Gazeta Shqiptare

Dështon dëshmia e Shkëlzen Berishës: Balla ka konflikt interesi. S’e njoh Kalajn

Komisioni hetimor për privatizim­in e CEZ

-

Komisioni

hetimor parlamenta­r për privatizim­in e Op eratorit të Sistemit të Transmetim­it tek kompania çeke CEZ ka dështuar dje të marrë dëshminë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Ai është paraqitur dje në komision për të dëshmuar, por ndërsa kryetari i komisionit, Taulant Balla i ka kërkuar të betohet, Berisha ka refuzuar me argumentin se kryetari i komisionit, Taulant Balla është dënuar nga gjykata për shpifje në dëm të tij. Qëndrimi i tij ka shkaktuar reagimin e kryetarit Balla dhe të deputetëve të tjerë anëtarë të komisionit. “Zoti dëshmitar, thoni gjeneralit­etet...”, iu drejtua Balla. “Gjeneralit­etet e mia i ke në gjykatë, tek padia që ke bërë”, iu përgjigj Shkëlzen Berisha. Sipas Ballës, nëse dëshmitari nuk bënte betimin, dëshmia nuk kishte vlerë. Deputeti i PD- së, Arben Ristani doli në mbrojtje të dëshmitari­t Berisha, duke i thënë Ballës se dëshmitari ka problem personal me kryetarin e komisionit. Më pas Balla ka njoftuar përfundimi­n e seancës, duke shtuar se Shkëlzen Berisha do të thirret një herë tjetër për t’iu përgjigjur pyetjeve. Ndërkohë, në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, Shkëlzen Berisha tha: “Unë as me zotin Kalaj, as me zotin Ismaili nuk kam asnjë lidhje. Nuk kam lidhje as me aktivitete­t e tyre, as me komisionin hetimor”, tha Berisha. Ndërsa kryetari i komisionit, Balla tha se tek Shkëlzen Berisha është arritur pas kontrollit të lëvizjeve të sekserit Nuel Kalaj, i cili sipas tij, tërhoqi paratë e transaksio­nit bankar nga Praga në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania