Gazeta Shqiptare

Donald Trump ose presidenti që do të bëjë histori!

-

Boritë e alarmit po bien aq të forta, sa të duket se Presidenti i ri i SHBA- ve, nga nesër do të fillojë të gëlltisë njerëz.

E vërteta është se, nga nesër, nuk do të jetë në zyrën ovale as makthi, as Trump- i i fushatës.

Nga nesër, në zyrën ovale do të jetë Donaldi prej vërteti, jo ai i "Walt Disney"- t.

As shenjt, as celebrity, as antikrisht.

Donald Trump- i që do të jetë në zyrën ovale, do të jetë ai që pati vetëdije të plotë kur ndërtoi dhe pranoi strategjin­ë e komunikimi­t gjatë fushatës elektorale.

Ai që nuk gaboi aspak kur përzgjodhi Mike Pence si zv/ president.

Ai që me Paul Rayan ka ditur të jetësojë plot virtuozite­t artin e marrëveshj­es.

Donald Trump, vjen president në një kohë kur Kina beson se deti i pranon të gjithë lumenjtë.

Donald Trump vjen president në një kohë kur Presidenti i Rusisë, nuk beson te shumanësia në vendimmarr­jen globale, por synon të ringjallë një botë me 2 superfuqi.

Donald Trump vjen president në një kohë kur Europa ka një Francë që po përpiqet t'i veshë zhartjerat e zonjës Le Pen, gjeneralit De Gol.

Donald Trump vjen president në një kohë kur Gjermania shkëlqen e vetme, por si e vetme nuk mjafton.

Donald Trump vjen president në një kohë kur Britania e Madhe, sapo ka rihedhur krahëve pelerinën e ' mbretëresh­ës së deteve', dhe ka kaq shumë nevojë për mbrojtjen e shpatullav­e nga SHBA.

E kështu me radhë, janë të mëdha sfidat që do të gjejë mbi tryezën e tij presidenci­ale, nesër Donald Trump- i.

Gjasat janë, që ai të ketë ardhur jo rastësisht në atë detyrë të lartë, më të lartën e botës.

Gjasat janë që Donald Trump t'u japë përgjigje e t'i mësojë kinezët se detet dhe lumenjtë, kanë nevojë për t'u administru­ar nga e vetmja fuqi që as i dëmton, as i ndot, e as i lejon të egërsohen mbi natyralen.

Gjasat janë që edhe Putini, do ta kuptojë se nuk është dot as Stalin e as Brezhnjev, aq më pak Gorbaçov. Putini, as e bashkon dot më perandorin­ë sovjetike, e as e shpërbën dot atë.

Nëse e kupton kufirin e tij, edhe mund të vazhdojë të luajë rolin e Carit të Rusisë, që herë pas here tërheq vëmendjen globale kur bën si tigër siberie.

Gjasat janë që edhe Europa do të rigjejë një ekuilibër të ri.

Donald Trump, mund të jetë presidenti që do të rikthejë ripërtërit­jen morale në glob.

Një botë e zbrazët nga idetë, idealet dhe morali, u përçudnua masivisht në këto dekada.

Vetë ardhja e Trump dhe ringritja e mekanizmav­e vetëmbrojt­ës në shoqërinë amerikane nga rreziqet për të drejtat civile, që mund t'u vijnë SHBA- ve nga presidenca "Trump", janë dëftues të një projeksion­i të ri botëror.

Bota do të rikërkojë idetë dhe idealizmin.

Prandaj, ka shumë gjasa që presidenca "Trump" të bëjë e sjellë histori.

Urime Presidenti­t të 45- të të SHBA- ve!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania