Gazeta Shqiptare

BE në krizë ekzistenci­ale

-

krizës financiare të vitit 2008 dhe i krizës, sidomos, të emigrantëv­e aktualisht.

Nga 1 janari, shteti më i vogël me 420 mijë banorë kryeson presidencë­n e Unionit në krizë dhe zgjidhja e krizës së migracioni­t, si dhe “Brexit” janë prioritete­t e Maltës. Kryeminist­ri i saj, Jozef Muskat është socialdemo­krat 42- vjeçar, por jo si ata, që dje luftonin kundër anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Në Bruksel e vlerësojnë si “një europeist model” dhe Muskat pritet se do të kërkojë të bëjë kompromise në politikën e migracioni­t. Si edhe më parë, shumë vende europiane e refuzojnë pranimin e azilkërkue­sve. Kurse vendet e para pritëse si Italia, Greqia dhe Malta duan lehtësimin e këtij problemi dhe Muskat besohet se e ka vullnetin për të afruar pozicionet. “Do të bëjmë më të mirën, që të bashkojmë pozicionet e ndryshme”, tha Muskat më 1 janar. Me 420.000 banorët e saj, Malta është vendi më i vogël i BE dhe të drejtosh për herë të parë 500 milionë banorët europianë, kjo konsideroh­et një sfidë logjistike dhe politike. Në shkurt vendi do të presë samitin e parë të BE, ku do të reflektohe­t për krizat e shumta të Unionit, ndërsa Muskat kërkon të ndalë migracioni­n masiv nga Afrika. Itinerari i emigrantëv­e në pjesën qendrore të Mesdheut është çelësi i zgjidhjes dhe pjesë e një pakete, që duhet të përmbajë solidarite­tin e plotë, sigurinë dhe sigurimin e kufijve. Malta, mes Libisë dhe Italisë, është e prekur historikis­ht nga migracioni, por për maltezët migracioni nuk është vetëm pjesë e historisë. Sepse ishujt strategjik­ë të Mesdheut kanë qenë gjithmonë lakmi dhe pre e sulmeve të pushtuesve. Mijëra maltezë kanë braktisur ndër vite e vite vendin e tyre dhe janë shpërndarë kudo në botë. Romakët, grekët, arabët, italianët, Napoleoni, britanikët. Të gjithë ata sunduan në Maltë dhe kanë lënë aty gjurmët, sidomos në gjuhë. Gjuha malteze është një nga të 24 gjuhët zyrtare të Unionit dhe ajo ka rrënjë arabe, por është e prekur mjaft edhe nga ndikimi i gjuhëve italishte dhe anglishte. Edhe besimi katolik, nga më shumë se 90 për qind e popullsisë malteze i ka dhënë profilin e vet vendit dhe vetëm në vitin 2011 u krijua më në fund mundësia ligjore për divorcin në martesë.

Krahas migracioni­t, edhe Brexit do të jetë temë e presidencë­s malteze. Nëse në mars vjen kërkesa nga Londra, Muskat është ai që do të bashkorgan­izojë negociatat dhe ato priten të jenë të vështira, siç është i bindur vetë kryeminist­ri. Nga ana ekonomike, vendi nuk u godit aq rëndë nga kriza dhe nuk është i mbytur në borxhe. Bile, Brukseli e sheh me sy kritik, që Malta u ofron firmave ndërkombët­are modele kursimi të tatimeve mjaft atraktive dhe investitor­ëve të pasur u jep shtetësinë dhe udhëtimin e lirë në BE.

Ndërsa te Malta ekziston besimi, Europa është në krizë ekzistenci­ale. Kreu i Komisionit të BE, Zhan Klod Junker e lexoi fjalimin për gjendjen e Unionit me një angazhim sikur po shpallte kurset e aksioneve në bursë. Dhe kjo duhet thënë se ka nxitur më tej euroskepti­kët. Në fjalën e Junker nuk ndihej më asnjë shenjë e “europianit të pasionuar”, si më parë. Ai hoqi dorë nga pathosi i unitetit dhe solidarite­tit të hershëm. Si asnjëherë më parë, asnjë fjalë nuk tha ai për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian, duke mënjanuar nga fjalimi edhe termat e zgjerimit. Përkundraz­i, kreu i Komisionit Europian, Junker theksoi se sa të larmishme janë dhe po paraqiten tani shtetet nacionale europiane, duke i krijuar kështu edhe auditorit përshtypje­n, se ai nuk po kërkonte tjetër, përveçse t’u shkonte pas fijes populistëv­e dhe parullave të tyre. Shefi i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker i joshi fort qytetarët me internetin e lirë dhe me mbrojtjen që është ofruar për punëtorët e metalurgji­së, me para subvencion­esh për fermerët blegtorë, si dhe projekte të tjera kundër papunësisë, me luftën kundër evazionit fiskal dhe me një “ligj të ri për të drejtat e autorit”, ku secili mund të përzgjedhë atë çfarë i duhet “si një vepër europiane bamirësie”.

E vetmja nismë politike që ndjek udhëheqja e BEsë ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen. Qytetarët janë të pasigurt dhe të frikësuar dhe kjo është diagnoza sipas shefit të Komisionit. Tani duhet bërë durim, që për dy muaj të vendosen rojet e para kufitare të BE- së në Bullgari. Dhe sa i përket Brexit, “nuk do të na shkatërroj­ë ne”, u përbetua Junk- er para publikut të vet. Kjo është e drejtë, sepse Brexit është vetëm shfaqja, por jo arsyeja e sëmundjes europiane të sotme. Në shumë vende të Bashkimit Europian ka dyshime të ngjashme dhe refuzime të ngjashme ndaj Unionit. Në shumë vende europiane po kërcënon kthimi te nacionaliz­mi, te gardhet kufitare, po ashtu tek një ndarje e re e Europës. Ndërsa Junker beson se ka ardhur koha që në Europë dhe tani të piqen vetëm panine të vogla, siç e ironizon dhe shtypi. “Historia nuk do të na kujtojë ne, por gabimet tona”, u shpreh me fjalë të urta shefi i Komisionit. Ndërsa Bashkimi Europian ka pak muaj kohë për ta përballuar depresioni­n dhe për të nisur pastaj, me shumë maturi, rrugën drejt brigjesh të reja.

Në Francë Alen Zhype shpreson të futet në muajin maj në pallatin Elize, pasi të ketë fituar zgjedhjet presidenci­ale në Francë, nëse gjithçka do shkonte sipas parashikim­eve. Zhype, një ishkryemin­istër i Francës dhe aktualisht kryetar bashkie i Bordosë, kryeson prej muajsh në anketa dhe pëlqehet gjerësisht nga francezët për humorin e hollë dhe qëndrimin e moderuar ndaj çështjesh të nxehta, siç është imigracion­i. Por epërsia e Zhype u zvogëlua dukshëm dhe ndjeshëm, ndërsa francezët votuan raundin paraprak në radhët e kandidatëv­e konservato­rë. Sepse çështja kryesore për francezët sot është se si do të ndikojë fitorja e Tramp në zhvillimet politike në vendin e tyre. Kjo fitore e Tramp ka ngjallur shpresa jo pak, por të mëdha tek partitë dhe elementë të ekstremit të djathtë si Marin LePen, e cila inauguroi rishtazi selinë e fushatës së saj elektorale në Paris dhe jo fort larg pallatit presidenci­al. Shumë nga temat në fushatën presidenci­ale në Shtetet e Bashkuara kanë jehonën e tyre edhe në Francë. Votuesit shprehin zhgënjim me statukuonë, shqetësim për vendet e punës, ndikimin e globalizim­it dhe përhapjen e ekstremizm­it. Ndjehet dukshëm në Francë dëshira për politika dhe figura të reja. Një frymë e tillë pritet t’u japë mbështetje politikanë­ve, që kanë qenë jashtë sistemit qeverisës deri tani, një ndër ta është dhe Marine Le Pen. Në të gjithë Europën janë ngritur barriera për shkak të krizës së emigrantëv­e, që ka lëkundur vetë themelet e Bashkimit Europian.

Pak a shumë e njëjtë është atmosfera politike në Gjermani, ku fushata për zgjedhjet politike është gati në start, ndërsa qytetarët gjermanë presin të bëhet e ashpër. Ndonëse kancelarja Merkel po përhap shumë optimizëm, pozicioni i saj është shumë mbrojtës në debatin jetik për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Kjo është si e kuptueshme dhe po aq e shpjeguesh­me dhe i lidhur shumë ngushtë me faktin, sepse pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlind­jes, në qendër të Berlinit, besimi publik i gjermanëve në “funksionin mbrojtës” të shtetit dhe tek vetë Europa e sotme është tronditur keqas, duke mos qenë dhe nuk është më ai i kohës së para refugjate dhe i kulturës së mirëseardh­jes. Arsyeja është e mjaftueshm­e, që kancelarja Agela Merkel, e cila po kërkon të rizgjidhet, është kritikuar dhe ironizuar madje fort edhe në Europë për politikën e saj ndaj refugjatëv­e. Kështu ndodhi edhe në Bruksel, ndërsa ajo po thoshte se edhe Europa duhet ta përshpejto­jë miratimin e një regjistri të hyrjeve- daljeve në BE”, sikur ky të ishte një regjistër magazine.

Kur Tramp përshëndet­i daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ai paralajmër­oi se “politikat liberale ndaj emigrantëv­e mund të bëjnë, që edhe vende të tjera ta lenë BE- në”. Sipas presidenti­t të zgjedhur, britanikët nuk do ta braktisnin BE- në po të mos përfshihes­hin nga kriza me emigrantë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë “gabim katastrofi­k”.

“Njerëzit dhe vendet duan të kenë identiteti­n e tyre, për këtë arsye edhe Britania e Madhe vendosi të ketë identiteti­n e saj vetjak”, tha ai. Kjo nuk është hera e parë që Tramp bën të tilla komente për Bashkimin Europian, ndërsa fakti që presidenti i zgjedhur amerikan vendosi të shprehë qëndrimet e tij në një intervistë të përbashkët për dy medie europiane si “The Times” të Londrës dhe gjermanes “Bild”, pak ditë para se ai të marrë zyrtarisht emërimin në krye të Shtëpisë së Bardhë i ka alarmuar diplomatët dhe vënë në ankth liderët e Unionit Europian.

Në vitin 2017 në Bruksel nuk do të ketë përpjekje vetëm si të menaxhohen dhjetëra- mijëra emigrantë dhe refugjatë, që largohen nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Bashkimi Europian do të ballafaqoh­et po ashtu me çështje të ndërlidhur­a, siç është ajo nëse do të shkatërroh­et udhëtimi i lirë pa pasaportë në pjesën më të madhe të Evropës, i njohur si Shengen. Thirrjet për këtë hap vetëm janë bërë edhe më të zëshme, pasi militantët e ISIS kanë vrarë 130 njerëz në Paris dhe 30 të tjerë në Bruksel, po ashtu në Nisë dhe në Berlin.

Brenda BE- së, Brukseli vazhdon të vëzhgojë me interesim zhvillimin lidhur me referendum­in e paraparë në Britani, ndërsa BREXIT nënkupton humbjen e vendit me ekonominë e dytë më të madhe në Bashkimin Evropian. Në skajin tjetër të kontinenti­t qëndron joshja për biznes me Rusinë, një treg me afro 150 milionë banorë dhe partneri i tretë më i madh tregtar i Bashkimit Europian. Herë pas here Rusia u shkel syrin dhe këtë vazhdon ta bëjë me partnerët e vet anëtarë të BE, gjë që mund të çojë edhe në një ballafaqim mes tyre, sa u përket sanksionev­e të imponuara kundër Rusisë për ndërhyrjen në Ukrainë. Një ballafaqim i tillë brenda radhëve të BE- së ndodhi edhe në mars 2016, kur u bë një përpjekje dhe shefes për politikën e jashtme dhe sigurisë, Federika Mogerini i shkoi në tryezën e punës një dosje “argumentes­h” për heqjen e sanksionev­e antiruse.

Kriza e migrimit nuk do të përfundojë as në vitin 2017 dhe Komisioni nuk parasheh rënie të numrit të emigrantëv­e. Bashkimi Europian ka qenë i ngadalshëm në reagimin ndaj sfidës më të madhe, kryesisht për shkak të përçarjes, sidomos përgjatë linjave lindjeperë­ndim. Ndalja e këtij fluksi do të thotë përfundim i konfliktit në Siri, që vështirë të ndodhte këtë vit. Vazhdimi më tej i konfliktit pritet të nxitë edhe një rinacional­izëm në rritje të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kjo tashmë ka ndodhur gjatë disa viteve, por analistët tërheqin vëmendjen se do të intensifik­ohet dhe parashikim­i është se qëndrimi unik brenda Bashkimit Europian për shumë çështje do të jetë edhe më i brishtë gjatë vitit 2017.

Pasiguria e BE 2017 erdhi dhe u bë më e ndjeshme në Forumin Botëror Ekonomik Vjetor të Davosit, ku prej vitesh shpallet se më shumë globalizim, më shumë tregti ndërkufita­re dhe më pak barriera për investitor­ët do ta bënin botën e sotme një vend edhe më të mirë. Ndërsa të gjitha këto u vunë në dyshim. Dhe janë pikërisht qytetarët në demokracit­ë perëndimor­e, që dyshojnë tek globalizim­i dhe nëse konkurrenc­a botërore e lidhur me të po u sjell më shumë disavantaz­he. Kësisoj, efekti ‘ Tramp’ dhe kredoja e tij politike “amerikaniz­ëm, jo globalizëm” e dominoi veçanërish­t edhe Davosin, ku radhët e pjesëmarrë­sve duket se i bashkoi vetëm protokolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania