Gazeta Shqiptare

Arta Dade: Do të kandidoja për presidente, pse jo!?

Deputetja e PS: Koalicione­t, mbi baza parimore

-

Deputetja

socialiste Arta Dade ka shfaqur hapur pëlqimin për të qenë Presidente e Republikës. Gjatë bisedës me studentët e ekselencës në emisionin “Vila24” në “News24”, deputetja socialiste ka pranuar se nuk do t’i thoshte ‘ jo’ detyrës së Kryetarit të Shtetit nëse do të propozohej kandidatur­a e saj. “Nuk po loboj për t’u bërë presidente. Nuk e di nëse emri im është lakuar nëpër gazeta. Besoj se nuk ka rëndësi që presidenti të jetë burrë apo grua. Gazetarja më bëri pyetje a mund të bëhem presidente, dhe unë thashë pse jo. Bashkë me Blushin e Hafizin, e një grup deputetësh kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do të ishte kështu, pse jo, do të kandidoja. Dua të inkurajoj të gjitha gratë që të jenë më optimiste për t’u angazhuar në politikë e detyra të tilla”, - tha Dade. Duke komentuar situatën brenda koalicioni­t, Dade u shpreh se në këtë drejtim duhet të bëhen marrëveshj­e mbi baza parimore. Në këtë rast, deputetja socialiste nuk ka ngurruar të përmendë edhe deputetin Ben Blushi, duke vlerësuar rastin kur ai është dorëhequr nga detyra e kreut të PS- së, pasi 6 deputetë

VJOLLCA BRAHO

“Të qenët President i Republikës është kulmi i karrierës së një politikani, por zonja Arta Dade nuk do ta arrijë dot duke sulmuar PDIU- në, sepse ashtu e kanë urdhëruar ata që e kanë frikë rritjen e saj”, - tha dje, një nga drejtueset e PDIU- së, Vjollca Braho, duke i kujtuar znj. Dade se duhej të kërkonte falje.

votuan Bamir Topin president. “Sa i takon koalicioni­t, do të thosha se këto nuk duhet të mos ngrihen mbi baza parimore. Nuk dua të them se nuk duhet të ngrihen koalicione përtej të majtës apo të djathtës, por këto në përgjithës­i nuk kanë funksionua­r”, - tha Dade. Lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe deklaratat e tij publike, Dade tha: “Do t’i referohesh­a asaj që tha Meta dje; cilido që ka diçka për të denoncuar, le t’i drejtohet organit të akuzës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania