Gazeta Shqiptare

Sejko: Ekonomia po i rikthehet rritjes, zgjerimi vjetor 3.3%

BSH nuk ndryshon normën bazë

-

Këshilli

Mbikëqyrës i Bankës së Sh qipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshua­r normën bazë në interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshua­r edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivi­sht në nivelet 0.25 dhe 2.25%. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko tha se: “Të dhënat e disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend vazhdon të shënojë rritje. Zgjerimi i aktiviteti­t ekonomik ka sjellë përmirësim­e në treguesit e tregut të punës dhe është pasqyruar në një rritje graduale të inflacioni­t drejt objektivit. Politika jonë monetare lehtësuese, e pasqyruar në reduktimin e kostove të financimit dhe në uljen e primeve të rrezikut, mbetet një faktor vendimtar në këtë tablo zhvillimi”. “Parashikim­et tona për të ardhmen mbeten pozitive. Banka e Shqipërisë pret një forcim të rritjes ekonomike gjatë dy viteve të ardhshme dhe kthimin e inflacioni­t në objektiv brenda vitit 2018”, - tha më tej Sejko. Ai bëri më pas një pasqyrë të zhvillimev­e ekonomike: “Inflacioni ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit, duke shënuar një normë vjetore prej 2.2% në muajin dhjetor. Në aspektin e kompozimit, rritja e inflacioni­t gjatë tremujorit të katërt erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Në aspektin makroekono­mik, trendi rritës i inflacioni­t gjatë kësaj periudhe reflekton shtimin e presioneve inflacioni­ste nga mjedisi i brendshëm dhe reduktimin e presioneve dezinflaci­oniste nga mjedisi i huaj. Sipas të dhënave të INSTAT- it, ekonomia shqiptare u rrit me 3.3% gjatë nëntë muajve të parë të vitit dhe me 3.1% në tremujorin e tretë të tij. Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të investimev­e private, si dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi. Kërkesa e brendshme gjeti mbështetje nga kushtet monetare stimuluese, nga përmirësim­i i besimit, nga rritja e punësimit, dhe nga zgjerimi i investimev­e të huaja direkte. Nga ana tjetër, kërkesa e huaj kontribuoi pozitivish­t në rritjen e eksportit të shërbimeve, por eksportet e mallrave vazhdojnë të shfaqin një ecuri të dobët, si pasojë e çmimeve ende të ulëta të lëndëve të para në tregjet ndërkombët­are. Në gjykimin tonë, rritja ekonomike e tremujorit të katërt do të jetë më e lartë se ajo e tremujorit paraardhës. Rritja ekonomike e gjithë vitit 2016 do të jetë e përafërt me atë të nëntëmujor­it të parë, dhe më e lartë se ajo e vitit 2015. Zgjerimi i kërkesës agregate ka sjellë rritjen e punësimit dhe reduktimin e papunësisë. Të dhënat e tremujorit të tretë tregojnë një rritje vjetore me 8.5% të punësimit dhe një rënie të normës së papunësisë në nivelin 14.7%. Zhvillimet ekonomike e financiare kanë pasqyruar efektin e kombinuar të politikës fiskale konsolidue­se dhe të politikës monetare lehtësuese të ndjekur përgjatë vitit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania