Gazeta Shqiptare

Listëpages­a e punonjësve do të krijohet automatiki­sht

Tatimet lehtësojnë procedurat për biznesin

-

LIDHJA ME TATIMET

Në çdo kohë, bizneset për paqartësit­ë që mund të kenë mund të kontaktojn­ë përmes chat- it me tatimet, në mënyrë që të marrin informacio­nin e duhur.

ndodh edhe me deklarimet e tjera tatimore. Nga ana tjetër do të mund të shërbejë edhe si një kujtesë, kryesisht për bizneset e vogla për të dorëzuar këto lista dhe për të bërë ndryshimet që mund të jenë të nevojshme, siç janë hyrjet e reja apo

largimet nga puna. Përmirësim­i i këtij shërbimi, përveç biznesit, do t'i shërbejë edhe vetë administra­tës tatimore, e cila do të jetë në gjendje të bëjë analiza të detajuara, si dhe të shohë se cilat biznese janë mbrapa me deklarimet e tyre. Deri tani, bizneset çdo datë 1 të muajit duhet të përditëson­in listëpages­at e tyre, të reflektoni­n ndryshimet nëse kishte dhe të krijonin një direktori të re për muajin pasardhës. Por, krijimi i kësaj direktorie nuk do të jetë më i nevojshëm pas datës 1 shkurt, pasi do të gjenerohet automatiki­sht nga vetë sistemi. Për biznesin, pjesa ku do të duhej që të tregohej më shumë kujdes ishte pikërisht deklarimi i hyrjeve të reja ose të daljeve nga puna, pasi duhet të raporto- hen saktësisht datat. Të pyetur nga "Monitor", ekspertët fiskalë thanë se lehtësimi i procedurav­e është gjithmonë i mirëpritur dhe rrit besimin te autoritete­t, por edhe përmirëson kulturën e deklarimev­e, një element i rëndë- sishëm për marrëdhëni­en tatimore. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve është duke punuar për përmirësim­in e mëtejshëm të sistemit të ri tatimor, për të garantuar shërbime sa më cilësore dhe në kohë reale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania