Gazeta Shqiptare

Koliçi: Partizani, rivali ynë për titull

Kampionët e dimrit kanë filluar përgatitje­t e tyre në Pezë, ku stërviten edhe të kuqtë Gardiani i Kukësit kërkon fitore ndaj Vllaznisë

- Jeton Selimi

Pas minifazës në Turqi, Kukësi ka nisur për gatitjet në atdhe, gjithçka në funksion të një misioni, ta mbyllë kampionati­n ashtu si 2016- ën, në krye të klasifikim­it për të fituar një titull historik. Një analizë e shkurtër e trajnerit Gjoka, që filloi më pas stërvitjen me një grup disi të cunguar pa Kariokën, braziliani­n Kale, Allën apo Musollin, që kishin marrë leje nga trajneri. U stërvitën me grupin Pero Pejiç dhe Shameti, që u ruajtën në seancën e fundit në Antalia. I vetmi që vijoi punën i diferencua­r ishte braziliani Rangel, që shpresohet të rikthehet i disponuesh­ëm pas dy javësh. Nga Turqia në Tiranë, ambientimi nuk është aspak i vështirë, të paktën për portierin Enea Kolici. "Edhe këtu kushtet janë të mira, natyrisht që në Turqi ishin shumë më mirë dhe ne aty zhvilluam një fazë përgatitor­e mjaft të vlefshme, pasi vijuam me nga dy seanca stërvitore në ditë, si dhe zhvilluam disa takime miqësore që do të na vlejnë". Kampionati për Kukësin rinis nga sfida me Vllazninë, një barazim pa gola në fazën e parë mes tyre në "Loro Boriçi" me Kolicin që predikon kujdes: Kukësi duhet ta nisë me çdo kusht me këmbën e mbarë. "Sigurisht që duam që të jemi gati për ta nisur me fitore që në përballjen e parë, Vllaznia është një kundërshta­r i vështirë që meriton kujdes, por unë besoj se ne do të jemi gati për këtë sfidë". I paevituesh­ëm dhe një krahasim me pretendent­ët e tjerë të titullit në vorbullën e një merkatoje, që ka sjellë jo pak ndryshime në organikën e skuadrave që luftojnë për trofeun më të rëndësishë­m në vend. Të gjithë shohin Partizanin si skuadrën më të përforcuar gjatë janarit me shumë futbollist­ë me tipare ofensive që u janë bashkuar kryeqyteta­sve. Edhe Koliçi ka bindjen se skuadra e Starovës do të jetë pengesa kryesore drejt titullit kampion për verilindor­ët. "Edhe ne kemi bërë dy afrime që janë mjaft të vlefshme, pasi i kemi parë vlerat e lojtarëve të afruar gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Për sa u përket rivalëve, për ne të gjithë janë rivalë, pasi jemi kryesuesit dhe të gjithë duan të fitojnë me ne, por shikoj se Partizani ka bërë disa blerje cilësore dhe mendoj se është ajo, skuadra me të cilën do të rivalizojm­ë deri në fund".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania