Funksionimi i mekët i Këshillit të Sigurisë, si simbolikë e Shqipërisë
ashpër nga Serbia, që e ka ende pjesë përbërëse të Kushtetutës së saj, por edhe e provokimeve që ka gjasa që në të ardhmen indirekt të përfshijnë dhe Shqipërinë. Kurse Maqedonia shqiptare përballë rrezikut të identitetit të komunitetit të saj. Qoftë edhe kjo temë e mbikalon çështjen e Balilit, por edhe e shumë e shumë gjërave të tjera në vend. Po për këtë veç prononcimeve mediatike dhe konferencave, s’pati asnjë motiv për mbledhje nga ana e Nishanit dhe e piramidës shtetërore, edhe pse në funksionimin e Këshillit ka referencë për shqiptarët jashtë vendit.
Për hir të së vërtetës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka qenë inekzistent për të gjithë këto vite sa i përket fushatës së drogës në vend. Dhe, me sa duket do të jetë edhe në të ardhmen. Këtë e shikon nga siguria e krimit dhe e të keqes në vend. Ndaj, ndërkohë që pushtetarët flasin, duket e qetë dhe e sofistikuar mënyra dhe rrugët sesi do të vij fara e re e prodhimit.
Të vijojmë. Nuk harrohet ajo që ndodhi me Paktin për Detin me Greqinë, kur prekej mëvetësia territoriale e vendit, por edhe një çështje që qëndron sot e kësaj dite e hapur, por as edhe për 21 Janarin, ku politika ndahet keqazi dhe në këtë vorbull kanë futur edhe Gardën e Republikës, tashmë të gjendur fajtore për vrasjet. Ky këshill nuk ka ndodhur të mblidhet për shqetësimet e vendit sa u përket përmbytjeve masive, problemit të HC. Është e vërtetë që z. Nishani nuk ka qenë asokohe protagonist i parë, por ka qenë pjesë e strukturave të shtetit dhe duhet të ketë mësuar nga apatia e kolegëve të kohës, por edhe e paraardhësve. Që nga ana e tyre, duhet të justifikohen, pasi s’e kanë pasur të lehtë me institucionet. Është e vërtetë se njësoj si në rastin e z. Nishani u përballën me kryeministra, që nuk e begenisën pothuaj fare tagrin e presidentit.
Kjo gjendje prehje e Këshillit të Sigurimit dhe mosvlerësimi duket se lidhet edhe me mendimin kombëtar apo një përfytyrim në popull sikur garantja e mbrojtjes sonë është NATO, në mënyrë me specifike Shtetet e Bashkuara. Kaq mjafton që njerëzit të jenë krejt indiferentë me atë që e shqetëson realisht vendin, kurse shtetarët edhe më të papërgjegjshëm. Ndërkohë, duke iu referuar kornizës kushtetuese, është ky institucion që përfshin në përbërje aktorë të ndryshëm, i cili duhet të jetë i ndërgjegjshëm se anëtarët e saj përfaqësojnë veç dikastereve nga vinë dhe përgjegjësi të madhe historike. Dyshojmë se kjo ka ndodhur. Të kujtojmë tri ditë pas mbledhjes së Sigurisë Kombëtare më 2008 ndodhi Gërdeci, një tjetër plagë ende e pazgjedhur.
Por, a mundet gjithashtu Këshilli i Sigurisë Kombëtare të na tregojë rreziqet që i kanosen vendit dhe konform karakterit edukues të na i shpallë ato? A mundet të ndihë lartësimin e kombit tonë, kaq të përçarë, sikur të jemi nën regjim pushtimi? A mundet që Këshilli i Sigurisë Kombëtare t’i verë fre shitjes së aseteve kombëtare dhe konce- sioneve të pafundme? A po mundet që ky Këshill të zgjidhë problemet e përditshme jetike të njerëzve?
Po ta nisnim nga kjo e fundit, të mjafton të dëgjosh përplasjen e halleve tek “News 24” të kuptosh sa kaotik që jemi, por edhe sa probleme ka Shqipëria.
Është e vërtetë se ato nuk rregullohen me fjalë, me propagandë apo menjëherë, porse institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshme. Kurse Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të jetë në aktivitetin e tij normal në çdo tre muaj që t’i përballë ato institucionalisht. Të gjitha këto çështje që sipër- përmendëm mbeten probleme të Sigurisë Kombëtare.
Dhe, një gjë: Ai mund të shërbejë edhe si një institucion që t’i bashkojë zyrtarët shqiptarë, që me mënyrën sesi sillen, duken sikur janë armiq, madje edhe ata që janë aktorë të këtij Këshilli.
Shumë vite më parë, ky Këshill u përfol me të drejtë, kur një biznesmen i huaj, serbo- boshnjak, mori pjesë në të. Një paradoks shqiptar, që tregon edhe respektin ndaj tij të zyrtarëve tanë. Kurse sot, ky Këshill mund të përflitet se nuk di realisht, por edhe nuk prezanton shqetësimet e njerëzve. Dhe, ai nuk mblidhet vetëm se aleatët tanë kanë probleme dhe mosbesim me institucionet tona, porse ai duhet të mblidhet për interesin e vendit. Nëse do e bënte këtë detyrë kushtetuese, ashtu si duhet z. Nishani, nuk do të përflitej dhe ta kthente të pavlerë edhe motivin e mbledhjes së radhës. ( G. SH)