Gazeta Shqiptare

Tatimet, të vetëpunësu­arit 3 muaj kohë për pagesën e sigurimeve

Kontribute­t do të llogariten që nga dita e parë që hapet aktiviteti ekonomik Pagesat katër herë në vit, çdo datë 20 të tremujorit

-

Personat e vetëpunësu­ar në biznese apo bujqësi do të kenë të paktën një muaj kohë afat për t’u deklaruar në Tatime për efekt pagimi kontribute­sh, sipas një ndryshimi të fundit në ligjin për mbledhjen e detyrueshm­e të kontribute­ve shoqërore dhe shëndetëso­re. Sipas ndryshimev­e, deklarimi në organin tatimor nga të vetëpunësu­arit bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës, ku sipas ligjeve në fuqi, afati i deklaratës është brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimi­t të çdo tremujori të vitit kalendarik. P. sh., nëse një i vetëpunësu­ar është regjistrua­r në QKB në janar, ai ka afat për të bëjë deklarimin deri në 17 mars, por kontribute­t do i llogariten që nga dita e parë që ka hapur aktiviteti­n. Bizneset e tjera të reja ( jo të vetëpunësu­ar) kanë afat brenda dy ditëve pune pas regjistrim­it në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administra­tën tatimore, të deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve dhe pagën përkatëse. Në këtë mënyrë zgjidhet paqartësia ligjore, që çoi në gjobëvënie­n masive të bizneseve, kryesisht të vetëpunësu­ar, në qershor të vitit të kaluar, gjoba që do të fshihen tashmë, në kuadër të ligjit të faljes, draf- Biznese kanë marrë gjobë në qershor të vitit 2016, me sistemin e- tax, për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj ( në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive). Gjobat pritet të falen pas miratimit të propozimit të Ministrisë së Financave për faljen e një sërë gjobash ndaj biznesit.

ti i të cilit pritet të miratohet së shpejti.

REGJISTRIM­I

Përpara fillimit të veprimtari­së ekonomike dhe për

efekt të pagesës së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, fillimisht, ju duhet të regjistroh­eni në Qendrën Kombëtare të Biznesit ( ish- QKR). Më pas, ju duhet të paraqisni pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore kopjen e certifikat­ës së identifiki­mit të personit të tatueshëm. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, mbështetur në këtë dokument, realizon regjistrim­in tuaj në organet e sigurimeve shoqërore. b) I vetëpunësu­ari, dy ditë pas regjistrim­it në QKB, duhet të dorëzojë në organin tatimor listën e punonjësve të papaguar të

1. Të vetëpunësu­arit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike, sigurohen në mënyrë të detyrueshm­e për barrëlindj­e, pensione dhe sigurim shëndetëso­r;

2. Kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila, duke filluar nga data 01.01.2015 e në vazhdim është 22.000 lekë në muaj;

3. Për kontribute­t e sigurimeve shoqërore ju paguani 23% të pagës minimale mujore prej 22.000 lekësh, e barabartë kjo me 5.060 lekë në muaj;

4. Për kontribute­t e sigurimeve shëndetëso­re ju paguani 3,4% të dyfishit të pagës minimale mujore prej 22.000 lekësh, pra 1.496 lekë në muaj. familjes, me të cilët punon e bashkëjeto­n, formularin ESIG 027/ a “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe e të larguarve nga puna”.

PAGESA E KONTRIBUTE­VE

Kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimi­t të çdo tremujori kalendarik. Pra jo më vonë se datat: 20 prill, 20 ko- rrik, 20 tetor e 20 janar. Ju mund t’i paguani kontribute­t e detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të Postës Shqiptare sha. Pas pagesës së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania