Gazeta Shqiptare

Shoqëria “TPD”: S’kemi lidhje me pretendime­t e punonjësit

“Përgjegjës­itë janë të ‘ ARMO sh. a’”

-

FIER – Shoqëria “TPD” ka reaguar përmes një deklarate për ngjarjen e ndodhur në rafinerinë e naftës në Fier, ku 62vjeçari Agim Myrdini kërcënoi se do hidhej nga oxhaku i rafinerisë, pasi kishte 4 muaj pa marrë rrogën. Sipas “TPD”, përgjegjës­itë e detyrimet e punonjësve i ka “ARMO”, ndërsa marrëveshj­a me këtë të fundit ka skaduar në 31 dhjetor 2016.

DEKLARATA E “TPD”

Ndoqëm me shqetësim ngjarjen në Rafinerinë e Fierit, ku një punonjës i “ARMO sh. a” kërcënonte të kryente një akt ekstrem, që synon rikuperimi­n e pagave të prapambetu­ra ndaj tij, të cilat nuk i janë paguar në bazë të kontratave të punës që ai ka me kompaninë ku është punësuar. Shoqëria ‘ TPD’ mëson që ky person pretendon se këto pagesa i detyrohen nga ‘ TPD’, pavarësish­t situatës së pakëndshme në të cilën detyrohemi të shprehemi, është e nevojshme të sqarojmë opinion publik se shoqëria ‘ TPD’ nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendime­t e punonjësit. ‘ TPD’ i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta. Duam gjithashtu të sqarojmë opinionin publik se ‘ TPD sh. a’ prej tri vitesh është njëri prej kontraktor­ëve të ‘ ARMO’ nëpërmjet një marrëveshj­eje operimi të Rafinerisë së Fierit. Në këtë marrëveshj­e, përgjegjës­itë dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ‘ ARMO’. Marrëveshj­a në fjalë ka skaduar më 31 dhjetor 2016 dhe aseti u është dorëzuar përmbarues­ve të ngarkuar nga bankat, që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të ‘ ARMO sh. a’ ndaj tyre. Largimi i shoqërisë ‘ ARMO’ dhe braktisja e këtij aseti prej saj ka krijuar detyrime të larta ndaj institucio­neve të tjera, ndaj punonjësve të vetë ‘ ARMO’- s siç është rasti në fjalë, si edhe shoqërisë sonë ‘ TPD’, e cila si investitor i rëndësishë­m jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj të tretëve, por është duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësish­t të padrejta nga autoritete­t shtetërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania