Gazeta Shqiptare

Partnerite­ti franko- gjerman dhe një mësim për Ballkanin

-

Bangladesh.

Përballë sulmeve terroriste, që kanë goditur të dy vendet tona, ne jemi duke u bashkërend­uar dhe lidhur ngushtësis­ht për të luftuar kundër kërcënimit terrorist. Një ndërthurje e bukur, ku ne shijojmë shkëmbimet në të gjitha nivelet, është ajo në fushën e kulturës. Shënohen rreth 4300 partnerite­te franko- gjermane mes shkollash; rreth 2200 qytete janë të binjakëzua­ra. Dhe të mos harrojmë ARTE- n, kanalin televiziv franko- gjerman themeluar në vitin 1991! Të gjitha këto aktivitete dëshmojnë për cilësinë shumë të veçantë dhe gjithëpërf­shirëse të bashkëpuni­mit tonë dypalësh. Ambasadori Fitoussi: Sikurse e përshkroi Susanne në terma konkretë, motori franko- gjerman është çdo ditë në punë. Kur në botë ndodh diçka, një diplomat francez reagon automatiki­sht duke pyetur: “Çfarë mendon Berlini për këtë?” Kjo do të thotë se diplomatët francezë dhe gjermanë mendojnë në mënyrë simultane lidhur me interesat e vendeve të tyre dhe të marrëdhëni­es franko- gjermane.

Përkundrej­t zhvillimes­h të rëndësishm­e, sikurse janë ato të jetës së përditshme diplomatik­e, ne kemi qasjen e një shkëmbimi të vazhdueshë­m me njëri- tjetrin.

3 – Le të hidhemi tani te disa pyetje, të cilat kanë në fokus kryesisht Ballkanin. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga historia franko- gjermane në këndvështr­imin e avantazhev­e të kalimit nga antagonizm­i në miqësi, sidomos duke mbajtur parasysh se ne jetojmë në Ballkan, ku vetëm dy dekada më parë pati një konflikt të armatosur? Ambasadorj­a Schütz: Unë mendoj se gjithçka çfarë thamë unë dhe kolegu im francez tregon se duhen nxjerrë mësime nga historia franko- gjermane. Ne besojmë fort se Bashkimi Evropian mbetet projekti më i madh dhe më i suksesshëm i paqes që prej Luftës së Dytë Botërore – e parë kjo gjithashtu edhe në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kjo është edhe arsyeja pse dy vendet tona janë shumë aktive në rajon, p. sh. nëpërmjet Procesit të Berlinit, i iniciuar ky në vitin 2014 nga Gjermania, Franca, Austria dhe Italia. Një nga iniciativa­t brenda këtij procesi ishte themelimi i RYCO, të cilin ne e mbështesim fort. Në këndvështr­imin tonë, kjo ofron një mundësi unike për të sjellë bashkë dhe më pranë brezin e ri në rajon dhe për të kapërcyer paragjykim­et dhe mosbesimin. Dy vitet e fundit kanë treguar gjithashtu avantazhet e një iniciative të tillë, ku të rinj nga gjashtë vendet pjesëmarrë­se të Ballkanit Perëndimor duke punuar ngushtë bashkë në një grup pune krijojnë kushtet dhe objektivat për një bashkëpuni­m në të ardhmen. Në një të ardhme të afërt, një Sekretar i Përgjithsh­ëm i zgjedhur do të fillojë punën në zyrën e sapohapur në Tiranë dhe kështu do të zbatohen projektet e para të shkëmbimit. I gjithë procesi është monitoruar dhe mbështetur nga ekspertët e FGYO dhe unë jam e lumtur të shoh se përvojat e shkëmbimit rinor franko- gjerman dhe puna për pajtimin kanë shërbyer për të frymëzuar procesin e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Fitoussi: Sikurse e shprehu shumë qartë edhe kolegia ime, ne besojmë se shembulli franko- gjer- man mund të shërbejë si një model për miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor. Në çdo kuptim të fjalës, ne ju kërkojmë të mos ndiqni shembullin e keq të marrëdhëni­eve midis Francës dhe Gjermanisë, të cilat u shkëputën shekuj të tërë nga njëra- tjetra, duke lënë pas vetëm varreza të mbushura plot! Në vend të kësaj, ju lutem të merrni shembullin e mirë të gjetjes së civilizuar siç ishte ndërtimi i miqësisë franko- gjermane, ashtu si askush nuk ka asgjë për të fituar nga urrejtja dhe rivaliteti.

Konferenca e Parisit midis BE- së dhe Ballkanit Perëndimor, mbajtur korrikun e shkuar, duke ndjekur konferenca­t e Berlinit dhe Vjenës, ka çuar në rezultate konkrete: rrugë, hekurudha dhe rrjete energjetik­e po ndërtohen në këto momente falë procesit të Berlinit, i cili e ka zanafillën në një proces të iniciuar në Brdo- Brioni.

5 – Meqenëse jemi duke folur rreth ofertës për anëtarësim­in e rajonit në BE, ekziston një shqetësim në rritje se, rajoni, në vend që të bëjë hapa përpara, është duke bërë hapa prapa, dhe një BE në krizë do të thotë se anëtarësim­i mund të ndodhë një ose dy dekada më pas, sigurisht, nëse kjo do të ndodhë. E parë nga pozicioni i Gjermanisë ose Francës, ky afat mund të ishte në rregull, por mund të kishte një kosto të madhe për forcat progresive pro- BE në rajon. A është duke aplikuar BE- ja dhe anëtarët e saj kyç, të cilët ju përfaqëson­i, kritere më të rrepta për Ballkanin Perëndimor se kriteret e aplikuara për Bullgarinë dhe Rumaninë, ashtu sikurse besojnë disa? A është e drejtë kjo? Ambasadori Fitoussi: Të paktën që prej vitit 2003 dhe konferencë­s së Selanikut, Franca dhe Gjermania kanë marrë një angazhim të vendosur të integrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk ka ndodhur asnjë vit që prej asaj kohe që një politikan, qoftë ky gjerman ose francez, të mos ketë përsëritur dhe theksuar këtë angazhim. Procedura, ekspertë dhe shuma të konsiderue­shme parash janë vënë në dispozicio­n për të ndihmuar këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësim­it në BE.

Franca dhe Gjermania, të dyja këto vende, njohin përpjekjet e jashtëzako­nshme të Shqipërisë, p. sh. në lidhje me progresin e bërë për implementi­min e shtetit ligjor. Unë e di se, e parë nga perspektiv­a e Tiranës, rruga mund të duket e gjatë por diktatura u rrëzua vetëm 26 vjet më parë. Nga një nga vendet më të varfra në botë Shqipëria është sot një ekonomi në zhvillim.

Unë e shoh padurimin e Shqipërisë si një shenjë të interesit të madh për të hyrë në BE, çka është ndoshta diçka që mungon hera- herës në Evropën e vjetër. Por unë i them miqve tanë shqiptarë se unë nuk besoj në mundësinë e një kthimi mbrapsht. Ajo çfarë vlen nuk është data e mbërritjes, të cilën nuk e di askush, por më shumë se kjo vlen fakti se vendi po vazhdon të ecë përpara së bashku me miqtë gjermanë dhe francezë në krah të tij. Ambasadorj­a Schütz: Vendet tona po i përmbahen angazhimit të vendosur të perspektiv­ës së anëtarësim­it në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ato e dëshirojnë këtë dhe nëse ato i plotësojnë parakushte­t. Dhe ne e shohim shumë qartë se në Shqipëri perspektiv­a e anëtarësim­it në BE ka qenë një shtysë e rëndësishm­e për zbatimin e reformave të guximshme por të nevojshme, si p. sh. reforma në sistemin e drejtësisë. Vitet e fundit është bërë shumë progres. Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe tani po përpiqet të çelë negociatat e anëtarësim­it. Por për të gjithë këta hapa duhet të përmbushen kriteret e përcaktuar­a qartë. Dhe ne mund t’ju sigurojmë se Qeveria Federale Gjermane është e gatshme të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera në rajon për ndërmarrje­n e hapave të nevojshëm për përafrimin në BE. Kjo është edhe në interesin tonë, ashtu si në interesin e Ballkanit Perëndimor të jetë një pjesë integrale e Evropës.

 ??  ?? Ambasadorj­a e Gjermanisë, Susanne Schütz dhe ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi
Ambasadorj­a e Gjermanisë, Susanne Schütz dhe ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi
 ??  ?? Informacio­n: Kancelari i parë Federal Konrad Adenauer ( l.) dhe Charles de Gaulle, Presidenti i Francës pas nënshkrimi­t të Traktatit të ‘ Elysée- së ( Traktati për bashkëpuni­min gjermano- francez)
Informacio­n: Kancelari i parë Federal Konrad Adenauer ( l.) dhe Charles de Gaulle, Presidenti i Francës pas nënshkrimi­t të Traktatit të ‘ Elysée- së ( Traktati për bashkëpuni­min gjermano- francez)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania