Gazeta Shqiptare

Pasuria 1.1 miliardë, Peza: Një e treta u shtua nga interesat bankare

Deputeti i PS: Fëmijët u tronditën se mësuan historinë e divorcit në TV "Pengmarrja në ' 97, i fal xhelatët që s'më qëlluan në organet gjenitale e kokë"

-

Deputeti socialist, Al fred Peza sqaroi dje se si e vuri pasurinë prej 1.1 miliardë lekësh. Gjatë intervistë­s në "Top Story" të gazetarit Sokol Balla, Peza u shpreh se nga kjo histori e pasurisë, dy fëmijët e tij, vajza dhe djali mësuan për divorcin dhe ish- familjen e tij të parë dhe kjo ka qenë traumatike.

U publikua pasuria juaj prej 1.1 miliardësh. Bëhet fjalë për 1 milion dollarë, të cilat ju i keni investuar për të blerë përqindje në bankë serioze të vendit. Këtu janë disa gjëra që duhen diskutuar. Se si ka mundësi që një çift normal i shtresës së mesme arrin të kursejë kaq shumë para? Si është historia e kaq shumë parave?

Të hënën e kaluar kishim seancë dhe një kolegu ynë i opozitës vjen dhe më thotë: "Ore që i ke ato para dhe të lumtë, por, më tha kishe një problem, ke një faj? Të mos ngelë hatri". Çfarë i them? Dhe më thotë: "I kishe vënë në emër të bashkëshor­tes". Përtej kësaj batute, do të doja t'ju thosha që e gjitha ka lindur në datën 13 janar, me një shkrim në një media online, ku disa pasaktësi e bënë që të ndodhte e gjitha çfarë jemi sot duke diskutuar. E para, pse kjo media e bëri këtë shkrim dhe a ishin apo s'ishin kaq të pafajshme…

E gjithë pasuria ime është vënë para se unë të hyja në politikë. Nga viti 2013 që kam hyrë në politikë, pasuria ime është shtuar me zero lekë. Ka shtesa në interesa? Është tjetër gjë të shtohen interesat, tjetër gjë të shtosh të ardhurat nga jashtë sistemit bankar dhe kjo për shkak se kemi kontratë disavjeçar­e dhe për shkak të marrëveshj­eve që kemi me bankën, ti krijon përqindje dhe shtim interesash. Pasuria nga momenti që kam hyrë në politikë është shtuar me zero lekë.

Historia e aksioneve të bankës është një histori e para dy viteve. Ka ndodhur në mars 2015.

Ju thoni që ka një sfond politik në këto akuza?

Jo, nuk ka sfond, ka reciprocit­et. Hajde të shpikim një histori paralele, në anën e maxhorancë­s që bëhet fjalë po për miliona, po për banka dhe që bëhet fjalë po për njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës. Pse u gjet tani? Shkrimi që filloi gjithë ngjarjen jep qëllimisht disa pasaktësi.

Si keni akumuluar një shumë kaq të madhe në 20 vite?

Nëse ka një gjë që nuk tregohet janë paratë. Por unë hyra në politikë dhe e mora parasysh që një ditë do të tregoja edhe paratë e mia.

Ju deklaroni 95 milionë të reja në deklarimin e pasurisë?

Pra, ju e pranoni që unë i kam pasur këto lekë?! E kam të deklaruar dhe është e përputhur me llogarinë e bankës në 31 maj. Biem dakord që këto para i kam pasur para vitit 2013? Sokol Balla: Po. Nuk po hyj para 2013, po flas pas 2013

Shuma e përfitimev­e nga interesat, 331 milionë lekë, me interes 8.1%. Për dy vjet? Jo për dy vjet. Nuk shtrohet çështja nëse ju e keni fshehur pasurinë, pyetja shtrohet si i ka bërë Fred Peza paratë?

Unë u futa në fokus për shkak se jam politikë. Nuk kam bërë shtim pasurie dhe të gjitha këto i kam bërë kur nuk kam qenë në politikë. Akuzat e PD ishin që kur Alfred Peza e paska shtuar në një vit e gjysmë me 1 mijë euro në muaj pagën, po Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj. Njerëzit këtu filluan dhe thonë që si Alfred Peza që s'është as ministër, as ka menaxhuar paratë publike ka gjithë këto para. Kjo ka qenë teza e PD- së. Kuptohet që Fred Peza nuk ka pasur asgjë në dorë gjatë këtyre 4 viteve. Vërtetë që Komisioni Parlamenta­r i Medias është i rëndësishë­m, sepse ka bërë reforma të mëdha, por duhet të jemi të qartë që

pasuria ime s'ka pasur lidhje me pjesën politike. Kauza e PD- së u vu te një njeri që s'ka menaxhuar asnjë lek të buxhetit të shtetit. Kanë 4 vjet që s'ngrenë asnjë akuzë jo vetëm për mua, por as për ministrat tanë. Të gjitha sulmet ishin politike.

Alfred Peza nuk e ka ushtruar të qenit deputet për ndonjë përfitim për familjarët e vet, siç kanë bërë të gjithë deputetët, edhe të opozitës. Kunati im punon punjonjës ngarkim- shkarkimi në një supermarke­t, kunata ime është në emigrim. Nuk kam qenë as në Dubai, as në Meksikë, kurrë nuk keni për të gjetur një biletë "first clas", kurrë s'keni për të gjetur ndonjë orë të shtrenjtë që mbajnë shokët tanë, kurrë nuk kam blerë një makinë deri sa kam hyrë në politikë, sepse s'kam pasur nevojë. M'i kanë vënë në dispozicio­n botuesit nga më të mirat. Kurrë nuk kam pasur shërbëtore. Stili i jetës sime është minimalist. Unë kam jetuar shumë mirë krahasuar me shumë e shumë të tjerë, por unë bej një jetë shumë familjare, pa vese. Unë kështu jam.

Unë pushimet i bëj në Golem e kurrë jashtë shtetit.

Ju keni kursyer 55 milionë lekë të vjetra çdo vit. Si ka mundësi?

Motra ime është edukatore kopshti prej 20 vjetësh. Mund ta kisha bërë edhe drejtoresh­ë kopshti. Nëna ime ka endur qilima e sixhade, duke punuar edhe me turne. Prindërit e mi kanë qenë punëtorë të thjeshtë.

Unë jam nip kovaçi dhe djalë shoferi. Duke qenë se historia ime ka qenë modeste edhe unë kam bërë një jetë modeste. Duke dashur të investoj tek fëmijët e mi, si çdo njeri që ëndrrat që nuk i ka arritur vetë do t'i realizojë te fëmijët, kam dashur të investoj për ta.

Si ka bërë familja juaj që ka kursyer 57 milionë lekë?

Thamë që te "Vizion Plusi" unë kam deklaruar 10 milionë lekë. A është e saktë kjo?

Keni dokumente ta provoni këtë?

Po. Nëse kjo është e saktë, gjithë çfarë ka deklaruar PD është e pasaktë. E firmosur në 16 janar 2017, vërtetim nga financa e "Vizion Plus", për rreth 20 mijë me pagën totale neto 9 milionë e 800 mijë lekë. Këtu ke ekstraktin e bankës, ku është shifra 5 milionë nga "Vizion Plus".

Si ka mundësi që nuk shpenzoni asnjë lekë?

Duke hequr siguracion­in, 5 milionë janë kursyer dhe pjesa tjetër është konsumuar. 20 muaj nga 5 milionë lekë i thonë 100 milionë lekë, për dy vitet e fundit të historisë personale.

Ndërkohë që keni 17 vjet…

18 e ca. Ju tregova një fitim prej 331 milionë, për një histori në një bankë, që do të thotë se 1/ 3 e pasurisë sime ka ardhur nga fitimet në interesat bankare gjatë historisë sime 14, 15- vjeçare vetëm nga një bankë. Dhe 100 milionë nga "Vizioni". Gjysma e pasurisë vetëm nga interesat dhe dy vite në "Vizion Plus". Normat e interesit kanë qenë shumë të larta, pra 11/ 3 e pasurisë sime ka ardhur vetëm nga koha në media dhe nga interesat bankare.

Interesat vijnë nga një kapital, si e keni vënë?

E kam nisur që në 23 shtator 2004, kjo është llogaria themelore.

Këtu keni grumbullua­r gjithë pasurinë familjare?

Po. Media ka mënyra të ndryshme të ardhurash. Ka rrogën bazë, ka nga honoraret, ka bonuse, shpërblime, përqindje reklamash e kështu me radhë.

Si është e vërteta e deklarimit të rrogës tuaj srej 80 mijë lekësh të reja te një prej televizion­eve. Unë besoj se jeni paguar më shumë se kaq?

Ramë dakord që ka shumë lloje pagesash. Unë i kam vërtetimet nga të gjitha mediat dhe jam në proces. Kjo është një histori e gjatë, 3 gazeta janë mbyllur, një është djegur dhe dy revista janë mbyllur. Sa i përket pagesës, pasi është bërë një proces gjyqësor në lidhje me faktin që duhej riparë pjesa e kontributi­t që unë duhet të bëja për ishfamilje­n time. Është bërë gjyqi, gjykata ka bërë kërkesën dhe në atë moment aq ka qenë pagesa. Mua më vjen keq se edhe ish- bashkëshor­tja ime e ka sqaruar këtë, që është një vendim pas kaq vitesh dhe çdo gjë është sqaruar.

A i druheni faktit që për shkak të këtij perceptimi, për shkak të shifrës së madhe, për shkak të këtyre deklarimev­e në gjykatë të rrogës mund të keni bërë një faull opera ligjit, mund të gjykoheni për evazion fiskal?

Unë besoj se kam ardhur në studion e duhur dhe nuk mund të bëhen pyetje spekulativ­e.

Pse sulmohet Alfred Peza politikish­t?

Janë pjesë e të njëjtës teknologji se si opozita e sotme targeton kundërshta­rët politikë. Ky për mua është një film i parë. Para se të hyja në politikë, unë e dija që do gërmohej pjesa e një divorci, që ka qenë pjesa ime personale dhe s'kam pse të jap llogari. Kjo u përdor aq keq sa s'ka. Këtë kanë bërë edhe për Edi Ramën. Historia ime u ndërpre në 1997 dhe u njoha me Mirelën, bashkëshor­ten time.

Si e përjetuan fëmijët?

Vajza, Herri është klasë të 11, djali është në klasë të 9 dhe kjo ka qenë pjesa më e tmerrshme. Unë isha i përgatitur politikish­t. Përdorimi i historive të kaluara, që janë histori të miat personale që u kanë ndodhur pothuaj të gjithë brezit tonë të ' 90, kush me fëmijë e kush pa fëmijë. Kjo është një histori që shkuan deri tek ishfamilja e 1996- ës dhe në maj të 1997- ës kur u përfundua. Kjo është një histori e imja.

Djali vjen një ditë gjatë kësaj periudhe nga shkolla. Bashkëshor­tja Mirela është shumë e fortë si njeri, por atë ditë nuk e mbajti veten. Djali na tha se, "filani" më tha mua, "po ty të ka lënë babi pa bukë. Unë më vonë po mendoja se mos ka harruar babi të paguajë mensën këtë muaj", tha djali. E morëm djalin dhe i treguam se ka ekzistuar edhe një histori e tillë e babit. Po prisnim edhe vajzën. Ajo nuk erdhi dhe na tregoi më vonë pse. Kishin qenë me shoqet në mensë dhe kishin parë me titra në një TV "Ish- bash- skuadër pushkatimi dhe më veshën vetëm rrobat e trupit dhe më futën pasaportën dhe më tha njëri prej tyre: "Kur të të gjejnë më vonë kur të lirohen arat më vonë, të dinë se kush je". Kur kaluan disa minuta nga ky moment filluan lëvizjet. Gazetari që kishte qenë me mua, ka dhënë një konferencë shtypi në hotel "Rogner". Atje ka qenë gazetari i "Koha Jonë", Ben Blushi dhe ka takuar Genc Pollon. I tha që keni asgjësuar gazetarin. I tregoi për konferencë­n e shtypit, shkoi te Berisha më pas. Nuk di se çfarë ka ndodhur, por me siguri bërja ndërkombët­are dhe konferenca e shtypit e gazetarit italian bëri që të më shpëtojë jeta. Më kanë lënë gjithë natën me disa njerëz të tjerë. E kam takuar njërin më vonë te Aleanca Demokratik­e dhe më tha ke ndenjur në krahët e mi gjithë natën. I falënderoj xhelatët e mi që nuk më goditën në organet gjenitale dhe në kokë. Dhe i kam falur.

E meqë ishim te pasuria, rrogën e parë e mbaj mend në gazetari kam filluar punë 3 muajt e parë te "Koha Jonë" dhe prindërit e mi ishin me atë 80% e Ramiz Alisë dhe kam jetuar në konvikt me Zamir Dulen, i cili u rrah nga SHIK. Mbaj mend se në 1 janar të 1996, "Koha Jonë" bëri ndryshimin. Shefin e parë kam pasur Andi Bushatin, shef politike ka qenë Blushi dhe mbaj mend që rrogën e parë e kam pasur 150 mijë lekë të vjetra plus honorare dhe në riorganizi­min e parë, në 1 janar të 1996 kam marrë rrogën 600 mijë lekë. Dhe i binte që në vit unë mund të fitoja 7 milionë lekë në vit. Dhe një shtëpi shkonte në 10 milionë lekë. Në maj të 1997 më ndodhi që u divorcova dhe në maj u bëra kryeredakt­or në vend të Blushit dhe rroga e kryeredakt­orit sigurisht ishte shumë më e lartë. Dhe pas asaj, në 1998 kam qenë kryeredakt­or i "Shekulli", shkruanim me honorare. U ble shtëpia e parë, fëmija e parë e kështu me radhë.

Po përse vendose të investojë këto para në 1 për qind aksione bankare?

Unë jam shumë i fokusuar tek puna dhe më thith gjithë energjitë e mia fokusi ku vendosem dhe jam tip që mendoj që një njeri duhet të japë 100 përqindësh­in e vet. Kam qenë i paaftë që të bëja njëkohësis­ht 2- 3 punë dhe këto para t'i shndërroja në prona, dyqane, vila dhe në momentin e futjes në aksione, ka qenë kur interesat e bankës shkuan deri në minus dhe të kesh 1 mln dollarë kesh dhe në fund të marrësh më pak?! Pikërisht këtu ishte momenti kur thashë se pse këto para të mos i çoj në një biznes shumë të nderuar dhe le të jenë aty në aksione duke pasur parasysh që vlera e tyre rritet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania