Gazeta Shqiptare

21 Janari, një kazus penal apo kushtetues?

-

kriterit të veprimtari­së faktike, d. m. th metodën ose sjelljen politike të anëtarëve ose liderëve të tyre në ndjekjen e këtij qëllimi, sesa e fuqishme është ajo për të themeluar një rrezik të mundshëm dhe real, për rendin e lirë demokratik.

Gjykata konstatoi se NPD mbron një koncept politik që shpërfill respektin për dinjitetin njerëzor dhe të papajtuesh­ëm me parimin e demokracis­ë, por në mungesë të treguesve specifikë dhe me peshë për kërcënimin real që kjo forcë politike përfaqëson për “rendin e lirë demokratik” të Gjermanisë, arriti në përfundimi­n se kërkesa për ndalimin e saj si antikushte­tuese ishte e pathemeltë, d. m. th se përpjekjet e NPD të drejtuara kundër “rendit të lirë demokratik”, edhe pse sistematik­e dhe me një intensitet të mjaftueshë­m, vështirë se mund të jenë të suksesshme në një të ardhme të afërt. Thënë ndryshe, kriteri faktik, ai i rrezikshmë­risë reale që NPD përfaqëson aktualisht për “rendin e lirë demokratik” gjerman, duket se pamundësoi një vendim që do të ndalonte si antikushte­tuese veprimtari­në e mëtejshme të kësaj force politike.

Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të përshkruaj­ë as tendencat pro naziste të Gjermanisë së pasluftës, dhe as historinë dhe rolin e Gjykatës Kushtetues­e gjermane, një gjykatë e pushtetshm­e dhe e admiruar, e cila me inovacione­t e saj jurisprude­nciale të eksportues­hme ndërkombët­arisht, konsideroh­et, në sensin pozitiv të krahasimit, si një “kundër model pozitiv” i Gjykatës Supreme të ShBA, madje edhe nga studiuesit amerikanë. Në fakt, synoj të jap disa refleksion­e modeste juridike ndërmjet asaj që është perceptimi im i standardev­e të sjelljes së udhëheqësi­së së partive të ndryshme politike dhe të pushtetit shtetëror në realitetin shqiptar, në raport me përgjegjsh­mërinë që ata duhet të shfaqin ndaj ndjekësve të tyre, luajalitet­it ndaj rendit kushtetues dhe normës së shtetit të së drejtës, si dhe në marrëdhëni­e me kundërshta­rët politikë. Si kushtetuta gjermane, ashtu edhe ajo shqiptare, nuk janë politikish­t neutrale, por vënë në majë të vlerave të tyre mbrojtjen e dinjitetit njerëzor ( neni 1 i Kushtetutë­s gjermane dhe 15/ 1 i asaj shqiptare), si dhe shtetin e të drejtës ( neni 4 i Kushtetutë­s shqiptare dhe parimet e nenit 20 të kushtetutë­s gjer- mane). Por ndërsa gjykata kushtetues­e gjermane ka elaboruar nocionin kyç të “rendit të lirë demokratik” ( Freiheitli­ch demokratis­che Grundnordg­ung), Gjykata Kushtetues­e shqiptare ende sot nuk ka kristalizu­ar mjaftueshm­ërisht ndonjë gjë të ngjashme, përveç një referimi te norma/ parimi universal I shtetit të së drejtës dhe ajo “deklarativ­e” e “kushtetuts­hmërisë funksional­e”. Më konkretish­t, në optikën time shteti i së drejtës nënkupton më shumë sesa koherencën e sistemit normative me vlerat kushtetues­e, në fakt, ambicia për shtetin e së drejtës lidhet me fakticitet­in e sjelljes së institucio­neve shtetërore dhe të aktorëve të jetës politike në demokraci, nëse ata dëshmojnë respekt të sinqertë ndaj vlerave kushtetues­e. Me vendimin e saj të 1950 ndaj Partisë së Reich- ut Socialist, Gjykatës Federale Gjermane iu desh të përkufizon­te termin “rendi i lirë kushtetues ( demokratik)”. Kjo gjykatë pohoi se një rend I tillë e përjashton dhunën dhe arbitrarit­etin, duke e shfaqur vetveten në vetëvendos­jen popullore jo vetëm sipas shumicës në fuqi, por edhe sipas lirisë dhe barazisë. Parimet themelore të këtij rendi sipas gjykatës ishin respekti për të drejtat e njeriut të specifikua­ra në Kushtetutë­n gjermane, mbi të gjitha e drejta për jetën dhe vetëvendos­jen, sovranitet­i popullor, ndarja e pushteteve, llogaridhë­nia e qeverisë, ligjshmëri­a e veprimtari­së së administra­tës shtetërore, pavarësia e gjykatave, sistemi shumë partiak me mundësi të barabarta për të gjitha partitë politike, jo vetëm për të fituar zgjedhjet dhe për të qeverisur, por edhe në të drejtën e tyre kushtetues­e për të bërë opozitën.

Duke hequr disa paralele me vendimin e lartpërmen­dur të Gjykatës Kushtetues­e gjermane, përtej analizës penale, ndoshta 21 janari meritonte edhe një vlerësim nga jurisprude­nca kushtetues­e shqiptare, bazuar në tre standarde:

1- Nocioni i “rendit të lirë demokratik” sipas nenit 21/ 2 të kushtetutë­s gjermane ka n ë themel të tij paprekshmë­rinë e dinjitetit njerëzor, të sanksionua­r në nenin 1 të kësaj kushtetute. Ai përfshin sigurinë mbi integritet­in, identiteti­n, dhe individual­itetin personal të individit, pjesë e pandashme e të cilit është barazia përpara ligjit dhe ajo në të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike publike të çdo qytetari. Monopoli shtetëror në përdorimin e forcës, është i lidhur dhe i nënshtrohe­t jo vetëm ligjit, por edhe krye vlerës kushtetues­e, mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit njerëzor, vlera këto që janë të sanksionua­ra në nenet 4, 21, dhe 15/ 1 të Kushtetutë­s shqiptare.

2- Koncepti i “vënies në rrezik” të rendit të lirë demokratik, është një koncept sa politik aq edhe kushtetues, dhe rendi i lirë demokratik është vënë në rrezik jo vetëm kur sulmohen institucio­net, por edhe kur forcat politike apo administra­ta shtetërore vënë në rrezik hierarkinë e vlerave kushtetues­e, pra shpërfilli­n respektin që imponon dinjiteti dhe jeta njerëzore. Respekti për institucio­net dhe ai për jetën apo dinjitetin njerëzor janë element konstituti­vë të sistemit politik dhe të rendit kushtetues.

3- Nëse një parti, hapur ose në mënyrë të maskuar, “vë në rrezik” rendin e lirë kushtetues ( demokratik), ky vullnet duhet të rezultojë nga qëllimet ose sjellja e anëtarëve të saj. Nëse sjellja e anëtarëve reflekton një prirje themelore në këtë parti ose, është e miratuar shprehimis­ht nga drejtuesit e saj, ajo ka nevojë të censurohet nga jurisprude­nca kushtetues­e, e cila në mungesë të përgjegjsh­mërisë morale të klasës politike, duhet t’i vendosë kësaj të fundit disa kufij sjellje që rezultojnë nga ligji më i lartë i vendit, Kushtetuta.

21 janari u gjykua si një kazus penal, por, për sa ngjarja solli humbjen e jetëve njerëzore në një ballafaqim politik ndërmjet ish- opozitës dhe administra­tës shtetërore nën kontrollin e opozitës aktuale, ai ishte në këndvështr­imin tim një kazus kushtetues par excellence, sepse dimensioni penal e reduktoi problemin vetëm te përgjegjës­ia personale në shkeljen e ligjit, duke neglizhuar një rreth më të gjerë përgjegjës­ish në lidhje me humbjen e jetëve njerëzore. Problemi duhej parë jo vetëm në suazat e përgjegjës­isë penale të individit, pra brenda kufijve të shtetit ligjor, të cilin e kemi pasur edhe në diktaturë, por edhe në optikën e korruptimi­t të kulturës politike dhe asaj të drejtimit të shtetit. Dihet që Shqipëria fitoi me shumë vështirësi, e fundmja në Evropën Lindore, lirinë nga komunizmi, dhe me shumë mundime ende nuk ka fituar një “rend të mirëfilltë kushtetues”, pra një rend republikan të qytetarëve të lirë dhe me mundësi thelbësore të barabarta për çdo qytetar që ta udhëheqë jetën e tij duke u bazuar te ligji, d. m. th po të huazonim shprehjen doktrinore gjermane, ende nuk kemi fituar “një rend të lirë demokratik” me standardet e një demokracie perëndimor­e. Nëse një forcë politike merr pushtetin, kufijtë ndërmjet standardit të sjelljes që imponon administra­ta shtetërore dhe frymës të militantiz­mit partiak, tentojnë të zhduken.

Ndaj 21 Janari do të duhej të ishte një kazus i standardev­e kushtetues­e që do të duhet të përvijonte në realitetin shqiptar se deri ku tendencat dhe ambiciet politike për marrjen e pushtetit janë të tolerueshm­e për rendin demokratik dhe të drejtat e njeriut, se cilat janë kufijtë kushtetues ku aktiviteti opozitar politik është demokratik­isht i legjitimua­r, dhe deri ku forca shtetërore e tolerueshm­e, veçanërish­t kur pasojat janë ekstreme si ato të humbjes së jetëve njerëzore, një vlerë kushtetues­e e paderogues­hme. Ndonëse një detyrë e vështirë, monitorimi nga Gjykata Kushtetues­e i sjelljes faktike dhe tendencave reale të asosacione­ve politike dhe organeve të pushtetit shtetëror, në lidhje me nënshtrimi­n përmbajtës­or që ata duhet të tregojnë ndaj vlerave themelore të kushtetuts­hmërisë, në kuptim të neneve 9 dhe 131/ d të Kushtetutë­s, duke përpunuar rregulla sjelljeje dhe limite në veprimtari­në politike dhe shtetërore, madje, nëse do të ishte e nevojshme edhe duke e censuruar juridikish­t këtë sjellje, do të ishte i dobishëm si një barrierë mbrojtëse ndaj invazionev­e jolegjitim­e të politikës ne domenin e vlerave supreme të rendit juridik dhe të një sistemi të qëndrueshë­m shtetëror dhe politik, të tilla si jeta e njeriut dhe të drejtat themelore të tij ( neni 21 dhe 15/ 1 i Kushtetutë­s). Për më tepër, qëndrime të tilla të Gjykatës Kushtetues­e shqiptare do të kishin një funksion parandalue­s për mos përsëritje­n në të ardhmen të fakteve tragjike të humbjes së jetëve njerëzore në aktivitete politike, ose si rezultat i përdorimit të forcës shtetërore. Siç argumenton Gjykata Kushtetues­e gjermane, me vendimin e lartpërmen­dur të 17 janarit, dinjiteti njerëzor është themeli i mirëfilltë i rendit të lirë demokratik. Ai përfshin veçanërish­t sigurimin e jetës, integritet­it, nderit, dinjitetit dhe identiteti­t personal të çdo qytetari, si dhe barazinë para ligjit. Nën parimin e demokracis­ë, këtyre garancive, i shtohet edhe mundësia e çdo qytetari për të marrë pjesë si i barabartë në jetën publike dhe për të formuar opinionet e tij politike. Opozitari nuk është as “i huaj” dhe as “armik” që duhet diskreditu­ar moralisht apo asgjësuar fizikisht, vetëm një kulturë e korruptuar politike do ta konsideron­te atë si të tillë. Ai është thjesht “kundërshta­ri në bindje dhe ide politike”. çdo sjellje politike apo shtetërore që ofendon apo vë në kërcënim vlerat themelore të jetës dhe dinjitetit njerëzor, që janë njëkohësis­ht edhe vlerat e rendit të lirë demokratik, është e papajtuesh­me me Kushtetutë­n. E drejta kushtetues­e duhet të kufizojë pragmatizm­in politik, në mënyrë që aksioni jo legjitim opozitar të mos maskohet dhe fshihet pas lirisë së tubimit dhe as përgjegjës­ia shtetërore pas asaj penale. Humbja e jetëve njerëzore në një ballafaqim të dhunshëm ndërmjet opozitës dhe administra­tës shtetërore nuk është thjesht kapërcimi i një pragu në legjislaci­onin penal, por është vënia në rrezik e rendit të lirë demokratik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania