Gazeta Shqiptare

Tavo: Policia, lidhje me kultivuesi­t e hashashit

Deputeti i LSI flet për TV grek, lëshon akuza të rënda për lidhje të policisë me krimin “Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen”

- Darina Tanushi

Deputeti i LSI- së, Vangjel Tavo deklaroi për një nga televizion­et greke se policia e shtetit shqiptar ka lidhje me kultivuesi­t e hashashit. Tavo u shfaq të martën në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve në stacionin grek “Tv Star”, ku denoncoi fort lidhjet e policisë me krimin dhe pjesëmarrj­en e saj në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. “Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë”, ishte kjo deklarata e fortë e deputetit të LSI- së, Tavo për “TV Star”. Të njëjtën gjë Tavo e përsëriti edhe pak ditë më parë nga Gjirokastr­a, kur vërtetoi akuzat e bëra nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për segmente të policisë të lidhura me krimin e që mund të rrezikojnë edhe zgjedhjet. “Konstatoj dhe unë në Gjirokastë­r një tentativë, përpjekje nga ana e Policisë së Shtetit për të ndikuar në procesin zgjedhor. Nuk e kam bërë publik, sepse asnjëherë nuk kam menduar se këto përpjekje të drejtuesve të policisë së Gjirokastr­ës janë të lidhura me PS direkt, apo lidershipi­n e PS dhe kurrë nuk mund ta besoj. Në momentin që do të kem një konfirmim të një fakti të tillë, atëherë padyshim që dhe unë do ta bëj jo thjesht publike, por do ta quaj alarmante këtë situatë dhe do t’i kërkoja sinqerisht si pjesë e këtij koalicioni, si deputet i këtij koalicioni, ndërhyrjen e ministrit Tahiri tek drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos merren me politikë, sepse nuk është prioriteti i Policisë së Shtetit politikadh­erezultate­tzgjedhore. Policia e Shtetit ka një objektiv dhe qëllim tjetër, ka qetësinë publike”, u shpreh Tavo pak ditë më parë. Sa i përket situatës së kanabisit, Tavo tha: “Nuk është objektiv i punës së Policisë së Shtetit as gjelbërimi­iluginave, fushave dhemaleve ashtu si bëhet sot, por lufta ndaj këtij fenomeni dhe me këtë duhet të merret seriozisht Policia e Shtetit, jo me politikë, ashtu sikurse ka tendencë të drejtuesve të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në këtë proces zgjedhor dhe as me elementin kriminal, me njerëzit të cilët janë të inkriminua­r dhe që e kanë mbushur edhe qafën e Gjirokastr­ës me gjelbërim në të gjitha sezonet, jo vetëm në periudhën që gjelbërimi është normal të jetë në fushat tona”. Pak ditë më parë ministri Lefter Koka deklaroi se, “e gjithë zona e Durrësit ka qenë e mbjellë me kanabis dhe të mbjellësh kanabis në një cikël tremujor kërkon punonjës, dhe në çdo rast në disa pemë në një lartësi dy metra ka pasur ndërhyrje nga policia me të njëjtin format dhe shou. Në Shqipëri nuk duhet të ketë dhe nëse ka, ka bashkëpunë­torë me ata që e kultivojnë, nuk janë fshatarët që punojnë për të mbijetuar, janë ata njerëz që kanë lidhjet e tyre dhe po ju garantoj se kjo vjen ku ka një nepotizëm me një organizatë bashkëpuni­mi, me njerëz që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania