Gazeta Shqiptare

Tatimet, ja shtesat në ligjin për TVSH- në

Furnizuesi duhet të evidentojë zbritjet e TVSH- së për secilën ndërtesë Pronarët e ndërtesave për shitje mund të zgjedhin furnizuesi­n

- Ornela Manjani

Ndryshon ligji për Ta timin mbi Vlerën e Shtuar. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve përmes një njoftimi ka sqaruar disa shtesa që i janë bërë ligjit "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri, i ndryshuar", i cili ka të bëjë me të drejtën për të zgjedhur aplikimin e TVSH- së në shitjen e ndërtesave. Me ndryshimet e fundit parashikoh­et edhe e drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSHsë për furnizimin e ndërtesës ose të pjesëve të ndërtesës. Gjithashtu janë parashikua­r shtesa në nenet 6 e 7, që parashikoj­në të drejtën e zbritjes kur ushtrohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave. Në çdo rast, sipas ligjit këto të drejta janë të kufizuara dhe nuk mund të ushtrohen nga personat e tatueshëm të cilët furnizojnë apartament­e, ndërtesa apo mjedise banimi ose kur blerësi është individ. Këto ndryshime, që tashmë kanë hyrë në fuqi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë aplikimin ose zbritjen e TVSH- së, nga vetëm për qiradhënie­n, edhe te furnizimi i ndërtesës ose pjesëve të saj.

UDHËZIMI I TATIMEVE

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën të ditur disa nga ndryshimet kryesore që sjell ky vendim i Këshillit të Ministrave. E para është e drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH- së për furnizimin e ndërtesës ose të pjesëve të një ndërtese. Personat e tatueshëm mund të ushtrojnë të drejtën të zgjedhin, duke e trajtuar furnizimin e ndërtesave si furnizim të tatueshëm me sh- kallën e TVSH- së prej 20%. Kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet prej personave të tatueshëm që: furnizojnë ndërtesa apo ambiente për banim, ose kur blerësi është një individ. E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesat ose pjesë të ndërtesës, të cilat: furnizohen ( shiten) për qëllim përdorimi për veprimtari­në ekonomike të blerësit, subjekt i regjistrua­r, ose për qëllime rishitjeje prej tij, por jo për banim. Për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes, personi i tatueshëm duhet të aplikojë zgjedhjen për çdo rast, përveçse kur: blerësi është një person juridik i patatueshë­m ose një person i tatueshëm që kryen veprimtari të përjashtua­r nga TVSH- ja.

KONTRATAT

Kusht është që, në kontratën e furnizimit të ndërtesës të shkruhet e shprehur qartë zgjedhja e dëshiruar nga furnizuesi dhe pranimi i saj nga blerësi. Në rastin kur blerësi, një person juridik i patatueshë­m ose i përjashtua­r, nuk e pranon zgjedhjen, atëherë e drejta e zgjedhjes për të aplikuar TVSH- në nuk ushtrohet. Modalitete­t dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur aplikimin e TVSH- së për furnizimin e ndërtesës: Personi i tatueshëm paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe dorëzon një deklaratë me shkrim, ku pohon se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%. Në rast se personi i tatueshëm ua shet ndërtesën personave të tatueshëm, të cilët ushtrojnë veprimtari të përjashtua­r nga TVSH- ja, furnizimi i ndërtesës trajtohet me TVSH, vetëm në rast se në kontratën e furnizimit, personi i tatueshëm blerës është njohur me këtë fakt dhe ka pranuar të paguajë TVSH- në. Në këtë rast,

furnizuesi paraqet kontratën përkatëse, mungesa e së cilës nuk i jep të drejtën e trajtimit të furnizimit si të tatueshëm. Zgjedhja nis ditën e parë të muajit në të cilin ajo formalizoh­et. Pas fillimit të ushtrimit, zgjedhja zbatohet për aq kohë sa nuk ka qenë objekt ndërprerje­je. Ndërkohë që, e drejta e zbritjes ushtrohet në përputhje me dispozitat dhe përcaktime­t në ligjin "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar". Furnizuesi duhet të evidentojë veçmas zbritjet e TVSHsë për secilën nga ndërtesat ose grup- ndërtesat. Kur

furnizuesi i ndërtesave ushtron edhe veprimtari të tjera të tatueshme me TVSH ose jo, në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH- së duhet të evidentojë veçmas blerjet për secilën kategori të veprimtari­së. Nëse furnizuesi i ndërtesës ndodhet në një situatë sipas së cilës e drejta e zgjedhjes, nuk mund të ushtrohet, atëherë personi i tatueshëm duhet të procedojë me rregullimi­n e TVSH- së së zbritur më parë, nëse ndërprerja e transaksio­neve të tatueshme ndodh para fillimit të vitit të nëntë pas vitit kur fillon e drejta e zbritjes.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania