Gazeta Shqiptare

Tarifa e shkollimit, studentët e UT kërkesë Konit: Ta paguajmë me këste

Tarifat në 6 fakultetet e këtij universite­ti variojnë nga 25.000 në 40.000 lekë "Të mos ketë penalizime duke mos hyrë në provim"

- Ermelinda Hoxhaj

Studentët e Univer sitetit të Tiranës i kanë dorëzuar ditën e djeshme një kërkesë Rektorit të UT Mynyr Koni si dekanëve të 6 fakultetev­e, ku kërkojnë që pagesa vjetore e tarifës së shkollimit të ndahet në dy këste. Sipas studentëve, për një pjesë të madhe të tyre është e vështirë që të paguhet e plotë tarifa e shkollimit, ndaj sipas tyre do ishte pozitive që tarifa të bëhej e ndarë në dy pjesë. Po ashtu, në kërkesën e tyre ata kanë kërkuar që studentët që nuk arrin dot të kryejnë pagesën për arsye të kushteve të vështira ekonomike, të mos penalizohe­n duke mos hyrë në sezonin e riprovimev­e që nis në fund të muajit shkurt. Tarifa e shkollimit për ciklin e parë të studimeve bachelor, në 6 fakultete e UT, varion nga 25 mijë lekë që është minimalja dhe këtë tarifë e kanë programet e studimit në dy fakultete, te Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës. Ndërsa tarifa maksimale prej 40 mijë lekësh, e ka fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencat Sociale. Ndërsa Fakulteti i Filologjis­ë, për të gjitha programet e studimit e ka tarifën 30 mijë lekë, ndërsa Ekonomiku 35 mijë lekë në vit.

TARIFA & KËRKESA

Gjendja e vështirë ekonomike në të cilën gjenden studentët e Universite­tit të Tiranës dhe të të universite­teve publike të Shqipërisë, tarifat e larta dhe shpenzimet e tjera universita­re me të cilat përballen, e kanë bërë të pam- Studentët e UT dorëzojnë letrën me firmat e mbledhura ku kërkojnë që tarifa e studimit të paguhet me të paktën dy këste, si dhe të mos penalizohe­t asnjë student për pranimin në provime për shkak të mospagesës së tarifës.

undur për shumicën e studentëve pagesën e plotë të tarifës së studimit. "Duke e gjykuar si tepër shqetësues këtë fakt, e shikojmë si të domosdoshm­e ndërhyrjen e organeve përkatëse për ta lehtësuar sadopak këtë gjendje. Më konkretish­t, ju kërkojmë, në emër të studentëve të Universite­tit të Tiranës, ndarjen e kësaj tarife në të paktën dy këste. Gjithashtu, kërkojmë që asnjë student të mos penalizo-

het për pranimin në sezonin e provimeve për shkak të mos pagesës përkohësis­ht së tarifës së studimit."- shkruhet në kërkesën që studentët e studentëve të universite­tit të Tiranës i kanë dorëzuar rektorit Koni. Studentët kanë mbledhur firmat në të gjitha fakultetet e UT, në mënyrë që pagesa e shkollimit të bëhet e ndarë në dy këste, një të paguhet brenda shkurtit ndërsa pjesa tjetër brenda muajit maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania