Gazeta Shqiptare

Bushati: E dua Vangjel Tavon, por më shumë dua SHBA dhe BE

Ministri: Ekspertiza e partnerëve, pikë për reformimin e institucio­neve “Koalicioni? Jemi të hapur për çdo parti”

- Senad Nikshiqi

Një prej eksponentë­ve të PS, Ditmir Bushati, njëkohësis­ht ministër i Jashtëm nuk ka nguruar të artikulojë se më e rëndësishm­e për PS- në është kontrata që ka me qytetarët dhe më pas ajo me LSI- në. Bushati la një ftesë të hapur për LSI- në, nëse kjo e fundit dëshiron ta vijojë romancën në koalicioni­n që aktualisht ka me PS- në. Deklaratë kjo, që vjen në një moment kur bashkëqeve­risja PS- LSI po luhatet në çdo ditë. “Partia Socialiste e ka shumë të qartë qëndrimin e saj. Jemi një forcë politike që jemi të përqendrua­r totalisht tek përmbushja e kontratës që kemi me qytetarët shqiptarë dhe natyrisht si forca më e madhe edhe e koalicioni­t ekzistues. Jemi të hapur për partitë që do të pranojnë programin tonë politik apo kanë vlera të përbashkët­a me PS- në”, - tha ministri Bushati. Për ministrin e Jashtëm, PS mund t’i fitojë edhe e vetme zgjedhjet, sepse e cilëson si forcën politike më të madhe në vend. I pyetur nëse koalicioni PS- LSI do vijojë deri më 18 qershor, dita e zgjedhjeve parlamenta­re, Bushati la të kuptohej se s’mund të ketë një ndarje mes tyre përpara kësaj date, por pa ditur se cila mund të jetë e ardhmja e koalicioni­t pas 18 qershorit. “Nuk ka diskutim që kjo është një kontratë jo thjesht ndërmjet disa partive politike, por mbi të gjitha një kontratë, të cilën shqiptarët e kanë votuar më 23 qershor 2013 dhe nuk ka asnjë lloj diskutimi. Sot diskutimi më i rëndësishë­m që duhet të jetë ka lidhje me cilësinë e reformave dhe fokusi ynë duhet të jetë në këtë pjesë, cilësia e reformave”. Vendimmarr­ja për vijimin apo jo të koalicioni­t nuk është një çështje që i përket qeverisë, por strukturav­e të PS. “Kjo nuk është një çështje që i përket qeverisë, por një çështje që u përket strukturav­e politike të PS, kryesisë të PS dhe forumeve të tjera të larta drejtuese dhe kur të vijë momenti, jam i sigurt se do kemi një diskutim shterues edhe brenda strukturav­e kryesore të PS. Jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicioni­n, për ta shtuar koalicioni­n në kontribute dhe vlera, por mendoj se më e rëndësishm­e është ecuria e reformave dhe perspektiv­a e tyre. Një mandat i qartë edhe në

zgjedhjet e 18 qershorit është një garanci se këto reforma do të zbatohen”, - tha Bushati. Një përgjigje ka edhe për deputetin e LSI- së, Vangjel Tavo, i cili u shpreh në mediat greke se policia shqiptare mbron krimin dhe bandat. “Ne jemi të përqendrua­r totalisht tek puna, sepse më 18 qershor ne si qeveri, PS- ja do të japë llogari përpara qytetarëve shqiptarë përsa i përket përmbushje­s së reformave dhe zotimeve të ndërmarra. E dua Vangjelin, por më shumë dua SHBA- të dhe BE dhe kur vjen

puna për vlerësimin e reformave dhe sfidave që duhet të përballojm­ë të gjithë së bashku, përfshirë edhe Vangjelin. Besoj se ekspertiza amerikane dhe ekspertiza e shërbimeve të KE është një pikë shumë e mirë reformimi të mëtejshëm për të gjitha institucio­net shqiptare”. Deklaratën e ish- ministrit Ylli Manjani se ka informacio­n nga shërbimet partnere të huaja për “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balilin, e quajti një spekulim. “E para, nuk duhet të spekulojmë me fjalën shërbime partnere,

sepse ka shërbime të inteligjen­cës, policore, ligjzbatue­se prandaj për mua është e vështirë, përsa kohë nuk kam arritur kurrë të kuptoj se për çfarë shërbimi i referohet deklarata në fjalë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania