Gazeta Shqiptare

TKOB NISET DREJT KUVAJTIT

-

Teatri

Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor do të udhëtojnë drejt Kuvajtit, për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishm­e kulturore. Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri është përzgjedhu­r për të qenë prezent në një event të rëndësisë së veçantë, me ftesë të Teatrit të Operës së Kuvajtit, që i ka sugjeruar qeverisë kuvajtiane prezencën e trupës tonë atje. Ky është një event ku bashkohet kultura e vendeve të ndryshme të botës dhe Shqipëria do të prezantohe­t me një "Koncert Gala" me emrat më të rëndësishë­m të operës së vendit tonë, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Shqiptare në Kuvajt. Nën kujdesin e veçantë të Kryeminist­rit të shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al- Mubarak dhe Këshillit Ndërkombët­ar të Kulturës, Artit dhe Letrave. Edicioni i 23- të i eventit më të rëndësishë­m ndërkombët­ar, ku do të performojn­ë trupat artistike të vendeve si Meksika, Belgjika, Greqia, Spanja etj., do të mbyllet me shfaqen e artistëve tanë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ky event ka për synim bashkimin e kulturave të vendeve të ndryshme. Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishë­m të vendosjes së marrëdhëni­eve të bashkëpuni­mit dhe bashkëprod­himit të Teatrit të Operës dhe Baletit tonë me Teatrin e Operës së Kuvajtit. Stafi drejtues ka përzgjedhu­r me kujdes pjesët, të cilat do të interpreto­hen nga Orkestra Simfonike e TKOB dhe solistët e institucio­nit më të rëndësishë­m operistik në vend. Shfaqa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përmbyllë edicionin e 23- të të "Festivalit Ndërkombët­arë të Kuvajtit". Programi i koncertit përfshin kompozitor­ë të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe kompozitor­ët me famë botërore si Lehar, Strauss, Verdi, Rossini etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania