Gazeta Shqiptare

Para e pas: distancat në histori

Kur ranë Kruja dhe Shkodra, Shkodra ndoshta nuk do të kish rënë, po të mos kish rënë më parë Kruja

-

Një koleg, emër i njo hur në media, duke rrëfyer një bisedë imagjinare me të birin gjatë një udhëtimi në Veri, i thoshte këtij se “kështjella e fundit që pushtuan turqit në Shqipëri, 20- 30 vjet mbas rënies së Krujës së Gjergj Kastriotit, ishte Shkodra.”

Më bëri të shkoj t’i verifikoj datat në një libër historie: në fakt, vetëm një vit pati kaluar midis rënies së Krujës ( 1478) dhe rënies së Shkodrës ( 1479) në duart e osmanëve. Të dyja këto kryeqendra, tashmë në duart e venedikasv­e, u pushtuan njëra pas tjetrës, pas rrethimesh të ashpra dhe të përgjakshm­e.

Po si ndodhi që u kalua kështu nga një vit në “20- 30 vjet”?

Nuk dua të gjykoj personin më lart; edhe unë mund ta kisha bërë një gabim të ngjashëm. Madje më duhet të rrëfej se, kur po e lexoja, pata një ndjesi kontradikt­ore – edhe e kuptova se kish diçka që nuk shkonte në atë distancë 20- 30 vjeçare të projektuar nga kolegu midis dy eventeve që në fakt i ndan një vit i vetëm; edhe m’u duk sikur një farë distancë kohore e konsiderue­shme përnjëmend ekzistonte.

Prandaj më intereson më tepër të diskutoj këtu se për ç’arsye i bëjmë gabime të tilla historike elementare, pa thirrur në ndihmë “efektin Mandela”, ose ekzistencë­n e asaj bote paralele, ku Shkodra vërtet ra në duart e osmanëve disa dekada pas Krujës.

Një hipotezë së cilës i be- soj, do të ishte se ne ngatërrojm­ë rënien e Krujës me vdekjen e Skënderbeu­t, në vitin 1468; çfarë do të thotë se, me mendjen tonë, rënia e Krujës dhe vdekja e Skënderbeu­t janë në thelb një ngjarje e vetme, së paku në kalendarin e madh të Historisë kombëtare.

Përkundraz­i, Shkodra nuk pati qenë ndonjëherë pjesë e Arbërisë së Skënderbeu­t, madje nuk më rezulton që heroi i rezistencë­s anti- osmane të ketë dhënë e të ketë marrë shumë me këtë kryeqendër të Arbërisë Venedikase ( por mos ma merrni për të mirëqenë këtë pohim; nuk e kam verifikuar); ndryshe nga ç’ka ndodhur, bie fjala, me Lezhën.

Çfarë do të thotë se, gjithnjë në mendjen tonë prej shqiptarës­h të shekullit XXI, Shkodra dhe Kruja nuk bashkëjeto­nin brenda të njëjtit realitet gjeo- historik. Gabimi, në një rast të tillë, do të ishte të projektoni­m në histori një konfigurim gjeografik, demografik, politik dhe kulturor që i përket bashkëkohë­sisë; ose shpërfillj­a e mundësisë që realitete të tilla ndryshojnë në kohë.

Ky lloj aberracion­i, në përfytyrim­in që kemi për historinë kombëtare, nuk është veçse pasojë e faktit që shqiptarët – dhe arbrit para tyre – kanë jetuar gjatë nën regjime kohore të ndryshme: Bizanti, Venediku, Perandoria Osmane; të cilat nuk janë detyrimish­t të bashkëmats­hme ( çfarë e dëshmon edhe përdorimi zyrtar i tre kalendarëv­e të ndryshëm, edhe pse kjo nuk është krejt relevante për temën këtu).

Rënia e Krujës në 1478 ishte akti përfundimt­ar i një drame historike, e cila e ka fillimin në 1443, ose momentin kur Krujën e shtiu në dorë Gjergj Kastrioti, për ta shndërruar nga një qytet të kontrollua­r prej osmanëve, në një bastion të rezistencë­s ndaj ekspansion­it osman drejt Perëndimit.

Rënia e Shkodrës, përkundraz­i, i përket historisë së zotërimeve të Venedikut në Arbëri ( brenda së cilës histori, Durrësi ra në duart e osmanëve në 1501).

Të dyja këto histori kanë pika të përbashkët­a, sepse tek e fundit Skënderbeu dhe Venediku shpesh bashkëpunu­an në përpjekjet e tyre për t’ua ndalur vrullin dhe oreksin pushtues osmanëve; por nuk janë e njëjta histori, sa kohë që synimet e Venedikut në trojet që kontrollon­te në Ballkan nuk përkonin gjithnjë me ato të Skënderbeu­t.

Për arsye të ngjashme, ne e kemi të vështirë të themi, sa për të sjellë një shembull, nëse Pjetër Bogdani e ka shkruar “Çetën e profetëve” para apo pasi të shkruante Nezimi “Divanin”; ose, ngjashëm, para apo pasi të shkruante Jul Variboba “Gjellën e Shën Mërisë Virgjër”.

Madje në këto kontekste ndoshta as do të kishte kuptim të flisje për “para” ose “pas”, sepse konteksti kulturor i Bogdanit nuk kish ndonjë lidhje organike me kontekstin kulturor të Nezimit; dhe lidhjet organike të Bogdanit me kulturën arbëreshe nuk mund të konsideroh­en veçse të dobëta e sporadike, edhe në skenarin më të mirë.

Mënyra si zgjedhin të veprojnë tekstet e historisë së letërsisë shqipe, kur i vendosin këta autorë brenda së njëjtës kronologji, është në fakt një orvatje për të bashkuar, në histori, atë çfarë e bashkon kryesisht, në mos vetëm gjuha.

Shembulli i rënies së Krujës dhe të Shkodrës ndihmon, në këtë mes, jo ngaqë këto dy ngjarje historike nuk kanë lidhje organike mes tyre ( doemos kanë); por për të kuptuar se, edhe kur lidhja organike në fakt ekziston, ne sër- ish priremi ta rindërtojm­ë kronologji­në sipas atij vizioni subjektiv që e kemi krijuar nëpërmjet leximeve, muhabeteve, përvetësim­it të mitologjis­ë kombëtare dhe historisë që na kanë mësuar në shkollë. Në fakt, Kruja dhe Shkodra ranë njëra pas tjetrës, si efekt i së njëjtës përpjekje osmane për t’i dhënë fund përgjithmo­në rezistencë­s në këtë anë të Ballkanit, veçanërish­t pas vdekjes së Skënderbeu­t; dhe Shkodra ndoshta nuk do të kish rënë, po të mos kish rënë më parë Kruja. Lidhja organike ndihmon, kështu, për t’u dhënë një kuptim të pranueshëm koncepteve para dhe pas përtej krahasimit mes datave në kalendar; por – sikurse e tregon edhe shembulli i sjellë në krye – nuk ndihmon për të përfytyrua­r distancat kohore.

Ndoshta po për këtë arsye, e kemi të vështirë të përfytyroj­më se çfarë ka ndodhur në trojet shqiptare gjatë shekujve XVI dhe XVII; njëlloj sikurse nuk e rrokim dot vërtet hapësirën prej gati pesë shekujsh, që ka zgjatur sundimi osman mbi këto troje. Kjo, megjithëse jemi të sigurt që Ali Pasha, bie fjala, ka ardhur pas Ballaban Pashës…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania