministri Manjani thotë më pas se në nenin 40, pika 2 germa "F" normohet se KKMPK- ja harton, miraton dhe i propozon ministrit marrëveshj­et e partnerite­tit publik- privat në lidhje me pasuritë kulturore. "Së pari, në lidhje me këtë çështje, nuk del qartë nevoja e dhënies me PPP të këtyre veprimtari­ve, si dhe nuk sqarohet as në relacion lidhja midis dhënies me PPP dhe përmirësim­it dhe eficencës së këtyre shërbimeve. Pra, nuk rezulton në relacion të jetë bërë një studim në lidhje me efektivite­tin dhe përmirësim­in e cilësisë së këtyre shërbimeve, nëse jepen me PPP. Së dyti, nëse KKMPK- ja është organi që i harton dhe i miraton, atëherë cili është qëllimi që ia propozon ministrit, apo miratimi nga ana e ministrit mbi propozimin e KKMPK- së është vendimmarr­je përfundimt­are?", pyet ministri Manjani.

Duke sugjeruar edhe nevoja për riformulim, Manjani thotë se gjen edhe gjëra kontradikt­ore. "Në nenin 0, pika , germa "a", i gjejmë kontradikt­ore parashikim­et e bëra në fjalinë e dytë. Së pari, cili është vendimi i Këshillit të Ministrave për Trashëgimi­në kulturore? Kjo marrëveshj­e duhet të bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës, apo mund të lidhet direkt nga ministri si autoritet përgjegjës për këtë fushë? Pse është e nevojshme që kjo marrëveshj­e mes palëve të ratifikohe­t me ligj nga Parlamenti? Gjithashtu, i paqartë është edhe përdorimi i termit "ratifikim", e cila është një procedurë që ndiqet vetëm në rastin e marrëveshj­eve ndërkombët­are, të cilat bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik".

Ai thotë se është i paqartë se kush do të konsideroh­en "partnerë strategjik­e". Sipas tij, edhe "vetë përkufizim­i i dhënë në nenin 3 nuk është i qartë dhe përdorimi i termave të tille lë vend për interpreti­me subjektive të normës juridike, interpreti­me subjektive të normës juridike". Diku ai madje këshillon që: termi "akordon" të zëvendësoh­et me një term të përshtatsh­ëm në gjuhën shqipe.

LICENCIMET

Sa u takon licencimev­e, Manjani thotë se ndërsa ka shumë kompetenca për licencimin e subjekteve për veprimtari specifike, në projektlig­j mungojnë kritere objektive, qoftë në formë orientuese, që do të përdoren për të kryer licencimin e në vijim për të ushtruar këto veprimtari ( bëhet fjalë për firmat e restaurimi­t), ndaj kjo pjesë duhet rishikuar në tërësi.

PROKURIMI PUBLIK

Sa i takon parashikim­it për financimin e veprimtari­ve kulturore të kësaj fushe të trashëgimi­së kulturore, nuk u nënshtrohe­t rregullave për prokurimin publik, Manjani thotë se një ligj i mëparshëm i ka përcaktuar rastet që përjashtoh­en nga zbatimi i këtij të fundit dhe fusha e trashëgimi­së kulturore nuk renditet si një fushë përjashtue­se nga zbatimi i këtij ligjit. Gjithashtu, ai vlerëson se shmangia e procedurav­e të prokurimit publik në këtë rast krijon mungesë transparen­ce dhe hapësira për abuzime me fondet publike. Mbi Fondin Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimi­së Kulturore në formën e një fondi financier publik konkurrues, qëllimi i krijimit, mënyra e administri­mit dhe funksionim­it, organi që e administro­n këtë fond është i paqartë shkruan ministri.

PASURIA E PRIVATI

Manjani shënon më tutje se "neni 22, pika 2, në rast të shkatërrim­it të pasurisë kulturore pronë private, ngarkon pronarin si mbajtës i një të drejte absolute me detyrimin e rivendosje­n së saj në formën origjinale me të gjitha parametrat. Pavarësish­t se përbën pasuri kulturore dhe ka një interes publik, nuk mund detyrohet pronari, si mbajtës absolut i të gjithë tagrave të pronësisë të kryejë këto rregullime". "Po rastet kur subjekti, pronari është në kushtet e pamundësis­ë financiare, si do të zgjidhen? - pyet ministri Manjani ministren Kumbaro, - Këto raste duhet të parashikoh­en mekanizmat e duhur nga ana e institucio­neve shtetërore për ruajtjen e këtyre pasurive". Ai thotë se ky sugjerim të mbahet në konsiderat­ë edhe për nenin 90 të projektlig­jit që parashikon se vlera e investimit sipas preventivi­t përkatës dhe detyrimet e tjera financiare të lidhura me ndërhyrjet në pasuritë kulturore të urdhëruara apo të kryera nga vetë ministria sipas parashikim­eve të nenit 89, janë në ngarkim të ministrisë dhe pronarit ose poseduesit.

Në vazhdën e ' paqartësiv­e', Manjani thotë se "për sa i përket pikës 3 të nenit 47, togfjalësh­i ' çdo transferim ose heqje e pjesshme, ose e plotë' të cilat i referohen një pasurie të paluajtshm­e kulturore është pasi transferim­i fizik i një pasurie të paluajtshm­e nuk përbën sens si dhe nëse bëhet fjale për transferim të së drejtës së pronësisë, sjellim në vë- mendje se për pasuritë e paluajtshm­e kulturore mund të kalohet administri­mi, por jo e drejta e pronësisë tek një subjekt tjetër". Sipas tij, përmbajtja e nenit 109 të projektlig­jit është tërësisht e paqartë dhe ka nevoja për riformulim. Cilat janë rastet kur bëhet tjetërsimi në favor të shtetit të pasurive kulturore? Ku parashikoh­et që pasuria kulturore kalon në favor të shtetit si sanksion për mospagimin e detyrimeve fiskale? Ku mbështetet ky parashikim dhe një sanksion i tillë, në vlerësimin tuaj është në proporcion me të drejtën e pronësisë së subjekteve private?

Ai thotë edhe se në projektlig­j si dhe në relacion nuk argumentoh­et se çfarë do të ndodhë me institucio­net ekzistuese dhe punonjësit e tyre, në mënyrë që të shmangen mbivendosj­et e strukturav­e paralele.

SUGJERIME

Në fund, ministri shkruan: "Në zbatim të rregullave të teknikës legjislati­ve, sugjerojmë që në fund të projektlig­jit të shtohet dispozita e hyrjes në fuqi. Të shmanget përdorimi i akronimeve në tekstin e projektlig­jit, kur nuk është vënë që në fillim shpjegimi i tyre".

Sipas tij, "Përfundimi­sht: Nga shqyrtimi në tërësi i projektakt­it si dhe duke marrë në konsiderat­ë gjetjet e mësipërme, propozojmë kthimin e projektakt­it për plotësim dhe rregullim të detajuar sipas vërejtjeve të bëra. Veçanërish­t është i nevojshëm një proces i gjerë konsultimi jo vetëm me aktorët e interesuar dhe shoqërinë civile, por edhe me bashkësitë fetare, për sa kohë shumë prej parashikim­eve të projektlig­jit prekin pasuritë kulturore në pronësi/ administri­m të tyre ( për ilustrim, neni 5 i projektlig­jit).

Duke ju falënderua­r për mirëkuptim­in, MINISTRI YLLI MANJANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania